Connect with Us

REPORTAZH-“The Town”, traditat korçare në pikturë/ Ekspozita e veçantë e gjimnazistëve

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-“The Town”, traditat korçare në pikturë/ Ekspozita e veçantë e gjimnazistëve

Publikuar

-

Ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur interesin e artdashësve korçarë, pas kalimit pjesërisht të pandemisë. Ekspozita e radhës është ajo e nxënësve të shkollës së mesme Raqi Qirinxhi në qytetin juglindor.

Me një talent të veçantë, me një shumëllojshmëri pikturash, ky aktivitet u inicua nga mësuesi i arteve Arjol Pepi, i cili me shumë përkushtim ka mbështetur nxënësit e tij për realizimin e kësaj ekspozite.

Pjesë e ekspozitës janë bërë disa nxënës të shkollës që kanë realizuar 20 piktura duke shfaqur një tjetër pamje fantastike të qytetit. “The Town” sjell për qytetarët e Korçës, në ambjentet e Bibliotekës së Re, peisazhe të ndryshme, personazhe dhe ndërtesa karakteristike të qytetit, ndërthurrur me hijeshi dhe duke nxjerrë në pah nxënësit e talentuar.

Pjesë e pikturave ka qenë Katedralja “Ringjallja e Krishtit, Kulla “Red”, Pazari i Vjetër i qytetit i parë nga një tjetër këndvështrim, po ashtu edhe rrugicat me kalldrëm që shfaqin traditën dhe kulturën korçare.

Gjatë vizitës në ambjentet e ekspozitës takuam tre prej nxënëseve që janë bërë pjesë e saj. Me shumë kënaqësi, kemi biseduar gjatë me to për të mësuar rreth pasionit, përkushtimit, talentit dhe vështirësive që ka arti i pikturës.

Të treja vajzat janë maturante në gjimnazin Raqi Qirinxhi, dhe që në moshë të vogël kanë spikatur talentin e tyre në pikturë. Sipas tyre, një nga mbështetjet më të mëdha krahas familjes, ka qënë mësuesi i arteve Arjol Pepi, i cili për rreth 1 vit ka ndihmuar nxënësit që prej fillimit e deri në çeljen e ekspozitës.

Jimena Qarri është 18 vjeçarja që është bërë pjesë e ekspozitës duke realizuar dy piktura tepër interesante. Së pari ka pikturuar Pazarin e Vjetër të marrë me foto nga lart, e nga ana tjetër një ndërtesë  moderne që tregon një tjetër stil arkitekture, ndryshe nga tradicionalja e pazarit.

   Jimena Qarri

Pikturoja që kur kam qenë e vogël, stiloja veshje dhe asnjëherë nuk kam ndaluar së pikturuari.

Madje nëse mundem të ndaj një histori me ju, kur gjyshi im ishte në spital, kur isha e vogël, i bëra një kartolinë. Atje ishte rastësisht dhe një piktor i cili e pa dhe i tha “Mbesa jote do të bëhet piktore”.

Nuk mendoj, se piktura është e vështirë pasi kurrë nuk ka një pikturë perfekte. Kur i realizon gjërat me dëshirë, ato nuk janë një punë që duhet mbaruar, por një kënaqësi. Patjetër që kërkon talent, vetbesim dhe punë.

Pikturën e Pazarit e kam pjesë timen, e realizova për një kohë të gjatë ku kam pasqyruar çdo ndërtesë e dritare me detaje, sa kur e sheh të duket sikur je brenda. Piktura e dytë është e kundërta e pazarit tradicional, e cila ka një arkitekturë krejtësisht modern. Më ka pëlqyer kur po ndërtohej dhe vendosa mos t’i bëja thjesht një foto por edhe ta pikturoja.

Arti në Shqipëri nuk vlerësohet aspak, shumë të rinj të talentuar privohen të ndjekin ëndrrat, talentin dhe atë që I bën të lumtur, pasi arti këtu nuk është i paguar.

Do vazhdoj të pikturoj gjithmonë por nuk mendoj së do ta ushtroj si profesionin tim primar. Dëshiroj që kur të marr penelin të harroj çdo stress të ditës dhe të pikturoj për veten time”, shprehet Jimena.

Ana Menkshi është nxënësja 17 vjeçare, e cila në këtë ekspozitë vjen me Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, por e parë në një këndvështrim tjetër, ndryshe nga çmund ta shohim në përditshmëri.

LEXO EDHE:  Patozi nga Korça i drejtohet direkt Bashës/Thirri mendjes, ia ke borxh PD
     Ana Menkshi

Fotoja model për pikturën time ka qenë e shkrepur nga një fotograf profesionist i qytetit të Korçës. Ajo përkonte në mënyrë perfekte me idenë që unë kisha krijuar dhe doja të shfaqja një pamje tepër të njohur nga qytetarët por parë nga një aspekt ndryshë përtej madhështisë që jemi mësuar ta shohim.

Pasioni im për pikturën është evidentuar në moshën 5 vjeçare. Gjatë ciklit 9 vjeçar jam angazhuar në aktivitete të ndryshme kulturore dhe në vitin e parë të gjimnazit fale mësues Arjolit provova të pikturoja në telajo me bojëra vaji.

Që prej asaj kohe kam pikturuar jo vetëm me bojëra vaji apo teknika të tjera në telajo, por gjithashtu kam marrë pjesë edhe në realizimin e pikturave murale në shkollën tonë. 

Për pikturën e kësaj ekspozite kam punuar vetë dhe jashtë orareve të shkollës, pasi kam fituar sigurinë dhe eksperiencën e duhur për ta punuar vetë.

Vazhdimisht kemi qëndruar në kontakt me mësuesin për të marrë këshilla dhe për ta perfeksionuar punën. Piktura është një art shumë kompleks në të cilin nevojitet jo vetëm talenti por edhe disiplina, përqëndrimi dhe imagjinata përtej asaj çka arrin të kapë syri.

Pra, me pak fjalë nuk mjafton vetëm në mënyrë mekanike të pikturosh diçka, por duhet të japësh jetë e frymë nga vetja”, shprehet Ana.

Klea Iljas është nxënësja 18 vjeçare që ka realizuar pikturën e Ushtarit në Varrezat e Dëshmorëve në një mënyrë tepër të veçantë.

  Klea Iljas

E kam zgjedhur këtë pikturë për të treguar historinë e qytetit të Korçës. Mendoj së piktura ime është ndër më të veçantat për konceptin dhe filozofinë e saj. Gjithçka në këtë pikturë e ka një kuptim të caktuar dhe tregon diçka.

Shkallët tregojnë mundin dhe sakrificat e njerëzve për atë çka duam të arrijmë, ndërsa qielli është lumturia që vjen pas vuajtjeve. Shumë interesant është efekti që krijon pjesa e shkallëve me qiellin. Më ka pëlqyer të pikturoj që e vogël por pata një shkëputje dhe e “rizbulova” talentin tim përsëri në vitin e dytë të gjimnazit, kur filloi klasa e arteve.

 Duke qenë se është hera e parë që marr pjesë në një ekspozitë, kam patur dyshimet dhe pasiguritë e mia, por që u shuan pas këshillave dhe mbështetjes së mësues Arjolit. Ai ishte personi që më inkurajoi për të ecur përpara dhe për të zhvilluar talentin tim në pikturë.

Nëse ke pasion dhe dëshirë, asgjë nuk duket e vështirë madje as piktura që kërkon disiplinë të rreptë dhe shumë durim. Unë mendoj se zoti kur i ka krijuar artistët i ka mbajtur ata “me hatër” sepse në art nuk ekziston e vështira. Në të ardhmen nuk mendoj se do të jem piktore por që sigurisht do të kem lidhje me artin sepse është pjesë e pandashme e imja”, shprehet Klea.

Ekspozita “The Town” u çel për qytetarët e Korçës pas një periudhe 1 vjeçare pune, ku ka ka ndikuar edhe pandemia.

Nxënësit e gjimnazit Raqi Qirinxhi arritën ta finalizonin me sukses këtë aktivitet, i cili është i treti që kanë mundur të realizojnë në një përiudhe 4 vjeçare.

Ekspozita ngjalli interes të shumtë nga qytetarët korçarë, dhe për ata që do të duan ta vizitojnë nga afer, ajo do të jetë e hapur deri në datën 27 Qershor pranë Bibliotekës së Re në qytetin juglindor./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

Publikuar

-

Nga

REPORTAZH-MIK Festival rikthehet sërish në Korçë/ Nata e parë nis me “Miqtë e Operës së Berlinit”

MIK Festival rikthehet sërish në Korçë, me edicionin e tij të katërt, një eveniment i cili do të zgjatë katër ditë dhe do të zhvillohet jo vetëm në qytetin juglindor por edhe në Pustec, në ishullin e Maligradit dhe në fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë.

