LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Budina: Rama ka 20 vjet që lufton për këtë gjë, akt mafiozo-skandaloz

22 Qershor 2021, 19:46, Aktualitet CNA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Budina: Rama ka 20 vjet që lufton për

Shembja e Teatrit Kombëtar vijon të jetë kauza kryesore e artistëve,  të cilët janë duke e vijuar betejën në Gjykatën Kushtetuese.

Regjisori Edmond Budina, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 20 vjet që lufton për të shembur Teatrin dhe se kjo është psikopatia më e madhe në vend.

?Unë bashkohem me faktin se ka psikopati në këtë vend. Kryeministri ka 20 vjet që lufton për të shembur ndërtesën e Teatrit. Nuk ka psikopati më të madhe sa të luftosh për të shembur një ndërtesë që ka vlerë shumë të madhe. Vendimi i GJK është historik për Shqipërinë. Ne do të shohim nëse drejtësia do të funksionojë apo jo.

Nëse Teatri do ngrihet ashtu siç ishte dhe ku ishte, mendoj se drejtësia do funksionte. Nëse GJK merr vendim pro nesh, do kishim dritë në fund të tunelit. Ajo që ka ndodhur me teatrin ishte e tmerrshme. Dosjet për teatrin në GJK janë voluminoze. Ata e njohin deri në qelizë çështjen e teatrit e uroj që Kushtetuesja të marrë vendim pozitiv. Është e tmerrshme ta mendosh që teatri u shemb në katër të mëngjesit, në kohë pandemie?, tha Budina në një intervistë për ?A Show? .

Edmond Budina vlerësoi se shembja e Teatrit ishte një akt mafiozo-skandaloz.

?Ne si Aleancë, por edhe Presidenca kemi paraqitur prova të mëdha, e Teatri u shkatërrua në mënyrë skandaloze. Shembja e teatrit ishte skandalozo-mafioz. Neve nuk do të ndalemi, si Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit. Do ta çojmë deri në gjykata ndërkombëtare, nëse GJK merr vendim kundër popullit dhe ligjit. Në shembjen e Teatrit ka një shkelje të rëndë të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, do shkojmë në instanca ndërkombëtare.

Urojmë që SPAK të lëvizë, sepse vetëm na kanë thirrur e nuk kanë bërë gjë. Edhe opozitës mund t?i ngjallet shpresa që gjërat në vend mund të ndryshojnë, edhe qytetarëve. Është e rëndësishme shpresa për të ardhmen, që Shqipëria nuk duhet të braktiset?, u shpreh Budina.

Në fund, Budina foli edhe për Korçën, vendi nga ku ka origjinën, duke thënë se ndan kujtime shumë të bukura nga qyteti jug-lindor i vendit tonë.

?Liqeni i Pogradecit është quajtur edhe liqeni i dritës, për të mos folur për Korçën, që është qytet që e dua shumë atë. Im gjysh për shembull bënte katër punë për të mbajtur familjen. Korçarët e kanë në gen punën. Ajo që sjell përparimin, zhvillimin e qytetarinë është puna. Korça është i vetmi qytet në Shqipëri që ka qytetarinë në gen?, tha regjisori Budina./CNA.al

Lajmet e fundit nga