Connect with Us

Një thirrje publike ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim

Politikë

Një thirrje publike ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim

Publikuar

-

Sot, për të disatën herë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar, duke iu drejtuar mediave, që të mos heshtin për çështje të caktuara, por të tregojnë guxim dhe t’i shërbejnë publikut.

Reagimi i ambasadores Kim, ka ardhur pas kërkesës së bërë dje nga ONM, në lidhje me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pra, ankimin e bërë në KPK dhe kalimin në KPA.

Një reagim i ambasadores që vjen pas Reformës në Drejtësi, një proçes që është udhëhequr nga vetë amerikanët dhe Bashkimi Europian, por për herë të dytë ajo përsëriste apelin ndaj mediave.

Të parin e ka bërë publik, të ashpër dhe të fortë, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, dhe kjo ishte hera e dytë që fliste ndaj mediave.

Në fakt ne si redaksi, kemi dy kërkesa të thjeshta, ndoshta që Zonja Ambasadore mund t’i ndihmojë edhe mediat, por edhe shqiptarët, nëpërmjet Twitter-it, të saj.

Së pari, thirrja është që mediat të mos keqpërdoren nga ortakëri të cilat ju mbyllin gojën. Pra, ky është rasti konkret, është rasti i Top Channel, që mbron publikisht me kronika dhe emisione, aferën korruptive të inceneratorëve, të cilen e ka nën hetim SPAK.

Thirrja jonë është mjaft e thjeshtë. A mund t’i kërkohet publikisht SPAK-ut, të zbardhë dosjen e inceneratorëve dhe lidhjet me Top Channel?

Kjo do të ishte mjaft e rëndësishme.

Nga ana tjetër, zonja Ambasadore mund t’i kërkojë këtij institucioni edhe hetimin e pasurisë së drejtorit të këtij televizioni, Ben Blushi. Apo të ardhurat që qarkullon kjo media dhe lidhjet e tyre me koncesionet që jep qeveria.

Pra, lidhja qeveri-korrupsion, nëpër koncesione dhe më pas ortakëri në media, duke i financuar ato.

Ndaj, e nderuar Zonja Ambasadore, me shpresën se do ta lexoni kërkesën tonë dhe do të reagoni, qoftë ndaj SPAK, të cilin ju e quani një histori suksesi, i cili në fakt është si ai “djalli” që fshihet në detaje.

LEXO EDHE:  KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti

Megjithëse pretendohet një luftë e madhe, kundër korrupsionit, duhet të dini se shumë letra harrohen në sirtar dhe SPAK nuk heton deri në fund korrupsionin në media, apo korrupsionin e inceneratorëve, dosje të cilat i “përpëlit”, ose nuk i shqyrton fare.

Prandaj, dhe thirrja jonë është publike. Thuajini me emra ato mediat që nuk flasin edhe kur bëhet fjalë për trafikantë droge, edhe kur bëhet fjalë për inceneratorët, edhe kur bëhet fjalë për mbështetje prokurorësh.

E në rast se nuk doni t’i thoni me emra, për të ruajtur etikën, nga ana tjetër ju mund t’i kërkoni SPAK, të shkartisë një herë e mirë letrat, të hapë dosjet dhe të mbyllë deri në fund hetimet për skandalin e inceneratorëve dhe dosjet korruptive që lidhen me koncesionet e qeverisë në marrëdhënie me mediat./CNA.al

Ambasadorja amerikane reagim të fortë për mediat

Letër publike ambasadores Kim/ Pse SPAK nuk e heton këtë “peshk të madh”?!

Ben Blushi kapet me “presh në dorë”/ Këmbanë alarmi për SPAK

Çfarë fsheh biznesi i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën dhe pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Braçe e nis ditën i revoltuar/ Çfarë e shqetësoi zv.kryeministrin  

Publikuar

-

Nga

Humbja e mandatit të 10-të në Fier/ Erion Braçe merr përgjegjësinë: I kërkoj ndjesë Gramoz Ruçit

Zv/kryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën i revoltuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

Braçe ka publikuar video nga pallati përballë duke theksuar se pasi është ankuar, ka marrë si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

LEXO EDHE:  26 kandidatë potencialë për Gjykatën Speciale/ Zbulohet kushti që i mban peng

“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një pallat-një votë”/ Arben Malaj tregon për çfarë do ta pyesë SPAK, Petro Koçin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në qeverisjen e socialistëve, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi është thirrur për të dëshmuar në SPAK, pas disa qëndrimeve të tij publike, ku tha se krimi po merr tendera.

Nsë një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan “SPAK pritet ta pyesë Petron edhe për akuzen publike “Nje pallat – Nje votë.”

Më tej, Malaj risjell në vëmendje disa nga akzuat publike, që Petro Koçi kur ishte kryetar I PSV 91, I drejtonte Ramës.

Nje koleg socialist nga Fieri ka bindjen se meqenese SPAK po heton korrupsioni gjate gjithe tranzicionit, do ta pyes ish kryetarin e Partise se Socialisteve te Vertete ( PSV91) edhe per akuzat e tij publike kunder Rames si :

“Nje pallat – Një votë”, dhe per korruptimin partiak nepermjet sistemit të “Votuesve një përdorimësh” ne kongreset e Rilindjes.

Kjo do te vertetojë se Petro nuk po i sherben askujt, por vetem taksapaguesve fierake, shqiptare dhe nderkombetare!

Pavaresisht nga hezitimi i disa socialisteve nga Fieri – Petro e meriton mirenjohjen per sensibilizimet mediatike.”-shkruan Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE