Connect with Us

Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor

Bota

Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor

Publikuar

-

Presidenti i ri iranian dhe negociatat për programin bërthamor

Irani zgjodhi një president të vijës së ashpër, besnik i udhëheqësit suprem të vendit. Presidenti Raisi ka thënë se nuk do të takohet me Presidentin Joe Biden. Presidenti i sapo zgjedhur mund të ketë rol të rëndësishëm në rifillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit, por administrata e Presidentit Biden thotë se vendimi përfundimtar i takon udhëheqësit suprem iranian. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Ebrahim Raisi, politikan i vijës së ashpër, fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale të Iranit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte shumë e ulët. Ja si u shpreh kur ai u pyet nëse do të ishte i gatshëm të takohej me Presidentin Biden. “Jo”

Përgjigja nuk e habiti sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Pikëpamja jonë është se ka një vendimmarrës dhe kjo nuk ka ndryshuar, ai është Udhëheqësi Suprem”.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë vende të tjera po negociojnë kushte të reja të paktit bërthamor me Iranin të vitit 2015, por zoti Raisi thotë se programi i raketave të Iranit është “i panegociueshëm”. Ai gjithashtu fajëson Uashingtonin për shkeljen e premtimeve.

“Ju duhet t’i kishit hequr sanksionet dhe nuk e bëtë; kthehuni dhe përmbushni angazhimet tuaja. Evropianëve u them se ata nuk duhet të qëndrojnë nën presionin e politikave amerikane.”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se kjo ishte zhurmë politike, pasi sanksionet e vendosura nga ish-administrata Trump janë pjesë e diskutimeve për riaktivizimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

“E kuptojmë, siç e kemi parë në raundet e kaluara të negociatave, që do të ketë një seri retorikash që lidhen kryesisht me nevojat politike brenda vendit të tyre. Vëmendja jonë mbetet tek negociatat që shpresojmë të vazhdojnë.”

Presidenti Raisi është vënë nën sanksione nga ShBA, si i dyshuar në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988, edhe pse ai e quajti veten “mbrojtës i të drejtave të njeriut” gjatë konferencës për shtyp. Ish i burgosuri Iraj Mesdaghi thotë se presidenti i ri drejtonte “komisionet e vrasjeve”.

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

“Ai luajti një rol shumë aktiv në krahasim me anëtarët e tjerë të komisionit të vrasjeve.”

Zëri i Amerikës e pyeti zëdhënësen Psaki në lidhje me sanksionet kundër presidentit të zgjedhur dhe vendit të tij.

“Presidenti i ri do të mbahet përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut nën pushtetin e tij. I kërkojmë qeverisë iraniane, pavarësisht se kush është në pushtet, të lirojë të burgosurit politikë, të përmirësojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë iranianët.”

Raisi është mbështetës i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Vëzhguesit parashikojnë se ai nuk do ta qeverisë vendin i vetëm dhe se do të përballet me sfida të rëndësishme.

Farzaneh Roostaee, gazetare iraniane në Stokholm, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Presidenca nuk ka kompetenca të gjera. Ai nuk është i aftë të trajtojë çështjet e krizës ekonomike apo të marrëveshjes bërthamore, të cilat janë çështje shumë komplekse dhe të vështira, nëse jo të pamundura për t’u zgjidhur.”

Ende nuk dihet se kur negociatorët do të takohen përsëri për të diskutuar marrëveshjen bërthamore, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane thotë se egziston një hendek i gjerë për disa çështje kryesore./Voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  PS draft-rezervë për KLSH-në/ Çfarë ka përgatitur për tejkalimin e kompetencave të Presidentit

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Debati i parë Trump-Biden/ “Lumë” reagimesh të ashpra

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Obama:Marrëveshja me Iranin, mundësi që vjen një herë në jetë

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Gara presidenciale në SHBA/ Evi Kokalari: Biden nuk po fiton, po përpiqet të vjedhë haptas zgjedhjet

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

LEXO EDHE:  Gara presidenciale në SHBA/ Evi Kokalari: Biden nuk po fiton, po përpiqet të vjedhë haptas zgjedhjet

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

LEXO EDHE:  PS draft-rezervë për KLSH-në/ Çfarë ka përgatitur për tejkalimin e kompetencave të Presidentit

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE