LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu humbet një lojtar, mesfushori i jep lamtumirën korçarëve

23 Qershor 2021, 14:40, Sport CNA
Skënderbeu humbet një lojtar, mesfushori i jep lamtumirën

Ditën e sotme, Shqiprim Taipi ka vendosur të mbyllë eksperiencën me Skënderbeun. Mesfushori ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka bërë të ditur vendimin e tij.

Taipi ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët pas dy viteve e gjysmë pjesë e bardhekuqve. Tashmë, mbetet për t?u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm për Taipin.

?Përshëndetje që nga sot nuk do jem pjesë e  KF Skënderbeut. I falënderoj gjithë bashkëlojtarët, presidentin, qytetin e Korçës dhe tifozët qe gjatë këtyre dy viteve e gjysme ka qenë shtëpia ime e dytë. I dëshiroj suksese ekipit te KF Skënderbeu. Me respekt Shqiprim Taipi?, shkruan Taipi

Lajmet e fundit nga