Connect with Us

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Bota

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Publikuar

-

Talibanët zgjerojnë territorin e tyre në Afganistan

Më shumë se 50 për qind e trupave amerikane janë tërhequr nga Afganistani, por vendi është përfshirë nga dhuna, ndërsa Talibanët vazhdojnë të zgjerojnë territorin e tyre. Këto zhvillimi ndodhin ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin afgan këtë javë. Korrespondenjta e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Të shtënat me armë dëgjohen në distancë, ndërsa Talibanët marrin nën kontroll provincën e Konduzit në veri të Afganistanit pranë kufirit me Taxhikistanin.

Situata në Kunduz është shumë e rëndë. Nuk ka siguri. Ka shumë të plagosur në spital“, thotë Abdul Rahim, banor Zaa Khail.

Talibanët po zgjerojnë territorin e tyre ndërsa trupat amerikane po largohen, me një afat të prerë deri në shtator. Deri më tani, kryengritësit kanë pushtuar 60 rrethe.

Kjo ishte temë debati të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Deborah Lyons, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Shumica e zonave të kapura ndodhen rreth kryeqyteteve provinciale, që mund të jetë një shenjë se Talibanët janë duke u pozicionuar për të marrë nën kontroll këto kryeqytete menjëherë pas tërheqjes së plotë të forcave të huaja“, tha Deborah Lyons, përfaqësuese speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, Nënpresidenti i Parë i Afganistanit, Amrullah Saleh tha se Talibanët kanë fituar besim pas fillimit të largimit të forcave amerikane.

Ata kanë një bindje të rreme se i kanë mundur të huajt dhe tani duhet të mposhtin vetëm forcat afgane“, tha ai.

LEXO EDHE:  Sulmi në Afganistan/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

Pra, sfida kryesore për Shtetet e Bashkuara është sjellja e Talibanëve në tryezën e bisedimeve të paqes. Kjo do të jetë në rendin e ditës kur Presidenti Joe Biden të takohet të premten me Presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani dhe Kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah.

Ata do të diskutojnë mbi bashkëpunimin e nevojshëm për t’u siguruar që Afganistani kurrë të mos bëhet një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ata do të diskutojnë edhe për vazhdimin e ndihmës humanitare dhe ndihmave të tjera për të cilat Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ish ambasadori amerikan në Afganistan Ronald Neumann thotë se takimi i së premtes nuk do të jetë thjeshtë simbolik.

Ftesa është një simbol i vendosmërisë amerikane për të qëndruar të përfshirë, të angazhuar me Afganistanin dhe për të vazhduar ndihmën për Afganistanin, megjithë largimin e trupave amerikane. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy udhëheqësit, Dr. Abdullah dhe Presidenti Ghani, po vijnë së bashku. Unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e rëndësishme dhe e dukshme e unitetit që është shumë e nevojshme në Kabul”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë më shumë se 266 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për Afganistanin ndërsa Uashingtoni tërhiqet nga lufta e tij më e gjatë në histori. Sipas OKB-së, 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe gati 5 milionë janë të zhvendosur brenda vendit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Nuk do të luaj lojërat idiote të demokratëve”/ Pastori kërcënon vizitorët se do t’i dëbojë nëse hyjnë në kishë me maskë

Publikuar

-

Nga

Një pastor në Tenese është i lodhur nga vënia e maskës me detyrim dhe ka kërcënuar predikuesit se nëse vendosin maskat brenda në kishë do t’i dëbojë.

Pastor Greg Locke, nga Neshville, e bëri këtë deklaratë në meshën e të dielës duke thënë se njerëzit që shkojnë brenda në kishë me maskë do t’iu kërkojë të largohen.

Gjatë deklaratës ai u shpreh se nuk do të luajë lojën e demokratëve në kishë. Ai u shpreh se ishte i lodhur duke folur për kufizimet e Covid-19 apo për rritjen e rasteve me variantin Delta.

LEXO EDHE:  Sulmi në Afganistan/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

“Unë nuk do të luaj këto lojëra idiote”, tha Locke, “Një bandë pastorësh që flasin gjithë kohës se duan t’i shohin njerëzit të shërohen dhe kanë frikë t’i pagëzojnë për shkak të një varianti Delta, më kanë ardhur në majë të hundës këto”, ka thënë pastori.

