LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

23 Qershor 2021, 17:28, Politikë CNA
Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

?Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje?,  Hajdari./ CNA.al

12:43 Politikë

362= Petrit Vasili

Kaq është vlera, vetëm 362.Ky është numri korrespondues, num...

Lajmet e fundit nga