LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Te Danimarka nuk u besonin syve, konfirmuan kualifikimin në... "Livescore"

22 Qershor 2021, 07:50, Sport CNA
Te Danimarka nuk u besonin syve, konfirmuan kualifikimin në...

Danimarka ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Rusinë, duke siguruar kështu kalimin e grupit.

Danezët vinin në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe shpresat për të kaluar ishin të pakta. Humbja me Finlandën në ndeshjen e parë, ku danezët kishin pësuar një tronditje nga ngjarja që i ndodhi Eriksenit, i bëri pozitat akoma edhe më të vështira.

Megjithatë ata nuk u dorëzuan dhe me fitoren e djeshme ia dolën të kualifikohen më tej, për shkak të golavarazhit më të mirë.

As vetë te Danimarka nuk e besonin këtë kualifikim, teksa pas ndeshjes, stafi teknik i nordikëve hap ?Livescore? për të parë rezultatin e Finlandës, që u mposht nga Belgjika dhe për t?u siguruar nëse ishin kualifikuar për më tej apo jo.

Incredible scenes as Denmark ignore a stadium full of happy fans to check they?ve definitely qualified on LiveScore pic.twitter.com/pXHdA3HKco

— Joey Millar (@JoeyMillar) June 21, 2021

Lajmet e fundit nga