Connect with Us

Denoncimi i Fiks Fare/ Mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve, pazaret bëhen në fakultet

Denoncim

Denoncimi i Fiks Fare/ Mashtron me vende pune dhe marrjen e provimeve, pazaret bëhen në fakultet

Publikuar

-

Në emisionin Fiks Fare ankohet një studente se është mashtruar nga një vajzë për t’u punësuar si sekretare në Fakultetin e Elbasanit. Studentja për t’u punësuar i ka paguar dy mijë euro vajzës e cila do e punësonte me anë të Rektorit të Universitetit të Elbasanit.

Studentja thotë se vajza i ka thënë se e ka punësuar pa shkuar asnjë ditë në punë madje dy herë para fakultetit i ka dhënë një zarf me nga 400 mijë lekë për të cilin i ka thënë se kjo është rroga.

Pra vajza mashtruese përveçse e ka punësuar studenten në fakultet pa shkuar asnjë ditë në punë, mund të tërheq edhe rrogën nga borderoja e fakultetit në emër të një tjetër të punësuari. Studentja tregon gjithashtu se përveçse ka paguar dy mijë euro ka dhenë lekë edhe për Certifikatën e Anglishtes, pasi i duhej si dokument për të hyrë në punë. Studentja denoncoi rastin për të kërkuar ndihmë në emisionin Fiks Fare, pasi ajo nuk është e vetmja e cila është mashtruar nga vajza në fjalë. Ajo u pohon gazetarëve se dhe shumë njerëz të tjerë janë bërë viktima të mashtrimit siç e pësoi dhe ajo vetë.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë vajzën seksere e cila pranon marrjen e parave. Ajo premton marrjen e provimeve dhe punësim kundrejt parave. Madje i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të marrë kredi për të paguar dy pedagogë Erind Bedalli dhe Elior Vila për të marrë provimet e fundit . Ndërkohë që i tregon bashkëpunëtorit të Fiksit gjatë bisedës, se studentes që u ankua në Fiks do ja kthejë dy mijë eurot, pavarësisht se ajo nga kjo shumë mori vetëm një mijë euro sepse të tjerat i mori një shoqe e saj. Në këtë mënyrë zgjerohet edhe rrethi i personave që mashtrojnë në këtë fakultet.

Të gjitha takimet me këtë seksere kryhen brenda ambienteve të fakultetit në sallat e leksioneve .Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë edhe tre persona të tjerë që janë mashtruar. Ata tregojnë se kanë paguar nga një mijë apo dy mijë euro tek Aurela po që nuk u është mbaruar puna për të cilën kishin lekët. Madje ata thonë se kanë qëlluar në tavolinë edhe me 20 persona të tjerë që janë mashtruar nga Aurela . Të gjithëve u premton punë si sekretare ose pedagogë në fakultet apo marrjen e provimeve kundrejt parave, por askujt nuk i mbaron punë. Të gjithë këta njerëz janë viktima të mashtrimit!

Mashtruesja pranon që ka marrë 2 mijë euro, por me një tjetër bashkëpunëtore

Fiksi – Kjo thotë që ke biseduar, na ka premtuar për të hyrë sekretare

Mashtruesja – E dikur.Është shumë e drejtë kjo që thua, vajti shumë mirë, u morën dhe rrogat e para, por ngaqë ishte pandemi nuk kishte shumë punë,por 2 rroga i kamarrë , 400 mijë lekë, nuk e di nëse e di apo jo.Ka marrë dhe gjysmën e rrogës së tretë.Se kjo ka qenë me një shoqen e evtë dhe kur merreshin lekët këto i ndanin në gjysëm dhe tani.tashi unë e di që je ti e para, t’i lej ty lekët se dhe unë kam punët e mia

Fiksi – Ti ke marr e zemë përqindjen tënde

Mashtruesja –Normal

Fiksi – Problemi është ta dimë do fillojë, s’do fillojë (punë), janë 2 mijë euro

Mashtruesja -Këto u tërhoqën.Jo, unë ia kam sqaruar që në dorën time kanë arritur vetëm një mijë (euro)

Fiksi – 1 mijëj euro?

Mashtruesja -1 mijë euroshin që i ke dhënë K.., je e bindur sa lekë ka marrë K..?

Denoncuesja – Jam e bindur?Mua K.. asnjëherë s’më ka thënë që ti gjysmat e lekëve ia ke marrë

Denonceusja – A ta kam thënë në sy që Aurela do 2 mijë euroshin tim dhe 120 euroshin e Anglishtes?

Mashtruesja –Kurse unë të thashë ty që nuk do të jap lekë thatë po 3 muajt e rrogës që ti ke qenë tek unë, dmth 1 mijë euroshi i kafes që ti ke dhënë dhe 3 muaj rroge,që unë jam në rregull me timen. Një sekondë, ke qenë ndonjë ditë në punë?

Denonceusja – Jo,kurrë s’kam qenë

Mashtruesja –Po pse nuk e the këto lekët qysh i merr ti se s’e kuptova këtë pjese tani?

Fiksi – Problemi është: kjo filloi punë aty?

Mashtruesja –Kjo ka marrë 2 rroga e gjysëm me pak fjalë se 1 milionë lekë nuk janë pak.Nga dalin? Unë e marrë pësipër këtë gjë dhe unë ia thashë asaj, po të marrë përsipër këtë gjë, te pjesa e 2 mijë euroshit ke pjesën e 1 mijë euroshit që unë kam marrë , 1 mijë euroshi tjetër ju thashë ju shef Zoti lart se unë kam pjesën e rrogave që ti për aq kohë që ke qenë te unë, ke pjesën e rrogave.

Të mashtruarit e tjerë: Mashtruesja ka 30 – 40 mijë euro borxh

Qytetarja 1 – Ka vite që e bën këtë punë,unë e zbulova më vonë, por kishte vite që e bënte

Fiksi – Si ka mundësi që nuk e ka ngacmuar njeri?

=Qytetrja 1 – …e ka të vetën nga Lushnja

Fiksi – Gjyqtaren?

Qytetrja 1-Nënkryetaren e gjykatës, është nga Lushnja ajo,kjo e ka të vetën

Fiksi – Kryetaren që doli te Tik Tok-u?

Qytetrja 1 – Po. Kjo është punë që bëhej, po kësaj i doli situata jashtë kontrollit sepse mori shumë përsipër, se duheshin staf akademik, por duhehsin 5 veta.Ajo i pëlqeu leku dhe …Mori përsipër më shumë nga sa i takonte. 20 veta kemi qenë.Ajo ka dhe fisin e vet.Këtu u trembëm ne, jo nusen e çunit të hallës,gocën e çunit të xhajës, 5-6 veta aty

Fiksi – Në grup me ju, që do i fuste në punë?

Qytetarja 1-Po

Qytetari 3 – Ajo ka shumë lekë, ajo ka shumë lekë borxh, ka 30 – 40 mijë euro borxh.Unë këto që dhanë nga 3 -4 mijë euro nuk e di pse i dhanë.Edhe unë që ia dhashë, ia dhashë mabsdite, të nesërmen i thashë dua lekët, m’i bjer lekët mbrapsht se e pashë… Ajo ka frikë prandaj bën presion, që të mos ta denoncojnë. TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Publikuar

-

Nga

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti zbulon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha “skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra”. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE