Connect with Us

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Aktualitet

Modernizimi i Policisë së Shtetit/ Çuçi: Po nisim një kapitull të ri

Publikuar

-

Kokaina e kapur në Durrës/ Çuçi: 1 ton në 4 muaj, dëshmi e luftës kundër krimit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se në Policinë e Shtetit po nis një kapitull i ri për ta modernizuar sa më shumë këtë institucion, në të mirë të qytetarëve.

Në ceremoninë e inagurimit të ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, Çuçi theksoi po ashtu se do të bëhet një kontroll i imtësishëm i të gjithë territorit të vendit, me dronë super-inteligjentë.

Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”, tha ai.

Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, shtoi ai.

Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Kurajo e forcë për të përballuar dhimbjen”/ Ruçi ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.

Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Gramoz Ruçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Transportonin pako me drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë në kufi

Publikuar

-

Nga

Transportonin pako me drogë në Greqi/ Arrestohen dy shqiptarë në kufi

Dy shtetas shqiptarë janë kapur në flagrancë teksa transportonin drogë me krahë 2 çanta që përmbanin 31 me pako me 33 kg 260 gram marijuanë në Igumenicë.

Mësohet se një prej tranportueseve është larguar ndërkohë që të arrestuarëve iu sekuestrua një thikë e llojit “flutur”.

Në Kostur është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 56 vjeç. Në brendësi të mjetit u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram marijuanë. U sekuestrua celulari me një karte SIM./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, nga aksidentimi i një autobusi me targa të Kosovës, në Koraci, ndërsa të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas medias kroate, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova në të cilin ndodheshin pasagjerë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Sipas kësaj media, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiç the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Zbardhen të tjera detaje, 20 persona mbesin të bllokuar në autobus

LEXO TE PLOTE