Connect with Us

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Bota

Piloti që mbyti gruan kujdeset për imazhin/ “Mos më quani përbindësh”

Publikuar

-

Piloti që mbyti gruan e tij 20 vjeçare para pak ditësh ka qëndruar për 5 orë në pyetje nga hetuesit. Rrëfimi i vrasësit “kishte shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat greke bazuar te burimet nga autoritetet. I akuzuari “ka përsëritur se meriton dënimin, por nuk e konsideron veten përbindëshi që paraqitet”.

Hetuesi dhe prokurori insistuan në pyetjet rreth asaj që ndodhi natën fatale. I akuzuari dyshohet se dha një përgjigje të hollësishme në lidhje me njohjen dhe martesën e tij me gruan e tij.

Kur arriti në përshkrimin e krimit, ai dyshohet se u përgjigj se nuk bëri asgjë për të ndihmuar gruan e tij, kur vuri re se rezistenca e saj po zvogëlohej duke u shuar.

Pastaj, sipas të njëjtit informacion, ai nuk dinte çfarë të bënte dhe pastaj filloi të mendonte për fëmijën e tij. Më pas piloti pretendoi se kishte marrë vendimin për të inskenuar grabitjen e rremë dhe e filloi duke vrarë qenin.

Ndjenja që ai la, sipas hetuesve, ishte se, edhe një hap para qelisë, ai ishte i interesuar më shumë për imazhin e tij te njerëzit sesa atë që ndodhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, nga aksidentimi i një autobusi me targa të Kosovës, në Koraci, ndërsa të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas medias kroate, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova në të cilin ndodheshin pasagjerë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Sipas kësaj media, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiç the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Zbardhen të tjera detaje, 20 persona mbesin të bllokuar në autobus

LEXO TE PLOTE

Bota

Belgjika përmbytet sërish nga shiu

Publikuar

-

Nga

Më shumë stuhi kanë goditur të shtunën Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu.

Ky njoftim vjen pak ditë pasi shira të rrëmbyeshëm kanë rezultuar me viktima në këtë shtet.

Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më së keqi.

Makinat janë tërhequr nga uji i madh më 24 korrik, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant.

Pamje të makinave të shkatërruara në rrugë, si pasojë e shiut.

Agjencia e lajmeve Belga, ka raportuar se trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji.

Zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ndihmuar më të prekurve nga vërshimet, të cilat zëvendës-kryetari i qytetit Dinant, Robert Closset, i ka përshkruar më të këqija, se ato të javës së kaluar..

Qendra belge për kriza, ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë.

Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e vërshimeve paraprake, të cilat kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës.

Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, derisa dëmet ekonomike besohet se prekin miliarda euro./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Zbardhen të tjera detaje, 20 persona mbesin të bllokuar në autobus

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona, ndërsa 30 të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas raportimeve të mediave kroate, autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Deri tani, nuk dihet nëse ka fëmijë në mesin e të vdekurve apo plagosurve.

Por, mediat kroate raportojnë se rreth 20 persona dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar brenda autobusit.

Për rastin është deklaruar shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç.

Ai ka thënë se ky është një prej aksidenteve më të rënda që ka parë në jetën e tij, derisa ka treguar se ende ka pasagjerë të bllokuar brenda autobusit.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galiç.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë.

Nga kompania turistike, “Deva Tours” nga Gjakova kanë thënë  se autobusi i tyre i cili mëngjesin e sotëm u aksidentua tragjikisht në Slavonski Brod të Kroacisë, po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit dhe rreth moshës së tyre.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.

Për aksidentin tragjik ka reaguar edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, derisa tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter./CNA.al

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga/ 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar

LEXO TE PLOTE