Connect with Us

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Kronika

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Laç, me dyshimin për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasi n N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ish zëvendës-Ministrja e Brendshme mori ryshfet/ Apeli merr vendimin për Rovena Vodën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka dhënë lirinë, ish zëvendës-Ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Apeli ka pranuar kërkesën e Vodës, duke i ndryshuar masën e arrestit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

LEXO EDHE:  Dhunuan të burgosurin/ Nis hetimi për policët

LEXO EDHE:  Ja pse “Kasseli” i rreh studentët

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau Klodjan Rashën në derë të shtëpisë/ Nevaldo Hajdaraj kërkon ulje të dënimit

Publikuar

-

Nga

Nevaldo Hajdaraj, ish efektivi  i “Shqiponjave”  që është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj  ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshiminin e akuzës dhe uljen e dënimit.

Konkretisht ai ka kërkuar që dënimi për vrasje të zëvendësohet, vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Nga ana tjetër është edhe Prokuroria që ka bërë ankim ndaj vendimt të Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi  kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

LEXO EDHE:  Ja pse “Kasseli” i rreh studentët

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat e thotë copë/ Kryeministri mbush hundët me kokainë, policia…

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor të 2020 vrau Klodian Rashën në rrugicën e banesës së shtëpisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vuri zjarrin pyllit/ Nisin hetimet për piromanin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Po transportonte emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 19-vjeçari

Një 38 vjeçar nga Pogradeci është vënë nën hetim për zjarrvënie.

Policia njofton se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi i njëjti ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre./CNA.al

LEXO TE PLOTE