Ky eveniment tepër i njohur në Shqipëri, do të sjellë për të gjithë banorët dhe vizitorët vendas e të huaj, disa mbrëmje ndryshe që do të falin kënaqësi për spektatorët, duke bërë pjesëmarrës artistë të njohur.

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila është edhe organizatorja e këtij evenimenti, me shumë kënaqësi ka treguar se ky vit do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, pasi do të shtrihet në 3 qytete të qarkut juglindor pas normalizimit nga pandemia.

Ne jemi në edicionin e katërt dhe na mbushet goja kur themi që vijmë në Korçë sërish. Ky është një viti veçantë, pasi të gjithë ne kemi etje për art, pandemia dëmtoi shumë njerëzimin dhe gjunjëzoi artin. Sot jemi më shumë se kurdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë.

Jeta do të vazhdojë me optimizëm, me mbështetjen që duam ti japim njerëzimit dhe mbështetjen që ata na japin ne. Edicioni i katërt shpaloset me ngjyra, shtete, gjuhë dhe zhanre të ndryshme. Këtë mbrëmje ne e hapim me muzikën gjermane, për të vazhduar me aktivitete në zonat që duhen promovuar si në Kolonjë dhe Pustec.

Është një sërë aktivitetesh që nuk duhen humbur pasi do ti sjellin Korçës një pamje fantastike. Publiku do ta vlerësojë  shumë këtë lloj evenimenti, dhe finalja e festivalit do të jetë një grup nga Italia. Ky festival nuk do të bëhej nëse sdo të ishim të gjithë së bashku, nëse sdo të promovonim qytetin më të bukur që e do artin dhe e ka mbështetur gjithmonë atë, duke lënë trashëgimi, e ky qytet është Korça”, shprehet sopranoja Inva Mula.

LEXO EDHE:  Dhunoi bashkëshorten/ Në pranga korçari

Nata e parë e MIK Festival ka startuar me “Miqtë e Operës së Berlinit”, ku nga anëtarët e kësaj opera janë luajtur për artdashësit korçarë melodi të famshme. Mes tyre, ka qenë edhe dirigjentia shqiptare Elda Laro e cila ka treguar kënaqësinë që është pjesë e këtij evenimenti.

LEXO EDHE:  Foto-70 vjetori i Teatrit “Andon Z. Çajupi”/ Homazhe për artistët që nuk jetojnë më

Është hera e parë për mua që marr pjesë në këtë festival dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e tij. Në këtë eveniment kam sjellë dy miq të mi, violinistë të mrekullueshëm të Berlinit. Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj të japim rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme për publikun korçar. E kam të vështirë çdo herë që kthehem në Shqipëri, pasi kam emocione shumë të forta dhe e ndjej veten me shumë përgjegjësi por e gjitha është e lidhur me kënaqësinë time shumë të madhe që jam këtu”, tregon dirigjentia Laro.

I pranishëm në këtë eveniment, dhe në këtë aktivitet të zhvilluar pranë teatrit Andon Zako Çajupi ka qenë ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili ka shprehur falenderimin e tij që ky koncert ka nisur si homazh për viktimat në Gjermani.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë që të vij pasi më pëlqen shumë ky vend, ashtu edhe bashkëshortes time. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrantëve për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, është shprehur ambasadori Zingraf.

Gjatë tre ditëve pasardhëse, MIK Festival do të bëjë bashkë kolonjarët, banorët e Pusteci dhe korçarët, të cilët do të mund të shijojnë aktivitetet e ndryshme muzikore, dhe sigurisht që Korça do të kthehet edhe këto ditë në destinacionin kryesor të gjithë turistëve vendas dhe të huaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Busti madhështor i Sali Butkës, heroit që la gjurmë në historinë e vendit tonë

Publikuar

-

Nga

Sali Butka ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare. Ai u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës dhe ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës. Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë dhe duke e mbrojtur atë nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për ta eleminuar fizikisht.

Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Sali Butka u nderua sot në Kolonjë, në vendlindjen e tij, me një bust madhështor të punuar me aq mjeshtëri nga skulptori Agim Rada. Në fjalën e tij, Rada është shprehur mjaft i kënaqur për këtë vepër që ia kushtoi patriotit Butka, dhe ndihet mjaft i vlerësuar që këtë bust e realizoi ai me shumë përpjekje dhe kënaqësi.

“U detyrova të koncentroja në mendimin tim figurën dhe po ashtu ta ndërtoja unë figurën e këtij njeriu të madh duke u bazuar pak në foto dhe në imazhin e tij, që për mendimin tim ska shumë rëndësi. Rëndësi ka që ky monument të jetë sintezë e tipareve që ka një patriot i madh dhe një luftëtar si Butka. Busti ka përmasa të mëdha, sic ka qenë vetë historia e Butkës, sidomos banorët e kësaj treve që dinë shumë detaje nga jeta e këtij patrioti, të cilat mi kanë treguar dhe kanë qenë një burim frymëzimi për mua.

Ne i kemi borxh jo vetëm kësaj toke shumë pjellore në kuptimin e heronjve, patriotëve, njerëzve që e kanë dashur vendin dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri deri në gjakun e tyre. Nuk le dot pa përmendur sot humanistin e madh Muhamed Malon, i cili sa herë më takonte, më citonte ndonjë varg që ia citonte i ati, dhe unë i kam bërë pjesë të bustit “Për lirinë, për lirinë, lum kush vdes për Shqipërinë”.

Këto janë postulate të thëna nga njerëz që kanë sakrifikuar jetën për këtë vend, dhe këta njerëz meritojnë shtatore jo kaq por akoma më të mëdha. Kjo trevë ka nxjerrë pafund patriotë të penës, pushkës, atdhedashurisë dhe unë mendoj se nuk do të dalë bronxi I Shqipërisë për të derdhur figurat e kësaj treve”, shprehet skupltori Agim Rada.

LEXO EDHE:  Një Korçë dhe PD, në duart e Niko Peleshit

LEXO EDHE:  Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit/ Policia në vendngjarje

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ky bust është një vlerësim i munguar për një kolonjar që ka dhënë shpirtin e tij për atdheun, dhe ndihet tepër i lumtur që u realizua pikërisht në qendër të qytetit të Ersekës.

“Kontributi i Bashkisë në këtë event është modest në krahasim me kontributin e kolonjarëve si i ndjeri Muhamed Malo, është i jashtëzakonshëm dhe është pasha kryesore. Na takonte që në këtë copë tokë ti vlerësojmë të gjithë patriotët që kanë kontribuar jo vetëm për Kolonjën por për të gjithë Shqipërinë. Dhe Sali Butka është një figurë e tillë që e meriton këtë vëmendje.”, thotë Erion Isai.

Një tjetër figurë e njohur e Korçës që s’mund t’i mungonte këtij aktiviteti është dhe historiani Niko Kotherja, i cili në fjalën e tij ka shprehur rëndësinë e figurës së Sali Butkës i cili ka krijuar shkollat e reja dhe ka siguruar jetën e patriotëve të tjerë të Kolonjës dhe jo vetëm.

“Sali Butka është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare dhe në periudhën e Pavarësisë. Ka kontribuar masivisht në krijimin e shkollave shqipe në zonën e Kolonjës, në të gjithë ato shoqërime që ai i ka bërë Petro Nini Luarasit pasi ka qenë njeriu më i besuar i tij, duke i siguruar jetën e duke e mbrojtur atë. Sot me rastin e inagurimit të një shtatoreje të tij, në zemër të Ersekës, unë mendoj se ka ardhur koha për ta risjellë përsëri  këtë personalitet në parametrat e tij të vërtetë.

Një personalitet që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e vendit, por duke mos e ngatërruar këtu emrin e tij me njerëz të cilët kanë patur akte vandalizmi që i janë veshur figurës së Sali Butkës.

Heroi i Kolonjës jo domosdoshmërisht duhet të mbajë përgjegjësi për ato veprime që ndodhnin në mes të zjarrit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se është e nevojshme të rikthejmë sytë për të ridimensionuar jo vetëm figurën e Sali Butkës por gjithë familjen e tij, pasi të gjithë janë hedhur në luftë me parullën Liri a Vdekje”, tregon Niko Kotherja.

Sot u vlerësua jo vetëm figura e patriotit të shquar Sali Butka, por edhe kontributi i tij së bashku me patriotë të tjerë kolonjarë që i sollën frymë të re Kolonjës, Korçës dhe gjithë Shqipërisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

PERSONAZH/ Njihuni me mjeshtren Ardiana Handraj, “Artizania e Shqipes”!

Publikuar

-

Nga

Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.

Ardiana Handraj, artizane

Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.

Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë.  E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël.  Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.

Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si “Artizanen e Shqipes”, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.

Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen.  Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta  dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.

Xhubleta, kostum femrash 

Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në aksin Korçë-Pogradec

LEXO EDHE:  Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit/ Policia në vendngjarje

Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.

Çentroja e Korçës

“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane. 

Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.

Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.

Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.

Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:

Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al

LEXO TE PLOTE