LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi që jep Monika Kryemadhi duke “djegur” Kejdi Mehmetajn

22 Qershor 2021, 12:34, Politikë CNA

Kejdi Mehmataj u zgjodh deputete ne vitin 2013, e propozuar nga LSI si përfaqësuesja e studenteëve dhe në atë kohë ishte deputetja më e re e parlamentit, duke qënë e zgjedhur pa i mbaruar ende studimet universitare.

Që prej asaj kohe e deri në zgjedhjet e këtij viti, ajo ishte modeli që LSI proklamonte me shumë bujë, si investim i te rinjve për t?u përfshirë në politikë, aq sa Kejdi Mehmetaj u bë në këtë mënyrë edhe imazhi i vetë LSI-së.

Me një artikulim për t?u patur zili, me arsyetimin dhe logjiken e ftohtë të një politikaneje karriere, me forcën e argumentimit nëpër debate, vajza e vogël e LRI-së u bë protagoniste dhe përfaqësuese dinjitoze e vetë partisë, ku edhe është nënkryetare.

Nga çdo plan që të vlerësosh, Kejdi Mejmetaj ia vlen të cilësohet si investimi më i sukseshëm politik i LSI-së.

Mirepo, ja qe nuk mendon keshtu kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi, e cila, me vendimin e saj për të zgjedhur të përfaqësojë qarkun e Fierit, ku ishte e para në listën e kandidatëve të LSI, njëherësh ka vendosur të djegë investimin më të madh të Ilir Metës në LSI, duke e lënë Kejdi Mejmetajn jashtë Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Me vendimin e saj Monika Kryemadhi duke ?djegur? Kejdin, në fakt ju dërgon mesazhin më të shëmtuar gjithë të rinjve shqiptarë, të cilët duhet të kuptojnë se nëse angazhohen e mbështesin LSI-në do të kenë fatin e Kejdit.

Domethënë do të përdoren e shfrytëzohen në moshën e tyre më të bukur të rinisë, e kur të jenë formuar e rritur edhe politikisht si Kejdi, do t?iu vënë duart e do t?i përzënë për ca gërdalla politike të korruptuara dhe servile dhe që nuk kanë te drejtë të pajisem me vize për në SHBA, me fytyrën e Petrit Vasilit.

Qe Monika zgjodhi të ?djegë? Kejdi Mehmetajn për Petrit Vasilin është e kuptueshme për disa arsye.

Së pari në këtë zgjedhje të saj ka ndikuar pesha prej servili e lëpirësit Petrit Vasili, padyshim më tipiku i sojit të servilëve që politika shqiptare ka prodhuar në këta 30 vjet.

Pa asnjë vlerë përfaqësimi, i refuzuar maksimalisht nga vetë votuesit e LSI-së që i dhanë atij 10 herë më pak vota se sa Përparim Spahiut të ardhur së fundmi nga Dibra në Tiranë, nëse Celibashi e çon në Kuvend duke mos respektuar Kodin Zgjedhor e për ti bërë qefin Ilirit dhe Monikes, ky do të jetë shëmtia e vetë Kuvendit, jo vetëm se do të jetë njeriu me vetëm 362 vota, por se do të kthehet në qepazenë e parlamentit, ku çdo deputet do të mund t?i mbyllë gojen si deputetit më të pavotuar të historisë së parlamentarizmit shqiptar.

Së dyti, një arsye tjetër që ka ndikuar Moniken të ?djegë? Kejdin është edhe ndjenja e kompleksit të inferioritetit që kryetarja ka përballë vajzës oratore e me artikulim mbresëlënës, perballë imazhit të mirësisë që ajo përfaqëson në publik e sidomos mes të rinjve.

Së treti, Monika duke ?djegur? Kejdin shfaqet edhe në anën e vet me të shëmtuar, ate të xhelozisë dhe hakmarrjes për këdo që nuk pranon të qëndrojë nën nivelin e saj mizerabël të performimit publik.

Kejdi Mehmetaj bën diferencën. Me diskutimet në Kuvend, me përfaqesimin nëpër emisone e debate televizive, por edhe ne takimet me ndërkombëtaret, ajo gjithnjë e ka lënë në hije kryetaren e vet, e cila në gjithe angazhimin e saj në parlament mbahet mend për çizmen e hedhur ndaj Edi Ramës dhe për një diskutim për formën dhe cilësinë e tollumave.

Por, pavarësisht të gjithave, duke djegur Kejdi Megmetajn për Petrit Vasilin, Monika Kryemadhi na jep të kuptojmë se LSI përfundimisht e ka kryer misionin e vet.

Ajo tashmë është një forcë politike e perenduar e pa asnjë të ardhme, aspak për faj të votuesve të saj, por vetëm e vetëm për faj të mënyres së drejtimit pa asnjë ide e vizion, që i imponoi LSI-së vendimmarrje të gabuara dhe që e vunë atë në qender të ndëshkimit popullor, si forcë politike e korruptuar.

Me vendimin e saj për të ?djegur? Kejdi Mehmetajn, Monika Kryemadhi në fakt bën që të humbasë LSI-ja. Ndërkohë që Kejdi Mehmetaj duhet ta quajë veten të fituar, sepse imazhi i saj nuk do të mund të përdoret më për të mbuluar shëmtinë që përfaqëson për turpin e ca njerëzve që nuk kanë turp servilizmi dhe b?lëpirja në politikë./CNA.al

Lajmet e fundit nga