Connect with Us

362= Petrit Vasili

Politikë

362= Petrit Vasili

Publikuar

-

Petrit Vasili është i mençur

Kaq është vlera, vetëm 362.

Ky është numri korrespondues, numri i vlerës, numri i identifikimit, numri i përfaqësimit dhe numri i turpit i Petrit Vasilit.

Eshtë rekordi më i shëmtuar i zgjedhjeve sepse vetëm me 362 vota Petrit Vasili bëhet deputet!

Jashtë çdo logjike normale politike dhe në kundërshtim me vullnetin e vetë votuesve të LSI-së në qarkun e Tiranës që i dhanë vetëm 362 vota, Monika Kryemadhi i është kundërvënë verdiktit të votuesve të LSI/së, e çon në parlament atë që nuk e duan as qytetarët e Tiranës dhe as vetë votuesit e LSI.

Nuk e dimë se mbi çfarë argumentimi ligjor është zgjedhur Vasili, pasi vakanca e krijuar nga një grua sipas Kodit Zgjedhor, duhej plotësuar nga emri vijues i të njejtës gjini, ç’ka do të thotë se mandatin e lënë nga Monika Kryemadhi duhej ta merrte Kljada Gjosha, por cilido të ketë qënë argumenti i ashtuquajtur si i tillë, asgjë nuk e argumenton paturpësinë e të paturpëve të politikës shqiptare.

Paturpesia arrin kulmin dhe nga sot me shpalljen e vendimit të komisionerit të zgjedhjeve Celibashi, paturpësia e parlamentit do ta ketë emrin Petrit Vasili.

LEXO EDHE:  Policia në panik/ Kryemadhi jep alarmin

Me vetëm 362 vota për turpin e vet dhe të asaj që i la vendin të përfaqësojë Tiranën, ky njeri që nuk e do askush në Tiranë do të jetë shembëlltura e njeriut të paturp dhe të pavotuar në parlament, do të përfaqësojë kufomën e mbetur të LSI-së në një Kuvend, ku kjo ish forcë politike nuk do të jetë më asgje!

LSI tani nuk është më asgjë se mazhoranca nuk ka nevojë për ta, opozita jo e jo e pra as opozitë nuk është se askush nuk i njeh për të tillë, e i mbetet që të jetë vetëm Petrit Vasili, fytyra dhe imazhi i saj në Kuvend!

Ikën nga Kuvendi Selami Jenisheri i pensionistëve e në vend të tij do të jetë Petrit Vasili pensionisti i lësëistëve!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edi Ramës duhet t’i priten duart”/ Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Publikuar

-

Nga

“Edi Ramës duhet që t’i priten duart” / Roland Bejko: Zërat kundër në PD, e pasuruan partinë

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko ka folur mbi situatën brenda partisë dhe zërat kundër.

Në një intervistë për Fax news ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar për manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

LEXO EDHE:  Vjosa Osmani shkarkoi kryetaren e KQZ-së/ Zbulohet gjyqtari që do ta zëvendësojë

LEXO EDHE:  Fletët e votimit me numra/ Revoltohet Agron Duka: Po na trajtojnë si bagëti të matrikulluara

Duke folur për zërat kundër në PD, Roland Bejko u shpreh se këto zëra vetëm sa e kanë pasuruar partinë.

Në fund ai kishte dhe një ftesë për zërat kundër të cilëve ju bëri thirrje që të luftonin së bashku për të mirën e partisë.

“Më ka ndodh dhe mua ta shoh vetën jashtë këshillit kombëtar por nuk jam larguar nga PD. Unë do t’i ftoja të qëndrojnë dhe të gjithë së bashku të luftojmë. PD doli mirë nga kuvendi në tërësi. Një parti politike nuk e pasuron vetëm elementi sasior por idetë dhe aksionet që përfundojnë me rezultate politike. Të gjithë ne kemi një qëllim, pra ta rimëkëmbim PD-në. Mbi të gjitha kemi nevojë të gjejmë një ekip pasionant . Kemi nevojë të krijojmë një lidhje të fortë midis qendrës dhe bazës”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat”/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

“Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

***

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat… Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier…

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

Nga

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

LEXO TE PLOTE