Connect with Us

Po flini keq gjatë natës?/ Studiuesit: Shmangni këtë zakon

Life Style

Po flini keq gjatë natës?/ Studiuesit: Shmangni këtë zakon

Publikuar

-

Shumë njerëz përdorin teknikën e të dëgjuarit muzikë për të patur një gjumë të mirë, por së fundi duket se kjo duhet të jetë gjëja e fundit që bëni para se të flini.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën Psychological Science, muzika apo kënga që po dëgjoni do të mbetet përgjatë gjithë natës në mendjen tuaj duke bërë që të keni një gjumë jo të mirë dhe që ditën e nesërme të zgjoheni edhe më të përgjumur.

Këto zbulime hedhin dyshime në pikëpamjen e përhapur gjerësisht se muzika është e dobishme për një gjumë të mirë.

Në të vërtetë, shumë nga pjesëmarrësit e studimit , 87 përqind, menduan këtë, por hulumtimi tregoi se në fakt ‘ata që dëgjuan më shumë muzikë fjetën më keq’.

“Krimbat e veshit”, të cilët pothuajse të gjithë ne i përjetojmë, priren të jenë melodi tërheqëse, ritmike, sepse këto janë më të lehta për tu mbajtur mend.

LEXO EDHE:  2 këngë shqiptare të publikuara në të njëjtën ditë/Cila prej tyre theu rekord?

“Krimbat e veshit”, të njohur mjekësisht si imazhe muzikore të pavullnetshme, janë të padëmshëm, edhe pse të kesh një këngë që bluan në kokën tënde mund të jetë irrituese.

Shkaku është pak mister, por studimi i mëparshëm ka sugjeruar që dëgjimi i muzikës, stresi dhe kujtimet luajnë një rol. Për më tepër, shkencëtarët besojnë se truri në mënyrë të pandërgjegjshme i riprodhon këto këngë për orë të tëra pasi i ka dëgjuar ato si pjesë e procesit për të vendosur kujtimet, kështu që dëgjimi i muzikës gjatë ditës gjithashtu mund të shkaktojë imazhet e pavulnetshme gjatë natës.

Për të parandaluar këtë gjatë natës, Dr Scullin sugjeron dhjetë minuta të përqendroheni në një detyrë para gjumit, siç është shkrimi i një ditari, për të shpërqendruar trurin.  Nëse dëgjoni muzikë para gjumit, zgjidhni diçka të qetë dhe të panjohur, shton ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Një “bombë” e vërtetë/ Ana Kauri çmend ndjekësit me trupin perfekt

Publikuar

-

Nga

Një “bombë” e vërtetë/ Ana Kauri çmend ndjekësit me trupin perfekt

Ana Kauri është një nga vajzat më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja e Përputhen, pas festës së ditëlindjes, po shijon ditët e nxehta në bregdet.

Ish konkurrentja nuk i ka kursyer aspak pozat e nxehta me bikini ku në sy bien linjat e saj perfekte.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sindi hakmerret ndaj Muratit/ I nxjerr bojën edhe Olës

Publikuar

-

Nga

Sindi Loci është një nga ish konkurrentet më të komentuara të Përputhen. E ftuar në emisionin “Në pranga”, ajo e ka cilësuar Muratin, me të cilin pati një pëlqim shumë të fortë në Përputhen, si njeriun më falso.

Sipas sindit lidhja me Olën ishte shoë dhe e stisur jo vetëm nga ata të duy. Ajo ka zbuluar se pas daljes nga Përputhen, murati dhe Ola nuk kanë patur fare komunikim me njëri-tjetrin, shkruajnë mediat.

LEXO EDHE:  “Degjenerimi ka kaluar kufijtë”/ Elgit Doda i bën thirrje kryeministrit

Personi më falso nga të gjithë, sepse sa kohë isha unë bënte si i dashuruar pas meje, sepse asnjë nuk e ftonte në takim dhe kur erdhi dikush tjetër doli me atë personin tjetër.

Ola dhe Murati pasi kanë dalë nga emisioni nuk kanë folur më me njëri-tjetrin. Ishte show, ishte e stisur jo vetëm nga dy personazhet mund të them”, është shprehur Sindi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 5 gusht 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 13 nëntor 2020

Dashi

Ju mund të prisni një ditë të ngarkuar. Mos planifikoni asgjë shtesë! Shtëpia, familja ose bashkëshorti juaj ka të ngjarë të kërkojnë shumë nga ju. Në fakt, energjia juaj mund të shtrihet deri në pikën e thyerjes, prandaj kini kujdes që të mbani një forcë rezervë.

Demi

Është e lehtë të imagjinohet një mik që vjen në shtëpinë tuaj për të pirë një filxhan kafe dhe përfundon duke ju transmetuar të gjithë energjinë e tij. Le të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë sot, sepse atëherë do të keni probleme për të fjetur. Mos besoni gjithçka që dëgjoni.

Binjakët

Ju mund të ndjeni një nevojë urgjente për të ripërtërirë energjinë fizike dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të merreni me sport. A bëni mjaft stërvitje? Nëse jo, kjo mund të jetë një kohë e mirë për të shkuar në palestër. Edhe më mirë do të ishte pjesëmarrja në një aktivitet sportiv në grup. Gjeni atë që ju pëlqen dhe lëvizni.

Gaforrja

Në një ditë si kjo e sotmja do të mësoni një të vërtetë të vjetër. Njerëzit i harrojnë shpejt vështirësitë që kanë pasur në jetë dhe mbajnë mend periudhat e lumturisë për një kohë të gjatë. Do të jeni të mbushur me energji sot dhe mundohuni ta shfrytëzoni sa më mirë.

Luani

A keni dëshirë të bëni një udhëtim larg vendit ku jetoni? Doni të jetoni në Evropë, apo Azi? Këto janë dëshirat që mund të keni për shkak të shtimit të mundësive, kohës dhe parave. Shihni nëse mund të vendosni seriozisht për një projekt të këtij lloji.

Virgjëresha

Çfarë po ndodh në marrëdhëniet tuaja miqësore? Duket se po kërkoni një luftë. Arsyeja mund të jetë ngaqë dikush ju ka vjedhur një pozicion drejtues që ju e donit. Juve ju pëlqen të jeni në krye të grupit dhe tani jeni përballur me rezistencë. Planifikoni të shkoni në një udhëtim.

Peshorja

Ka momente kur të gjithë e ndiejnë se ku qëndron fati i tyre dhe sot për ju do të jetë një nga ato momente. Së shpejti mund të dëshironi t’i jepni jetës suaj një orientim thelbësisht të ndryshëm, që do të jetë i vlefshëm për disa vjet. Nuk është vetëm profesioni që do t’ju preket, por çdo fushë në jetën tuaj.

LEXO EDHE:  Kënga e reperit shqiptar bëhet trend në Tik Tok/ Miliarderi nuk i reziston dhe publikon videon

LEXO EDHE:  Kënga e reperit shqiptar bëhet trend në Tik Tok/ Miliarderi nuk i reziston dhe publikon videon

Akrepi

Pas disa kohësh apati, dita në vazhdim do t’i japë energjisë suaj një shtysë të re. Çdokush që përpiqet t’ju pengojë, më mirë të ketë kujdes, sepse nuk do të jeni në gjendje të toleroni kundërshtimet. Sot ju nuk mund të jeni të përmbajtur dhe kjo është një kohë e shkëlqyer për të përforcuar reputacionin si një kapiten i shkëlqyer i ekuipazhit tuaj!

Shigjetari

Sot mund të ndikoheni nga një person, i cili nxjerr llojin e vendosmërisë që prodhohet nga një kombinim i forcës dhe besimit shpirtëror dhe intelektual. Takimi me këtë person ka të ngjarë t’ju frymëzojë që të angazhoheni për një punë të mirë, ndoshta për të fituar më shumë para. Në dashuri sot mund të hasni në një keqkuptim.

Bricjapi

Ju mund të keni pasur një tendencë për të shkuar në rutinën tuaj të përditshme në mënyrë letargjike kohët e fundit, por sot “ora me zile” ju zgjon. Ju mund ta kuptoni që ndihma juaj është urgjente dhe nuk ka kohë për të humbur. Mund të prisni që të harxhoni një pjesë të madhe të energjisë në një qëllim të vetëm, por të përcaktuar mirë.

Ujori

Dita do të jetë e mbushur më shumë me ngjarje. Ekziston një shans që ju të ndiheni të detyruar që më në fund të zgjidhni një çështje të lodhshme, ose detajet e një projekti, ose një problem në lidhje me jetën tuaj shtëpiake. Nuk do të pushoni derisa të përfundojë dhe nuk do të shpërqendroheni. E vetmja gjë që do të ketë rëndësi për ju do të jetë zgjidhja e këtij problemi.

Peshqit

Tani është koha për të rindezur një mundësi të artë profesionale dhe për ta rikthyer në jetë. Shpërblimet janë pranë. Mjafton të mos hiqni dorë përballë pengesave. Në raport me partnerin, sot do t’ju duhet të merrni një vendim.

LEXO TE PLOTE