Connect with Us

“Raporti i KiE konfirmon pretendimet për manipulim”/ Tabaku: Beteja jonë do të vijojë

Politikë

“Raporti i KiE konfirmon pretendimet për manipulim”/ Tabaku: Beteja jonë do të vijojë

Publikuar

-

Tabaku optimiste për zgjedhjet e 25 prillit/ Tregon sa mandate synon PD në Tiranë

Deputetja Fituese e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar sot raportin e KiE për zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në abcneës, Tabaku tha se raporti thjesht ka mbështetur pretendimin e opozitës në lidhje me shitblerjen e votës dhe me manipulimin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe në lidhje me hyrjen në parlament ku thekson se beteja e opozitës do të vijojë në të gjithë mënyrat dhe në të gjithë institucionet përkatëse.

“Raporti ka disa elementë të rëndësishëm, që është identifikimi biometrik që është kërkuar ngë PD dhe kundërshtuar nga kryeministri, duke qenë se ishte identifikimi biometrik ishte e mundur që dhe të kishim një ditë të zgjedhjesh të qetë. Ndryshimet kushtetuese të 30 korrik janë bërë në kundërshtim me Komisionin e Venecias, dhe kishte shumë vështirësi për KQZ për ti kontrolluar. Kodi i praktikës më të mirë i OSBE thekson se për të bërë të mundur këto ndryshime duhet minimumi 12 muaj, kjo është pjesa ligjore. Përdorimi i burimeve financiare, ministrat dhe kryeministri përdorën vaksinimin dhe burimet financiare që pati presion mbi administratën publike me patronazhistë dhe me punonjës.

Raporti i ODIHR-it dhe ky janë në të njëjtën linë, dhe pse i ODIHR është më teknik, ndërsa ky mision ka vetëm një panoramë për 4 ditë. Kanë parë një punonjës që është marrë me zor për të votuar, një rast shitblerje vote.

Raporti gjithashtu tregon se ndryshimi fletës së votimit ishte një tjetër faktor që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve pasi patëm mbi 83 mijë fletë të pavlefshme votimi. Këto janë zgjedhje të vjedhura në mënyrë të planifikuar.

Unë gjykoj që është e nevojshme që të kemi ndeshkueshmëri, pasi ato që bënë manipulim në dosjen 339 nëse do të ishin ndëshkuar nuk do të kishte shans të ndodhnin më gjëra të tilla. Duhet të përjashtojmë këdo që ka lidhje me krimin dhe jo më fasada si në rastin e dosjeve 339 dhe 184.

Unë kam hequr dorë së besuari se Rama është bashkëpunues dhe që ndihmo opozitën nëse një marrëveshje miratohet me 23 korrik dhe shkelet me dy këmbët ë 31 është e pamundur që të kesh besim më, siç ndodhi me reformën territoriale, me ndërtimet në jug etj, më bëjnë të pamundur të kem më besim tek ai.

Beteja tona do i fillojmë në të gjithë mënyrat jashtë me njerëzit dhe me banorët. Do të ketë një proces analize brenda partisë që do na tregojë vështirësitë që ne kishim në terren krahas raporteve të ndërkombëtarëve. Unë kam tre zona në Tiranë dhe po bëj takime për të parë dhe informuar se ku i kishim problemet e përfaqësimit”, ka thënë Tabaku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Është e turpshme”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët e nxjerrin “zbuluar”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se nga gushti do të futen në qarkullim autobusët e gjelbër “Go Green”, të cilët sipas tij do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron vënien në përdorim të autobusëve të gjelbër “Go Green”, si një gjeneratë e re e transportit publik.

“Mirmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi qytetarët i kanë “nxjerrë bojën” propagandës së kryeministrit, të cilin e kanë kryqëzuar me komente.

Disa qytetarë kërkojnë punësim dhe rritje rrogash, ndërsa të tjerë vënë theksin tek mungesa e ujit të pijshëm. Ata e cilësojnë të turpshëm faktin se në shtëpitë e shqiptarëve, në 2021, ende mungon uji.

Punesim rritje rrogash duan shqiptaret. Nese nuk e ben dot duhet te ishe larguar. Iku rinia.”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar vë theksin te mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa shkruan “O shef nuk duam autobuza se e bejme me kembe si njeher e nje kohe. Po na sill uje se skemi uje i lini autobuzat.”.

LEXO EDHE:  Revoltohet Kreshnik Spahiu/ Ditë e zezë për kombin

LEXO EDHE:  Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë/ Ja sa vota kanë marrë të gjitha partitë

Ndërsa një tjetër komentues ironizon, duke shkruar “O robo uj po patjter por mandatin e katert”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Me fal kryeminister i bleve me leket e tua a te popullit. Cfarë janë këto rekllama keshtu. Po i bleve me leket e tua po i thua popullit ja ku ua bleva unë. Jo i blen me paret e popullit e thua ua bleva unë”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Është turp i madh që në 2021 kemi vetëm 4 orë ujë në ditë. Ngrihemi që në 5 të mëngjesit, harxhojmë 1 orë energji elektrike për të çuar ujin në tarracë. Po bien pallatet nga bolierët. Po ata që s’kanë bolier rrinë në 40° me dy orë ujë në mëngjes dhe dy orë ujë në darkë. Ka familje me të moshuar dhe me fëmijë të vegjël. Ja këto janë problemet që populli përballet çdo ditë, dhe nuk e keni idenë se çfar stresi kalojnë familjet në munges të ujit.

Këto janë arsyet përse shqiptarët largohen çdo ditë nga ky vend që e bekoi Zoti me bukuri natyrore dhe me pasuri tokësore, pasuri të cilat po shfrytëzohen pa kriter dhe po vidhen pa hesap, dhe popullit nuk i kthehet asgjë mbrapsht nga taksat që paguan.”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Rama nga Fieri/E sigurt, më 18 qershor ka zgjedhje

LEXO EDHE:  Luli vijon të flejë i qetë/ “Harron” 30 qershorin

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE