LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ja ku do të transferohet Dejvi Bregu

22 Qershor 2021, 16:28, Sport CNA
Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ja ku do të

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat turke ditën e sotme. Sipas ?koroglugazetes.com?, ylli i Teutës, Dejvi Bregu, ka arritur marrëveshjen me klubin e Bolusporit që militon në Ligën e Parë turke.

Edhe pse 25-vjeçari ka edhe 1 vit kontratë me klubin durrsak, në Turqi e bëjnë fakt të kryer se Bregu do të veshë fanellën e Bolusporit.

Vlonjati në sezonin që sapo u mbyll u aktivizua 35 ndeshje me ?Djemtë e Detit? ku shënoi 13 gola dhe dha 8 asiste. Vlen të theksohet fakti se Teuta në raundin e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol, teksa do të tentojë të marrë më të mirën nga kjo përballje.

Lajmet e fundit nga