Connect with Us

Sherri me një viktimë e dy të plagosur/ Policia i jep fund arratisë së 27 vjeçarit

Kronika

Sherri me një viktimë e dy të plagosur/ Policia i jep fund arratisë së 27 vjeçarit

Publikuar

-

Sekuestrohen 14 pako me kokainë/ Policia zbardh detajet e operacionit në Durrës

Një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me paramendim është prangosur në Durrës.

Policia njofton. se i riu ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më 18 shtator 2020 në lagjen në Plazh ku, pas një sherri mbeti i vdekur 39-vjeçari A. Baboçi.

Ndërsa mbetën të plagosur djali i viktimës E. Gjini si dhe një nga autorët e arrestuar më herët, shtetasi H. Tatasi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plas sherri në Tiranë/ Plagoset 15-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Bie nga kantieri i ndërtimit duke duke punuar/ Aksidentohet rëndë 55-vjeçari

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi është goditur me thikë.

Sipas Report tv, ngjarja është regjistruar në bulevardin “Zhan D’ark”, rreth orës 20:45, ku i plagosur ka mbetur i mituri me inicialet J. K.. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku ai u përfshi me një person tjetër, i cili akoma nuk është identifikuar.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet automjeti në mes të qytetit/ Mister shkaqet

Në vendngjarje ka shkuar Policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXO EDHE:  CNA.al “zgjon” policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

I mituri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Investime në disa kabina/ Këto janë zonat në Tiranë që do kenë ndërprerje energjie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një person ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se viktima është R. M.,56  vjeç.

“Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

LEXO EDHE:  Zbatimi i masave anti-Covid/ Policia gjobit 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh

LEXO EDHE:  U arrestua me shumë zhurmë/ Gjykata lë të lirë të “fortin” e Shkodrës

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ishte në gjumë dhe e qëllova me thikë në qafë”/ Shqiptari bën rrëfimin shokues

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Athinë, ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare.

CNN në Greqi, raporton se Florand Shehu para hetuesve ka treguar gjithçka që ka ndodhur para vrasjet dhe arsyen e krimit të rëndë.

Konflikti mes Anisa dhe Florand Shehut kishte kohë që kishte nisur.

31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit herë pas herë bëhej agresiv dhe e dhunonte.

Ditët e fundit Anisa natën flinte në dhomën e fëmijëve dhe nga frika mbyllte derën me çelës. Por duket se natën e fundit të jetës bëri dhe gabimin që i kushtoi shumë, pasi nuk kishte mbyllur derën me çelës.

Florand Shehu në rrëfimin e tij para hetuesve ka treguar se Anisa ka qenë në gjumë kur ai e ka sulmuar dhe e ka qëlluar menjëherë në qafë me thikë.

Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj. E qëllova direkt me thikë në qafë. Mbaj mend që ajo reagoi dhe filloi të bërtiste. Por unë i mbylla gojën, e qëllova sërish me thikë në qafë. Më pas i mbylla gojën me të dyja duart që të mos bërtiste, pasi kuptova që vdiq shkova në banjo lava rrobat dhe i hodha në kosh”, është ky një pjesë e rrëfimit.

LEXO EDHE:  Vdekja e 22-vjeçarit në makinë/ Policia zbardh detaje të reja

LEXO EDHE:  U arrestua me shumë zhurmë/ Gjykata lë të lirë të “fortin” e Shkodrës

Ai ka treguar më tej se ka qenë shumë xheloz për bashkëshorten dhe ndaj kishte vendosur që ta vriste atë. Po ashtu Florandi ka treguar dhe për sherrin e ndodhur në 11 Korrik, ku policia kishte shkuar pranë apartamentit të tyre pas denoncimit nga fqinjët, por nuk kishin vepruar sipas procedurave.

Më 11 korrik patëm një konflikt shumë të ardhur. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijëve me derën e mbyllur. E pyeta pse po e bënte këtë dhe mu përgjigj ‘Unë do të bëj çfarë të dua’. Këtu nisi një debat dhe ajo nisi të bërtiste. E shtyva, ra në dysheme dhe pasi u ngrit më qëlloi në fytyrë dhe unë bëra të njëjtën gjë”, ka treguar Shehu

Krimi i rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe tronditi Athinën. Ndërkohë në hetim janë dy policë të cilët nuk vepruan si duhet për ngjarjen e ndodhur në 11 Korrik që dhe mund të parandalonte vrasjen pak javë më vonë.

LEXO TE PLOTE