LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi masiv kundër Covid-19/ Rama jep lajmin e mirë

22 Qershor 2021, 18:35, Lifestyle CNA
Vaksinimi masiv kundër Covid-19/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë pak minuta më parë lidhur me situatën shëndetësore.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se që nga muaji janar deri më tani janë kryer 900 mijë vaksinime kundër Covid-19 në total.

Aktualisht po vijon vaksinimi masiv, ndërsa situata shëndetësore në vendin tonë është pozitive.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, ditën e sotme janë regjistruar vetëm 5 raste me Covid-19, ndërsa dje vetëm një rast.

Mjekët besojnë se në Shqipëri është arritur imunizimi i tufës, ndaj edhe nuk ka shumë raste infektimesh. / CNA.al

Lajmet e fundit nga