LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndikojnë temperaturat e larta tek të vaksinuarit nga Covid?/ Specialistja e ISHP këshilla qytetarëve

22 Qershor 2021, 16:19, Lifestyle CNA
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të vaksinuarit nga Covid?/

Specialistja e ISHP, Iria Preza, është shprehur se temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditë e fundit, nuk ndikojnë në shëndetin e personave që po marrin vaksinat kundër COVID.

Në një intervistë për report tv, ajo tha se stina  e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin. Megjithatë ajo pati disa këshilla për qytetarët, duke i rekomanduar që të hidratohen mirë si dhe të mbrohen nga dielli.

“Stina e nxehtë nuk ka lidhje me vaksinimin, por njerëzit duhet të kenë parasysh që duke qenë se është vapë, të hidratohen mirë, të mbrohen nga dielli, të vendosin kapele apo të mbajnë çadër kur lëvizin, të kenë parasysh kur bëjnë vaksinë në të ndjekin të gjitha këshillat që i jepen”, tha ajo.

Ndërsa u ndal te procesi i vaksinimit në vend, Preza tha se ai po ecën me ritme mjaft të mira, duke shtuar se në total janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat dhe mbi 890 mijë që kanë marrë një dozë.

“Aktualisht janë mbi 370 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ndërkohë që mbi 890 mijë janë pajisur me një dozë dhe ne e kemi ulim tashmë fashën për të gjithë qytetarët 50 vjeç e sipër. Vaksina kemi dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Janë mbi 1 milion vaksina që kanë ardhur në vendin tonë, procesi po ecën me ritme të mira, kemi angazhim maksimal dhe po vijon puna për vaksinimi e të gjithë popullatës”, u shpreh specialistja e ISHP.

Lajmet e fundit nga