Connect with Us

E qeshura e shëmtuar e një Presidenti në ikje

Politikë

E qeshura e shëmtuar e një Presidenti në ikje

Publikuar

-

Një fytyrë e qeshur është një fytyrë e bukur, thotë një shprehje e mençur.

Sepse e qeshura reflekton thellësinë dhe mirësinë e shpirtit të njeriut, pasqyruar në fytyrën e tij, në portretin e tij.

Ndaj e qeshura perceptohet gjithmonë e bukur, sepse ashtu është në fakt.

Mirëpo ja që paska edhe qeshje të shëmtuar, diçka që më ka rënë në sy sa herë shoh postimet me portretin e Ilir Metës, presidentit tonë në ikje.

Duke qene në profesion fotograf, natyrshëm shoh me shumë vëmendje fotot që postojnë personalitete publikë, artistë, sportistë, politikanë, shkrimtarë etj. Shoh të gjej detajtin, atë që është e veçantë në portretin e tyre.

Përgjithësisht postimet e shumë personaliteteve ne Shqipëri janë lineare, pa shprehje, pa plastikë, pa intensitet e pa jetë thenë më shqip. Ata shfaqen të pa kuruar, por postojnë sa për të postuar.

I tillë, pra pa asnje veçanti dhe me shëmti estetike shfaqet në postimet e vete edhe Ilir Meta, Presidenti i shkarkuar i vendit.

Në fotot e tij, ai në fakt na jep atë që është. Një portret në më të shumtën e herëve të shëmtuar përmes një qeshjeje të shëmtuar, me sa duket si reflektim i një gjendjeje shpirtërore të shëmtuar.

Portreti i tij na shfaqet përmes grimasave të çuditshme, që janë një miksim i çuditshëm ngërdheshjes e hipokrizie bashke.

LEXO EDHE:  Ja çfarë mendon ministrja e Ramës për Ilir Metën (Video)

Nuk ka spontaneitet, nuk ka lirshmëri, nuk ka përjetim emocional, por ai e sajon të qeshurën, e fallsifikon ate dhe na e jep në fakt ashtu siç e ndjen.

Natyrisht pamja e portretit të tij nuk është e bukur, por kjo nuk do të thotë që të mos e ketë të qeshurën të bukur, sepse edhe në nje portret të shëmtuar e qeshura kur eshte e vertete, kur është e ndjerë është e bukur, sepse qesh shpirti, jo fytyra.Mirëpo, Presidentit tonë nuk i qesh as shpirti dhe as fytyra me sa duket. Ai bën sikur qesh, sepse ai nuk ndjen. Ndaj ai ngërdheshet e kërkon që ngërdheshjen e vet të na e japë si të qeshur.

Ndaj duhet gjetur dikush që ta mësojë Presidentin se imazhi i tij nuk mund t’i lihet rastësisë e as shijeve të veta mediokre, e për rrjedhojë të përpiqet edhe ta mësojë se si të mos ngërdheshet e zgërdhihet, sepse nuk kemi nevojë për shëmtinë e tij.

E qeshura e tij e shëmtuar flet vetë./ CNA.al

F.Raka

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Ligj banal në Parlament/ Merr patentën të pish një Coca- Cola

LEXO EDHE:  I famshëm për shumë role/ Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin Petrika Riza

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

Nga

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

LEXO TE PLOTE