LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania shpëton në fund, barazimi me Hungarinë i sjell kualifikimin

23 Qershor 2021, 20:59, Sport CNA
Gjermania shpëton në fund, barazimi me Hungarinë i sjell

Gjermania me vështirësi në fundin e ndeshjes ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Europianit. Gjermanët barazuan me Hungarinë me rezultat 2 ? 2. Szalai zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Sallai (11?), rezultat me të cilin edhe skuadrat shkuan në pushime.

Gjermania pas shumë përpjekjeve gjeti golin me Kai Havertz (66?). Por, shpresa për rikthim zgjati vetëm 91 sekonda, pasi Hungaria riktheu epërsinë me Schafer (68?). Gjermania provoi deri në fund dhe golin e gjeti me Leon Goretzka (84?).

Me këtë barazim dhe ndeshjen pa fitues me Portugalisë dhe Francës, Gjermania kualifikohet si vend i dytë, ndersa Hungaria eliminohet nga ?Euro 2020? Ndërkohë, Gjermania në raundin tjetër do përballet me Anglinë.

Lajmet e fundit nga