LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit/ Kushtetuesja “rrëzon” kërkesën  e Qeverisë

23 Qershor 2021, 09:39, Politikë CNA
Padia për zgjedhjet e 30 qershorit/ Kushtetuesja “rrëzon”

Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Sipas gazetares Klodiana Lala,  Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit, pasi do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar.

Sipas BW, përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendimpër organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

?Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore?, tha Kokona.

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019.

Ndërsa, Jordan Daci përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi) deklaron se  Qeveria nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi.

?I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet?, ka thënë Daci./CNA.al

Lajmet e fundit nga