Connect with Us

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Politikë

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Publikuar

-

https://www.cna.al/2021/07/07/thirrja-e-be-ndalni-zgjedhjen-e-kreut-te-ama/

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollonin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Por për ndryshimin e kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Basha thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

LEXO EDHE:  Ishte në listën e vettingut/ Jep dorëheqjen ish-kreu Gjykatës së Apelit në Tiranë

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e 2022.

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe, dyshi i Ramës apo “fenomeni mushkonjë”?!

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/24/video-brace-e-nis-diten-i-revoltuar-cfare-e-shqetesoi-zv-kryeministrin/

Prej ditës së djeshme, zv.kryeministri Erion Braçe vijon të shprehë “revoltën” e tij, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

“Revolta” e zv.kryeministrit në rrjetet sociale ka nisur prej mëngjesit të së shtunës, ku shkruante “Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”.

Më tej, Braçe ka vijuar ankesat, gjatë ditës së shtunë, deri edhe pas mesnate për të njëjtin problem, dhe po ashtu edhe mëngjesin e sotëm shkruante “Nuk ka fund. Po ngrenë vinc në trotuar,  mbi rrugë e 7 metër larg dritareve tona!

Pa asnjë kusht sigurie për banorë, këmbësore e kalimtarë që janë me mijëra në ditë në trotuar e rrugë, makina po e po!

Ndërkohe, shihni kushtet e sigurisë në punë!

Nuk e di sa peshon vinci që po ngrenë e ka këta punëtore poshtë! I bindur që janë edhe të pasiguruar!

Dhe s’dua ta lënë mënjanë. Sipas tabelës së lejes së vendosur, afati i punimeve të këtyre ka mbaruar në Mars!”.

Në fakt Erion Braçe bën mirë që ngre si shqetësim këtë problem, por pse në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ishte në listën e vettingut/ Jep dorëheqjen ish-kreu Gjykatës së Apelit në Tiranë

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Rama: 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve

A nuk është dyshi i qeverisë Erion Braçe? A nuk vjen ai direkt pas kryeministrit Edi Rama? A nuk është ky zëvëndëskryeministër?

Kur ky ankohet, çfarë duhet të bëjnë qytetarët vallë?

Nuk e di Braçe, që si zv.kryeministër ka në varësi Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit. INUK po ashtu është në varësi të Kryeministrisë.

Apo mund ti drejtohet edhe Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është i PS, dhe ka në varësi Urbanistikën, dhe Policinë Bashkiake.

Pse nuk iu drejtohet institucioneve Erion Braçe?

Se nga “revolta” që bën në rrjetet sociale, nuk kuptohet është zv.kryeministër, apo është “mushkonjë”?

Ka dalë për të pickuar nga Facebook, apo bën ndonjë punë?

Kur ankohet zv.kryeministri, çfarë duhet të bëjnë qytetarët shqiptarë?

Kur nuk e zgjidh dot as Erion Braçe, që është dyshi i qeverisë, kanë ngelur vetëm mushkonjat që të bëjnë punë.

Ama nëse Braçe ka ikë si zv.kryeministër dhe si deputet, e ka dalë në opozitë, kjo është tjetër gjë e do duhet kohë ta mësojmë.

Më poshtë seria e ankesave të zv.kryeministrit Braçe, të shprehura në faqen e tij në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci/ Reagon Basha: E rëndë, i bashkohem dhimbjes së familjarëve

Publikuar

-

Nga

Rama akuza BE-së për negociatat/ “Zgjohet” Basha: Të mbrojmë demokracinë nga autokratët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka regauar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus me targa nga Kosova ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.

Basha shpreh ngushëllimet për familjarët të cilët në këtë aksident kanë humbur njerëzit e tyre të afërt.

Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tomor Alizoti “kryqëzon” Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Publikuar

-

Nga

Tomor Alizoti "kryqëzon" Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, do jetë edhe një ndër deputetët e PD, në Kuvendin e ri, që do të konstituohet në shtator.

Alizoti u fut nga Basha në listat e sigurta në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit, duke siguruar kështu karrigen e deputetit.

Por, raportet mes kreut të Republikës së re, Lulzim Basha dhe deputetit të zgjedhur Tomor Alizoti, ndër vite kanë qënë mes “dashurisë dhe urrejtjes”.

Në vitin 2017, “Luli ishte i keq”, ndërsa në vitin 2021 qenka bërë “i mirë”, sepse i dha një karrige deputeti Tomor Alizotit.

Por, çfarë deklaronte për Lulzim Bashën, në vitin 2017, Tomor Alizoti.

Ky i fundit, në atë kohë nuk kursente akuzat për Lulzim Bashën, të cilit i kërkonte llogari për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama dhe pse i gënjeu demokratët duke i mbajtur për rreth tre muaj në çadër.

LEXO EDHE:  Përplasje brenda opozitës për LSI/ Aleati i Bashës i kundërpërgjigjet Kryemadhit

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/ Rama: 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve

Pashë që Z.Basha ka dalë sërish të takojë qytetarët. Çfarë do tu thotë atyre që qëndruan denjësisht 90 ditë në çadër kur u ul e bëri marrëveshje me Ramën? Çfarë do tu thotë antikomunistëve për deputetët e tij të cilët votuan Ruçin? Mos vallë përgjegjës për të gjitha këto që ndodhen janë ata që mendojnë ndryshe? E djathta ka nevojë për shpresë”-shkruante Tomor Alizoti, në një postim në rrjetet sociale, në tetor të vitit 2017./CNA.al

LEXO TE PLOTE