LEXO EDHE:  U angazhuan në fushatën e vaksinimit/ Vriten tri punonjëse shëndetësore në Afganistan

Gjithashtu u shpreh  se nuk ka asnjë asrye për të cilën kisha e tij mund të mbyllet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Organizatorët e 27 prillit”/ 25 vite burg për të akuzuarit

Publikuar

-

Nga

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i dënoi me gjithsej 25 vjet burg.

Trupi gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit për krimin e “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe të sigurisë së vendit” janë fajtorë për organizimin e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017. Fjala është për ish-kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-ministrin e Transportit Mile Janakieski, ish-ministrin e Arsimit dhe të Shkencës Spiro Ristovski si dhe ish-drejtorin e policisë sekrete DSK, Vladimir Atanasovski.

25 vjet burg për të akuzuarit

Sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët” ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sipas Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të akuzuarit e dinin saktë se çfarë po bënin dhe u shkaktuan trazira me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e qeverisë nga shumica parlamentare e siguruar tanimë.

Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski është dënuar me 6 vjet e 6 muaj, ish-ministri i Transportit Mile Janakievski me 6 vjet e 3 muaj, ish-ministri i arsimit Spiro Ristovski me 6 vjet e 5 muaj dhe ish-drejtori i policisë sekrete me 6 vjet burg. Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndalur derisa nuk bëhen të qasshëm të organeve të ndjekjes.

LEXO EDHE:  OKB, Rusia paraqet pretendime territoriale ne Oqeanin Arktik

LEXO EDHE:  Afganistan, betejë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm

Të akuzuarit kanë marë dënime më të ulta për veprën për të cilën janë akuzuar, sepse gjatë procesit gjyqësor kanë bashkëpunuar me organet e hetuesisë.

Trpkov: Dhuna e 27 prillit s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë

Gjyqtari Ilija Trpkov gjatë shqiptimit të dënimeve tha se sulmi dhe dhuna e shfaqur më 27 prill të viti 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe patriotizmin .

“Shteti mbrohet me zemër, me mendje dhe strategji të drejta. Nëse për çdo vendim me të cilin nuk pajtohemi hymë me dhunë në gjykatë, kuvend apo në cilin do qoftë institucion shtetror , atëhere nuk mund të kemi shtet ligjor”, tha gjyqtari Trpkov.

Prokuroria ka kërkuar që të dënuarve t’u ndërpritet arresti i shtëpisë dhe  të dërgohen urgjentisht për vuajtjen e dënimit.

Në procesisn gjyqësor “27 prilli” qenë akuzuar gjithsejt 33 vetë prej të cilëve 5 deputetë.Të dënuar janë gjithsej 16 vetë, ndërsa të tjerët i kanë shpëtuar dënimit falë ligjit për amnesti, të miratuar në vitin 2018./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Gjykata vendos për fatin e shoferit të autobusit

Publikuar

-

Nga

Gjykata në Kroaci ka vendosur një muaj paraburgim për shoferin e autobusit, që shkaktoi tragjedinë shqiptare, ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 të tjerë mbeten të lënduar.

Sot, Gjykata vendosi që shoferi të qëndrojë një muaj në paraburgim, më pas do të ketë vlerësim në vazhdimësi të masës në bazë të hetimeve që po vijojnë nga autoritetet.

Shoferi ishte i lodhur momentin që humbi kontrollin e autobusit dhe i paaftë për ta drejtuar në mënyrë të sigurt” theksojnë autoritetet kroate.

Gjyqtari urdhëroi paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Sot ai nuk dha asnjë dëshmi” tha avokati.

LEXO EDHE:  Afganistan/13 të vrarë nga sulmi i militantëve në autostradë

LEXO EDHE:  Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS i hakërrehet Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***

Por edhe vetë shoferi pas arrestimit e pranoi se për një moment e kishte zënë gjumi në timon, edhe pse kishte vetëm 30 minuta që kishte ndërruar me kolegun e tij.

Mediat kroate shkruajnë se në bazë të ligjeve vendase shoferi nga Kosova rrezikon maksimumi 15 vite burg për aksidentin që shkaktoi.

LEXO TE PLOTE