Connect with Us

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Politikë

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Publikuar

-

Keidi Mehmetaj, e cila “ u dogj” nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi për hir të Petrit Vasilit, edhe pse kishte më shumë vota se ai, është shfaqur sot e rebeluar.

Në studion e Breaking në TopNews, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së Mehmetaj se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit t’i kujtonte Mehmetaj video- skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Debati i plotë:

Gazetarja: Sa meritokraci ka brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.

LEXO EDHE:  Intervista e Kryemadhit/ Ilir Meta, Edi Rama dhe marrëdhëniet e LSI me Erion Veliajn

 Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

 Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

 Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Hapja e kutive të Beratit/ LSI: Dhjetëra raste të votimit të shumëfishtë

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një pallat-një votë”/ Arben Malaj tregon për çfarë do ta pyesë SPAK, Petro Koçin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në SPAK, pas disa qëndrimeve të tij publike, ku tha se krimi po merr tendera.

Nsë një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan “SPAK pritet ta pyesë Petron edhe për akuzen publike “Nje pallat – Nje votë.”

Më tej, Malaj risjell në vëmendje disa nga akzuat publike, që Petro Koçi kur ishte kryetar I PSV 91, I drejtonte Ramës.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rames si :

“Nje pallat – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te vertetojë se Petro nuk po i sherben askujt, por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”-shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE