LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

22 Qershor 2021, 19:50, Kronika CNA
Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga