LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga porta në portë për 14.5 sekonda, UEFA i vendos kronometrin Ronaldos

23 Qershor 2021, 11:12, Sport CNA
Nga porta në portë për 14.5 sekonda, UEFA i vendos kronometrin

Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, sërish Kristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë afidë. Sulmuesi shënoi golin e parë të sfidës, teksa nuk shënoi një gol të vështirë pasi e dërgoi sferën në portën e boshatisur.

Mirëpo, vështirësia e golit ishte më parë, teksa aksionin e nisi pikërisht Ronaldo nga zona e tij. Pasi largoi me kokë një goditje këndi, Ronaldo u nis si shigjetë drejt zonës kundërshtare për të finalizuar aksionin.

Ndërkohë, UEFA ka matur edhe kohën me të cilën CR7 ka përshkruar fushën. Kështu, edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare ai ka vrapuar nga njëra portë në tjetrën për vetëm 14.5 sekonda. Një kohë mbresëlënëse që duket se tregon se Ronaldo është larg pensionimit.

Lajmet e fundit nga