Connect with Us

Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik si në rastin e Eriksen

Sport

Grushti në fytyrën e Danilos sjell panik si në rastin e Eriksen

Publikuar

-

Portugalia ka kaluar në avantazh kundër Francës me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Kristiano Ronaldo. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi luzitanët hedhin një harkim në zonë ku ndodh edhe një përplasje e frikshme. Hugo Loris tenton të grushtojë topin, por në fund ajo që grushton është koka e Danilos.

Ky i fundit rrëzohet menjëherë në tokë dhe sjell panik për një përsëritje të rastit Eriksen, teksa nis të ketë dridhje të pakontrolluara të kokës së tij. Arbitri tregohet i vëmendshëm dhe menjëherë thërret ndihmën mjekësore përpara se të japë karton të verdhë për Loris.

Ajo që vihet re është sjellja aspak e e drejtë e frencezëve, të cilët pavarësisht se bëhej fjalë për një lojtar që kishte pësuar një goditje të rëndë, rrethojnë gjyqtarin dhe i kërkojnë llogari për 11 metërshin e akorduar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Dita e shqiptarëve/ Feston edhe Qazim Laçi, e nis kampionati me shijen e dy golave

Publikuar

-

Nga

Sot duket se ka qenë dita e bekuar për shqiptarët, të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre.

Pas Rei Manajt, Muçit dhe Çokajt është Qazim Laçi ai që feston shijen e golit. Mesfushori i Kombëtares ka drguar dy herë topin përtej vijës fatale në takimin që Ajaccio luan kundër Touluse.

Laçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në Ligue 2 të Francës, teksa dopieta e tij i dha pikën e parë Ajaccio në kampionat.

Ndeshja u mbyll në shifrat 2-2, ku mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 59-n.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Kryevepër nga Ernest Muçi! Sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë me supergolin

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi e ka nisur me këmbën e mbarë këtë edicion në futbollin polak, pasi ka gjetur që në ndeshjen e parë të kampionatit rrugën e rrjetës me skuadrën e Legias.

Sulmuesi, i aktivizuar sot titullar në ndeshjen kundër Visla Plok, ka shpërblyer besimin e trajnerit me një gol spektakolar në minutën e 28 të takimit.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai lëshoi një predhë të pakapshme nga 25 metra duke dërguar sferën në trekëndësh për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e për të bërë të festonin tifozët e skuadrës.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

LEXO TE PLOTE