Connect with Us

Roma dhe Milani e duan, ja sa kushton sot Andrea Beloti

Seria A

Roma dhe Milani e duan, ja sa kushton sot Andrea Beloti

Publikuar

-

Skuadra e Torinos fikson çmimin për kapitenin dhe sulmuesin kryesor, Andrea Belotin. Sulmuesi 27-vjeçar i cili është i impenjuar me Italinë e tij në EURO 2020, është objekt i dëshirave të Milanit dhe Romës së Zhoze Murinjos. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, presidenti i klubit piemontez, Urbano Kairo ka fiksuar çmimin e “gjelit” Beloti, ku ai që dëshiron që të bëjë për vete bomberin italian duhet të derdhë në arkat e klubit granata plot 34 milionë euro.

Një shumë relativisht e ulët në krahasim me atë çmim që presidenti i Torinos e fiksoi para 3 sezonesh, 100 milionë euro. Pak kohë më parë, skuadra e Romës i bëri një ofertë klubit granata me një shumë prej 15 milionë euro + 3 milionë euro të tjera bonuse, por përgjigja ka qenë e menjëhershme duke e refuzuar me arsyen se është një shifër tepër e ulët. Gjatë sezonit të kaluar Beloti është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 36 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe duke dhuruar 7 asist.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Qetësohen tifozët e Juventusit, Ronaldo zbarkon në Torino

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka rezervuar zbarkimin e disa yjeve në selinë e Juventusit, përfshirë këtu dhe sulmuesin Kristiano Ronaldo. Në një farë mënyre, Ronaldo i jep fund zërave të merkatos teksa ka kryer dhe vizitat mjekësore Conticassa për t’iu bashkuar më pas trajnerit Mak Alegri në stërvitjen e skuadrës.

Portugezi mund të qëndrojë dhe këtë sezon tek Juvja për të provuar ëndrrën e madhe në Champions, por për momentin ngërçi qëndron tek pozicioni në fushë, pasi Alegri kërkon që Ronaldo të bëjë pykën, por ylli portugez kërkon më shumë liri në fushë. Megjithatë, Kristiano Ronaldo u prit nga qindra tifozë duke shkëmbyer dhe autografe apo foto me ta.

Së bashku me 36-vjeçari, skuadrës iu bashkuan dhe Dejan Kulusevski, Mathijs De Ligt, Aron Ramsej dhe Adrien Rabiot të cilët përfunduan pushimet pas angazhimit në Kampionatin Europian.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Xherdan Shaqiri i hap derën Lazios

Publikuar

-

Nga

Katër tituj me Liverpool, përfshirë një Premier League dhe një Champions League, gola dhe suksese të qarta. Sidoqoftë, për Xherdan Shaqirin e gjitha kjo nuk mjafton më. Sezonet e kaluara me “Reds”, padyshim të rëndësishëm, janë të destinuar të bëhen një parantezë për karrierën te Zvicra, e cila, pas disa vitesh, vihet në vështirësi. Sepse, po nuk luajte në klubin tënd, nuk ke si gjen hapësirë as në kombëtare.

Prioriteti i Shaqirit, mbush 30 vjeç në tetor, tani është të luajë vazhdimisht, të shtojë trofe të tjerë prestigjiozë në “palmaresin” e vet. Ky është rrëfimi i tij për “Corriere dello Sport”: “Gjëja e rëndësishme në këtë moment, në karrierën time, është që të luaj rregullisht, sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu në tri sezonet e fundit. Unë i thashë Liverpool-it se ndihem gati për një sfidë të re. Drejtuesit e kanë pranuar kërkesën time dhe do të vlerësojnë ofertat”.

Me Liverpool, 63 paraqitje dhe 8 gola nga viti 2018, me një mesatare prej 40 minutash për ndeshje. Shifra jo të mrekullueshme, që e shtyn shqiptarin e Zvicrës të reflektojë: “Unë jam vetëm 29 vjeç, kam luajtur në disa nga ligat më të mira në Evropë dhe do të doja të vazhdoja të isha pjesë e tyre. Nuk jam duke menduar ende për fundin e karrierës time, do të shohim se çfarë ka rezervuar fati”.

Dhe midis destinacioneve të mundshme ekziston Italia. Për të do të ishte një kthim, duke pasur parasysh përvojën tek Interi i Roberto Mancini më 2015: “Çfarë shkoi keq me atë përvojë? Ndonjëherë në futboll ndodh që të jesh në vendin e gabuar në një kohë të gabuar. Unë thashë që futbolli italian ishte i ngadaltë dhe nuk mendoj se është vetëm mendimi im. Në Itali ka pasur një zhvillim thelbësor vitet e fundit, dëshmuar nga fitorja e Kampionatit Europian”.

Në seancat e kaluara të merkatos ai u lidh me disa klube italiane, përfshirë Romën, por Liverpool ngriti një “mur” rreth tij: “Interesimi i Romës një vit e gjysmë më parë? Është e vërtetë, në atë moment mund të isha transferuar te Roma ose Sevilla. Liverpool, megjithatë, nuk ishte gati të fliste për mua me ekipe të tjera”.

Dhe tani flasim për Lazio, i cili me emërimin e Maurizio Sarri në stol po kërkon një lojtar si Shaqiri: “Unë nuk kam biseda të drejtpërdrejta, ekipi im i konsulentëve merret me merkaton. Ata më informojnë kur ka klube të interesuara. Duhet të pyesni ata. Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme te Lazio për vite me radhë. Nëse është e vërtetë që ai ka një respekt të madh për mua si futbollist, jam vërtet i nderuar. E kam ndjekur Lazion për një kohë të gjatë, është një klub i nivelit të lartë. Të luaja për Sarri do të ishte intriguese”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Liverpooli ofroi shifrën e çmendur për Kiezën, ja përgjigjia e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Federiko Kieza është shndërruar në futbollistin më të kërkuar në merkato pas shkëlqimit të tij në “Euro 2020”, ku u shpall kampion me Italinë.

Sulmuesi në pronësi të Juventusit u synua pikësëpari nga Bajerni me një ofertë 80 milionë euroshe, pasi trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsman, doli hapur duke treguar admirimin për Kiezën.

Më pas, edhe Çelsi bëri një sulm prej 85 milionë paundësh (gati 100 milionë euro), por të dyja ofertat u refuzuan nga ana e “Zonjës së Vjetër”.

Gjithsesi, sulmet ndaj numrit 22 të bardhezinjve nuk kanë ndërmend të ndalen, ndonëse edhe dje ka ardhur refuzimi i radhës nga Torino. Skuadra e fundit që bëri ofertë ishte Liverpuli, por sërish 77 milionë paund (afro 92 milionë euro) nuk mjaftuan për të joshur Juven.

LEXO TE PLOTE