Connect with Us

Kërcënon presidenti filipin/ “Ai që refuzon të bëjë vaksinën do të arrestohet”

Bota

Kërcënon presidenti filipin/ “Ai që refuzon të bëjë vaksinën do të arrestohet”

Publikuar

-

Kërcënon presidenti filipin/ "Ai që refuzon të bëjë vaksinën do të arrestohet"

Presidenti Filipin, Rodrigo Duterte ka dhënë urdhër të arrestohet çdo njeri që nuk pranon të bëjë vaksinën anticovid.

Në një deklaratë për mediat, presidenti është shprehur se ata që nuk duan të vaksinohen do t’i arrestojë dhe do t’iu injektojë vaksinën në prapanicë.

Gjithashtu ai theksoi se të gjithë ata që nuk duan të bëjnë vaksinën të largohen nga vendi.

“Nëse ju nuk doni të vaksinoheni, do t’iu arretsoj dhe do t’iua injektoj vaksinën në prapanicë”, është shprehur ai. / CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, a “crazy” president who wants bloodshed for elections

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

LEXO EDHE:  Vjedhje në banesa/ Tre shqiptarë në pranga në Itali

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca miraton ligjin për pasaportën e vaksinave kundër Covid

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.

Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave anti-Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej në disa vende, si kinema apo klube nate.

Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielën në një aksident rrugor në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.

Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci. Mësohet se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.

LEXO EDHE:  Kapen duke transportuar kanabis/ Arrestohet 28 vjeçari, në kërkim një tjetër

LEXO EDHE:  Kapen duke transportuar kanabis/ Arrestohet 28 vjeçari, në kërkim një tjetër

“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.

Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.

“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiç. “Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit./REL

LEXO TE PLOTE