Connect with Us

ZYRTARE/ Largim me peshë, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Sport

ZYRTARE/ Largim me peshë, mesfushori mbyll bashkëpunimin me Partizanin

Publikuar

-

Rron Broja nuk është më lojtar i Partizanit. Ka qenë vetë mesfushori që nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, ka bërë të ditur largimin nga kryeqytetasit.

Lojtarit i skadoi kontrata me të kuqtë pas përfundimit të sezonit dhe një marrëveshje për rinovimin e saj nuk u arrit, çka bëri që palët të shtrëngojnë duart për largimin.

Tashmë mesfushori është një futbollist i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Broja luajti te Partizani për dy sezone, me të cilët u bashkua në verën e vitit 2019 nga skuadra e Shkupit. Në sezonin e fundit, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë te “demat e kuq”, ku u aktivizua në 35 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Mbyllet miqësorja e veteranëve Kosovë-Shqipëri, ja rezultati përfundimtar

Publikuar

-

Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” i qytetit të Prishtinës ka qenë sot arena e një ndeshje shumë të veçantë. Në fushën e lojës kanë zbritur ekipet e veteranëve të përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë, për një ndeshje e cila kishte si qëllim kujtimin e figurës legjendare të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda në mënyrë të papritur nga jeta në vitin 2018.

Në fushën e lojës kanë zbritur emra shumë të njohur të futbollit shqiptar si Kushta, Ballgjini, Zmijani, Beqiri, Jupi, Duro e Fakaj apo edhe “djemtë e shtëpisë” si Dallku e Curri, për një ndeshje që është luajtur në një atmosferë shumë miqësore duke kthyer pas vitet për shumë nga këta emra. Kjo vëllazërore e veçantë u mbyll me shifrat 1-1 e më pas me penallti ka fituar përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës.

Para fillimit të ndeshjes, të dy delegacionet kanë qenë të pranishme në ceremoninë e prezantimit të shtatores të Fadil Vokrrit që u vendos para stadiumit në fjalë, për të përkujtuar gjithmonë këtë legjendë të futbollit kosovar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E mbylli mes lotëve në Europian, Pandev merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Publikuar

-

Nga

Paraqitja e tij në Kampionatin Europian ishte mbyllja më e mirë që Goran Pandev mund t’i bënte karrierës me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut ku ai për shumë vite ka qenë lider i padiskutueshëm. Ndeshja e tij e fundit, ajo ndaj Holandës, do të kujtohet edhe për homazhin që i bënë kundërshtarët dhe shokët e skuadrës.

Por me sa duket ajo nuk ka qenë ndeshja e fundit e futbollit në karrierën e sulmuesit. Sipas Sky Sport, sulmuesi ka vendosur që të vazhdojë të luajë në Serinë A në moshën 37-vjeçare. Klubi i Xhenoas i ka bërë prej kohësh propozimin për rinovim edhe një tjetër edicion dhe sulmuesi ka pranuar, me zyrtarizimin që do të bëhet në ditët në vijim.

I njëjti burim thekson se Pandev kërkon që lamtumira e tij të jetë ashtu siç duhet, me duartrokitje tifozësh dhe është i bindur që këtë vit stadiumet në Itali do të mbushen përsëri. Ndaj ai planifikon të japë kontributin e tij edhe një vit për klubin italian, në mënyrë që në fund të marrë duartrokitjen e merituar të tyre kur të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Muriqi nuk ndalet më, “Pirati” shënon një tjetër gol në miqësoren e Lacios

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi duket se po mundohet me çdo mënyrë që të fitojë një vend në Lacion e Mauricio Sarrit dhe sinjalet që po jep në fazën përgatitore janë ato të duhurat. Sulmuesi, i cili po aktivizohet si titullar në ndeshjet miqësore të Lacios, ku mungon ende Imobile, po shënon me rregullsi duke treguar se mund të ndihmojë bardhekaltrit në sezonin e ri.

Në miqësoren e sotme ndaj Triestinës, Muriqi ishte titullar në radhët e bardhekaltërve, ashtu si edhe Strakosha në portë e Hysaj në mbrojtje. Sulmuesi e shfrytëzoi përsëri mundësinë që iu dha pasi në minutën e 21-të të takimit, pas një harkimi perfekt të Luis Albertos, dërgoi topin në rrjete me një goditje me kokë të pakapshme për portierin kundërshtar.

Ai kishte edhe disa mundësi të tjera shënimi, por nuk arriti të çonte përsëri topin në rrjetë në 45 minutat në të cilat u aktivizua, por gjithsesi mori duartrokitjet e tifozëve të cilët që pas kritikave të Sarrit, kanë ndryshuar sjellje ndaj sulmuesit të Kosovës.

LEXO TE PLOTE