Connect with Us

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

Publikuar

-

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër. Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta.

Shërbimi Meteorologjik raporton se në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

LEXO EDHE:  Veliaj e pranon publikisht/ Me G99 dështova në mënyrë spektakolare

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni zgjedhur bregdetin për të kaluar ditën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, edhe dita e sotme parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës.

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  “Do bëhesh dëshmor i kombit”/ Metën nuk e mbajnë nervat ndaj Ramës: Qen bir qeni, po më kërcënon

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  Dimri zgjat vetëm 4 ditë, moti për dhjetorin vazhdon të befasojë meteorologët

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Llalla dënohet me dy vite burg/ Bushati “i vërsulet” Bashës: Pse hesht opozita

LEXO EDHE:  A rrezikojmë mbylljen?/ Flet Brataj: Masat do vijnë duke u shtrënguar

Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë

 

LEXO TE PLOTE