LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të qëndroni freskët në ditët e nxehta/ Ja disa këshilla që duhet të ndiqni

23 Qershor 2021, 21:00, Lifestyle CNA

Temperaturat e larta rekord kanë pushtuar gjithë vendin dhe problemi kryesor është se si të qëndrojmë freskët kur është shumë nxehtë.

Vera është përpara dhe specialistët kanë disa mënyra, të cilat do të na ndihmojnë të përballojmë temperatuart e larta. Nga ushqimet deri te veshja, ja si duhet të veprojmë:

1.Ndryshoni kohë tuaj të ushtrimeve në natyrë, në mëngjes ose mbrëmje.

2.Vishni rroba të lira, mundësisht me një ngjyrë të çelët. Veshjet prej pambuku do t?ju mbajnë më të freskët se shumë sintetikë.

3.Mbushni një shishe me ujë dhe mbajeni në frigorifer për një spërkatje të shpejtë freskuese në fytyrën tuaj pasi të jeni jashtë.

4.Provoni të ruani kremra ose tonerë kozmetikë në frigorifer për t?i përdorur në këmbët e  nxehta dhe të lodhura.

5.Bëni banjë ose dushe të shpeshta me ujë të freskët ose të vakët.

6-Luftoni dehidratimin duke pirë shumë ujë së bashku me pije freskuse.

7-Në vend të ushqimeve të nxehta, provoni ushqimet më të lehta të verës, duke përfshirë vakte të shpeshta të vogla ose meze të lehta që përmbajnë fruta të ftohta ose produkte qumështi me pak yndyrë.

8-Nëse nuk keni kondicioner, mundohuni të kaloni të paktën një pjesë të ditës në një qendër tregtare, bibliotekë publike, ose hapësirë ??tjetër publike që është e freskët.

Nëse nxehtësia është e patolerueshme ajo çfarë këshillohet është të qëndrojmë brenda kur mundemi dhe të shmangim aktivitetet në rrezet e diellit ose në sipërfaqet e nxehta të asfaltit.

Lajmet e fundit nga