Connect with Us

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas/ Prangoset 30-vjeçari në Maliq

Kronika

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas/ Prangoset 30-vjeçari në Maliq

Publikuar

-

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas/ Prangoset 30-vjeçari në Maliq

Një 30-vjeçar në Maliq, ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas.

Sipas uniformave blu, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pendavinj, Maliq, shtetasi J. Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ndalimi i gomones në Malin e Zi/ Policia zbulon detaje të tjera

Nga veprimet e mëtejshme dhe kontrolli i ushtruar në  banesën e shtetasit J. Q., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau Klodjan Rashën në derë të shtëpisë/ Nevaldo Hajdaraj kërkon ulje të dënimit

Publikuar

-

Nga

Nevaldo Hajdaraj, ish efektivi  i “Shqiponjave”  që është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshiminin e akuzës dhe uljen e dënimit.

Konkretisht ai ka kërkuar që dënimi për vrasje të zëvendësohet, vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Nga ana tjetër është edhe Prokuroria që ka bërë ankim ndaj vendimt të Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi  kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta me dron nga veriu në jug/ Policia apel shoferëve

LEXO EDHE:  Erdhën nga Britania dhe thyen karantinën/ Gjobiten me nga 700 mijë lekë 9 qytetarë

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Nisin hetimet për piromanin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Pogradeci është vënë nën hetim për zjarrvënie.

Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi i njëjti ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Drogë dhe armë/ Goditet baza e trafikantëve në Durrës, në kërkim “kokat” e grupit

Publikuar

-

Nga

Policia ka goditur në Durrës,  një bazë të përpunimit të drogave të forta, duke prangosur dy persona dhe sekuestruar 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.

Në kuadrë të operacionit “Baza”, në pranga janë vënë K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.

Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë  lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.

LEXO EDHE:  “Ata kanë vjedhur më shumë, ne do vjedhim më pak”/ Revoltohet Shehi: A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

LEXO EDHE:  10 drone fluturojnë mbi Paris, shtohen pistat e Policisë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE