Connect with Us

Mbylli dosjet në këmbim të parave?/ Hajdarmataj “mbytet” me denoncime në Vetting

Vetingu

Mbylli dosjet në këmbim të parave?/ Hajdarmataj “mbytet” me denoncime në Vetting

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i kryesuar nga, Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon ka zhvilluar një ditë më parë, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020.

Komisioneri Publik, Darjel Sina ka paraqitur shkaqet e ankimit lidhur me dy kriteret e vlerësimit të subjektit të rivlerësimit: atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit objekt ankimi dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke pretenduar se janë joobjektive, jo proporcionale, të pabazuara në ligj, në prova apo në rrethanat e çështjes.

Në mbështetje të këtyre pretendimeve, përveç disa akteve të depozituara në Kolegj më datë 15.06.2021, të cilat i ishin përcjellë paraprakisht Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja bashkëlidhur parashtrimit të sotëm, duke kërkuar riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes.

Me kërkesë të kryesueses së seancës, Komisioneri Publik u shpreh për denoncimet e ardhura në adresë të subjektit të rivlerësimit, z. Hajdarmataj, duke vlerësuar se në to nuk gjenden rrethana për t’i përfshirë në shkaqet e ankimit.

Për t’i lënë kohë të mjaftueshme Komisionerit Publik të shprehet lidhur me aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 06.07.2021, ora 12:00.

Denoncimet për mbyllje dosjesh

Komisioneri Publik, në konsideratë dhe të Rekomandimit të ONM-së, vlerëson se gjetjet dhe mangësitë e konstatuara janë të tilla që, sipas orientimit të Kolegjit, mund të vlerësohen sipas treguesve përkatës të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar, për sa kohë ka të dhëna që lidhen me tregues të natyrës cilësore, të vlerësueshme dhe të matshme, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, bazuar në nenin 4, pika 2, dhe nenin 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, konkretisht: 7

Për çështjen e transferuar, procedimi penal nr. ***, i vitit 2010, regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në të cilën subjekti ka pasur rolin e drejtuesit dhe të prokurorit të ngarkuar me hetimin e çështje.

Në denoncimin e paraqitur, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka miqësi me një shtetas me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale, duke udhëtuar shpesh së bashku jashtë shtetit nga viti 2010 deri në vitin 2016.

Nga përmbajtja e akteve të procedimit penal nr. ***/2010, pa kaluar në përsëritje të zgjeruar të rrethanave të rastit, paraqitur në ankim, ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e prokurorit të çështjes, ka vendosur pushimin e procedimit penal nr. ***/2010, duke arsyetuar se: “… jemi përpara rasteve të pushimit të çështjes, pasi ka dyshime në ekzistencën e faktit, nuk provohet ekzistenca e faktit, i cili përbën vepër penale. Në nenin 328/1, germa “a”, 8 të K. Pr. Penale, parashikohet se ekzistenca e faktit është kusht për fillimin apo vazhdimin e procedimit penal. Në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”.

Ndërsa në lidhje me të dhënën tjetër të denoncimit për kontaktet e subjektit të rivlerësimit me një shtetas me problem ligjore, subjekti i rivlerësimit, në përgjigje të email-it të datës 21.2.2019, të Komisionit, është përgjigjur se: “Sa i përket shtetasit ***. ***., ju sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”.

LEXO EDHE:  Vettingu i prokurorit Afrim Shehu

Procedimi penal nr. ***, i vitit 2017, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (subjekti ka qenë në rolin e drejtuesit), e cila ka shpallur moskompetencën lëndore, duke ia dërguar aktet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka vendosur moskompetencën lëndore në shkëmbim të favoreve financiare, duke e dërguar çështjen për hetim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Përmet, vend në të cilin, më datë ***.7.2017, ishin sekuestruar 11. 650 kg lëndë narkotike Cannabis  sativa.

Procedimi penal nr. ***/2013, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (subjekti ka qenë në rolin e drejtuesit, prej marsit 2016), e cila ka shpallur moskompetencën lëndore dhe aktet ia ka dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, ku janë zhvilluar hetime në procedimin penal me nr. ***/2017.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti ka vendosur zëvendësimin e prokurorit pa asnjë shkak dhe në mënyrë të paligjshme. Ka favorizuar të dyshuarit nën hetim dhe se, me firm ën e tij, ka përcjellë çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.

Procedimi penal nr. ***/2015, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda (për periudhën maj 2015 – mars 2016, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar funksionin e zëvendësdrejtuesit e më pas atë të drejtuesit), dërguar për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, ku janë zhvilluar hetime në procedimin penal me nr. ***/2016.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se subjekti i rivlerësimit ka vendosur moskompetencën, duke e kaluar çështjen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, me qëllimin e vetëm që dosja të mbyllej në këmbim të përfitimeve financiare.

Procedimi penal nr. ***/2012, i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Kjo e fundit ka shpallur moskompetencën tokësore, duke ia kaluar aktet Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës (ku subjekti ka qenë drejtues 2013-2015), regjistruar me nr. ***/2013.

Në denoncimin e paraqitur për këtë rast, ndër të tjera, pretendohet se në këmbim të favoreve financiare, subjekti ka ndërhyrë në dosje pa asnjë akt ligjor të shkruar, qoftë dhe formal, duke hequr nga hetimi prokuroren e çështjes, ***. ***., në kundërshtim me nenin 27, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe ka vendosur në kundërshtim me ligjin moskompetencën, me arsyetimin e vetëm se Elbasani është rreth më i afërt me Tiranën se Durrësi. Ndërkohë që kishte më shumë se një vit që kishte pranuar kompetencën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Për vlerësimin e kriterit të pasurisë

Lidhur me pasuritë e deklaruara nga subjekti i rivlerësimit në Deklaratën “Vetting”, pasuri të luajtshme në formën e depozitave bankare dhe kursimeve të poseduara në cash, nga analiza financiare e kryer për periudhën 2003-2016, Komisionit i ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht për vitet 2010-2013, me një diferencë negative prej – 980.888 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë, diferencë për të cilën Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Konflikti i interesit/ Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashkëshorti të pandarë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të paguajë vlerën mbi 2 milionë euro për tri familje të shpronësuara nga regjimi komunist.

Në çështjen e njohur si Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë, paditës ishte avokati Envi Hicka dhe studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, ndërkohë në gjyq shteti shqiptar mbrohej nga avokatja e shtetit, Alma Hicka.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i cili vendosi ta shkarkonte nga detyra si gjyqtare Alma Hickën, ky nuk është rasti i vetëm ku ajo është gjendur në konflikt interesi me bashkëshortin gjatë periudhës që drejtonte Avokaturën e Shtetit.

Në 60 çështje të komunikuara në janar të vitit 2014 kundër Shqipërisë në Strasburg, 15 prej tyre përfaqësoheshin nga studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj.

E pyetur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të rivlerësimit, Hicka ka mohur se gjyqet ku është përballur si palë paditëse me bashkëshortin dhe studion e tij ligjore përbënin konflikt interesi.

“Kurdoherë, në ushtrimin e çdo funksioni kam respektuar të gjitha detyrimet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë,” ka deklaruar Hicka në përgjigje të një pyetësori të dërguar nga KPK gjatë hetimit administrativ.

Alma Hicka ka qenë gjyqtare nga viti 2003 dhe në vitin 2013 u emërua Avokate e Shtetit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018. Pas dorëheqjes nga posti i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Hicka u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Trupi gjykues që rivlerësoi Alma Hickën ishte i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin.

Vendimi i arsyetuar për subjektin nuk u zbardh sipas parashikimeve ligjore, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Ai bë publik me 15 korrik – 74 ditë pas afatit maksimal dhe vetëm pasi BIRN i kërkoi llogari KPK-së për vonesën.

Në një përgjigje me shkrim, KPK u shfajësua se vonesa kishte ardhur si rrjedhojë e ngarkesës së lartë të komisionerëve.

Amnistia për drejtuesit e CEZ

Përveç rasteve ku Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në kushtet e konfliktit të interesit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, KPK evidenton edhe një rast tjetër që rrjedh nga ushtrimi administrativ i funksionit të saj.

Sipas KPK-së, në rolin e saj si avokate e shtetit, Hicka është përgjegjëse për formulimin e nenit 9 të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe kompanisë çeke të energjisë CEZ, për zgjidhjen e gjyqit të arbitrzhit pas shtetëzimit të kompanisë së shpërdarjes së energjisë elektrike OSHEE, në vitin 2013.

CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke e thelloi gropën e borxheve të sistem energjetik dhe në janar 2013 humbi licencën pas një konflikti me qeverinë shqiptare.

Në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licencës. Qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha u bë gjithashtu gati për arbitrazh, por me ardhjen në pushtet të kryeministit Edi Ramë në vitin 2013, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt një zgjidhjeje me marrëveshje.

Marrëveshja i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë e cilësoi atë “si aferën më të madhe korruptive në vend”.

LEXO EDHE:  Kërcënimet ndaj Agron Tufës/ Flet avokati: “Po përdoret e njejta gjuhë si në 97-ën”

LEXO EDHE:  Vettingu për Dritan Prençin/ Triumfon i varfëri i Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëren se neni 9 i kësaj marrëveshje, i garantonte amnisti ndaj ndjekjes penale drejtuesve të CEZ në Shqipëri, dy prej të cilëve ishin në hetim në atë kohë në lidhje me skandalin e mbledhjes së borxhit të kompanisë, që njihet gjithashtu si çështja CEZ-DIA.

Sipas KPK-së Hicka ishte në konlikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj më herët e kishte përfaqësuar kompaninë CEZ në një gjyq kundër Drejtorisë së Tatimeve.

“Qënia e personit të lidhur e subjektit rivlerësues, bashkëshortit z. E. H. si përfaqësues i shoqërisë “CEZ” sh. a., në çështje gjyqësore me palë ndërgjyqëse paditës Drejtorinë e Tatimeve Tiranë dhe i paditur CEZ sh.a., bën pjesë në rastet e konfliktit të interesit kundrejt subjektit rivlerësues”, konstaton KPK.

Hicka e ka kundërshtuar këtë konstatim të Komisionit duke pretenduar se nuk ka pasur rol vendimmarrës, por vetëm këshillues.

“Nuk ka asnjë dispozitë ligjore, por as edhe ndonjë logjikë njerëzore, që të shoh një lidhje interesi në këtë çështje,” është shprehur Hicka.

“As unë as bashkëshorti im në asnjë moment as përpara as pas fillimit. […]nuk kemi pasur asnjë interes, as të fshehtë, as të hapur, as pasuror dhe as të ndonjë lloji tjetër për këtë çështje”, ka deklaruar ajo para Komisionit.

Trupi gjykues vlerëson se, pavarësisht se përfaqësimi ligjor nga ana e bashkëshortit të Hickës është kryer në një periudhë të mëparshme kohore të caktimit të subjektit rivlerësues në grupin ndërinstitucional të punës që ka negociar marrëveshjen me CEZ, kjo bie në rastet e konfliktit të interesit, duke passjellë gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të subjektit rivlerësues.

Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Alma Hicka nuk rezulton të ketë vetëdeklaruar gjendjen e konfliktit të interesit apo dhe të ketë njoftuar për këtë qëllim institucionin epror, Ministrin e Dretësisë – ashtu si parashikohet në ligj.

Problemet me pasurinë

Trupi gjykues i KPK-së e vlerësoi pozitivisht Hickën për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin; megjithatë, gjetjet për pasurinë e subjekit janë konsideruar shkarkuese për subjektin e rivlerësimit

Ashtu si ILDKPKI, edhe Komisioni konstaton probleme në kriterin e pasurisë. Në vendim thuhet se Hicka ka kryer deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 120.3 m2 në Tiranë për çmimin 90 mijë euro dhe një automjet për shumën 23 mijë e 900 euro, si dhe nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e tyre.

Si burime për krijimin e këtyre pasurive, Hicka ka deklaruar ndër të tjera edhe dy hua të marrë prej prindërve të saj, një në vlerën 5 milionë lekë për apartamentin në vitin 2015 dhe tjetrën në shumën 1.8 milionë lekë për makinën në vitin 2010.

Sipas KPK, subjekti nuk ka mundur të provojë të ardhurat e nënës së saj si tregtare ambulante dhe ka rezultuar me balancë negative në shumën 4.8 milionë lekë për huanë 5 milionë lekë dhe 3.4 milionë lekë për makinën.

Gjithashtu, në analizën financiare për blerjen e apartamentit, nuk janë përfshirë edhe të ardhurat e pretenduara të përfituara nga dhënia me qira e një apartamenti tjetër nga bashkëshorti, pasi nuk është provuar se ai zotëronte të drejta reale mbi atë pasuri./BIRN

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga apartamenti i fshehur tek firma fiktive dhe vjedhja e 50 000 eurove/ Sokol Ngresi gjyqtari, që njeh vetëm skandale

Publikuar

-

Nga

Zbulohet apartamenti i padeklaruar i Sokol Ngresit/ KPK fshehu dokumentin kompromentues

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi do të rikthehet sërish para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të dhënë llogari për pasurinë e fshehur dhe jo vetëm.

Me datë 26.07.2021, pra javës që vjen Ngresi, do të duhet të justifikojë pasurinë të cilën nuk e ka deklaruar.

Në seancën kaluar të datës 7 Korrik 2021, Ngresi tentoi të justifikohej se ankimi për të ishte kryer jashtë afatit ligjor.

Por, bazuar në nenin 450 të Kodit të Procedurës Civile, KPA e përbërë  me kryesuese, Albana Shtyllën, relatore: Ina Ramën, dhe anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi që lidhur me këtë kërkesë do të deklarohej në vendimin përfundimtar për çështjen.

Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi.

KPA reagon për pasurinë e padeklaruar

Lidhur me disa denoncime, ku pretendohet për një pasuri të padeklaruar nga ana e subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa rezervoi të drejtën të shprehet derisa subjekti i rivlerësimit të mbajë qëndrimin e tij dhe trupi gjykues të deklarohet nëse do t’i pranojë në cilësinë e provës këto denoncime.

Por gjyqtari Ngresi ka kundërshtuar shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe lidhur me denoncimet deklaroi se kontrata e pronësisë e pretenduar është e falsifikuar dhe e montuar.

Nga ana tjetër KPA ka pranuar në cilësinë e provës denoncimet në adresë të gjyqtarit Sokol Ngresi, me arsyetimin se kanë elemente mbi të cilat duhet hetuar.

KPA ka vendosur  t’i kërkojë informacion përshkrues dhe akte shoqëruese shoqërisë A.Construction lidhur me kontratën nr. ***, datë 26.02.2014, mandatet e arkëtimit të pretenduara në denoncim si të nënshkruara prej subjektit të rivlerësimit, si dhe informacion mbi statusin aktual ligjor të pasurisë së përshkruar në kontratë, gjendjen fizike dhe pronësinë mbi të.

Të kërkojë informacione shtesë sqaruese nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Vlorë.

T’i kërkojë informacion ILDKPKI-së për mënyrën dhe praktikën e ndjekur nga ky institucion për vënien në dispozicion të modeleve të deklaratave periodike subjekteve deklarues, për periudhën 2007 deri 2010.

T’i kërkojë informacion shoqërisë *** shkp në lidhje me një kontratë noteriale lidhur ndërmjet kësaj kompanie dhe subjektit të rivlerësimit Sokol Ngresi, prishjen e saj dhe kthimin palëve ne gjendjen e mëparshme.

Si i shpëtoi KPK apartamenti i fshehur?

CAN.al ka siguruar në mënyrë ekskluzive një kontratë për blerjen e një apartamenti nga gjyqtari Ngresi,  së bashku me mandatet që faktojnë kryerjen e pagesave për blerjen e tij.

LEXO EDHE:  Zyrtare/ Prokuroria e përgjithshme njofton shkarkimin e Hajdarmatajt

LEXO EDHE:  Nuk justifikon dot pasurinë/ Gjyqtarja Flutura Skënderi “ngec” në vetting

Në fakt një gjë e tillë duhej të ishte zbuluar nga shkalla e parë e Vettingut, përkatësisht Komisioni i Pavarur i Kulifikimit, pasi pretendohet se kryejne hetime të mirëfillta dhe të detajuara.

Ose hetimet janë kryer dhe KPK e ka fshehur qëllimisht këtë kontratë.

Bëhet fjalë për apartament me sipërfaqe 113,43 m2, ndodhur në qytetin e Vlorës, të blerë nga gjyqtari Sokol Ngresi në vitin 2014, nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.,  në vlerën 68,000 euro

Sipas kontratës, rezulton se ky gjyqtar, në datën 26.02.2014 kur ka lidhur kontratën e porosisë ka paguar njërin këst prej 8,000 (tetëmijë) eurosh.

Nga mandatet e arkëtimit rezulton se janë kryer edhe pagesa të tjera, përkatësisht në vlerat 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 27.05.2014 dhe 6,000 (gjashtë mijë) euro në dt. 29.09.2014.

Mandatet mbajnë firmën e vetë gjyqtarit, me nënshkrim origjinal, por pavarësisht kësaj, nuk janë deklaruar në asnjë moment nga ana e tij.

Tre skandalet

Emri i gjyqtarit Sokol Ngresi është i lidhur me tre skandale

I pari ka të bëjë me një firmën fiktive të hedhur nga gjyqtari Sokol Ngresi, në një vendim gjyqësor në emër të një gjyqtari tjetër që nuk ndodhej në Shqipëri, në çështjen civile me nr.683 vendimi, i datës 23.12.2005,

Për më tepër gjyqtari Ngresi fajin ia ka hedhur sekretares gjyqësore, e cila rezultonte punëtore mirëmbajtje në emërtesë.

Në  relacion e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkonte dhe shkarkimin e Ngresit,  thuhej se dy gjyqtarët e tjerë, Gjinovefa Gaba dhe Sokol Ngresi, kanë firmosur fiktivisht për praninë e gjyqtarit relator.

I dyti ka të të bëjë me vendimin gjyqësorë të marrë nga gjyqtari i Apelit, Sokol Ngresi, i cili ka lënë të lirë biznesmenin Arben Gropa, allias Vangjel Zijaj, që shfrytëzoi rastin të arratisej.

Qëllimi i këtij arrestimi ishte bërë me qëllim ekstradimin e tij  drejt Italisë, ndërkohë pas disa ditësh Gjykata e Apelit Vlorë nëpërmjet Sokol Ngresit, ka vendosur të lirojë Arben Gropën. Gjatë kësaj kohe ndaj Gropës, po zhvillohej një proces gjyqësor në Fier, për miratimin ose jo të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Gropës.

CNA.al mëson se inspektimi ka përfunduar me procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Sokol Ngresi.

Skandali i tretë ka të bëjë me 50 000 euro, për të cilat Ngresi ka çuar në burg dadon e shtëpisë me pretendimin se ia ka vjedhur ajo.

Nga burime të saj CNA.al mëson se Ngresi, përveçse e ka akuzuar punonjësen e shtëpisë, ai dyshohet se e shfrytëzonte edhe në të zezë.

Skandali përforcohet më shumë pasi nuk dihet burimi i 50 000 erove që gjyqtari mbante në shtëpi dhe se përse nuk i kishte deklaruar në institucionet bankare.

Tashmë me apartamentin e ffshehur radhiten katër skandale që lidhen me emrin e gjyqtarit Sokol Ngresi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

5 dosjet që rrezikojnë të ‘fundosin’ Besim Hajdarmatajn: Lidhja me kapon e bixhozit dhe përplasja me Theo Jacobs

Publikuar

-

Nga

Nga Adriatik Doçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë përfundimisht në datën 29 korrik 2021 për fatin e prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj. Vendimi për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit të dosjeve të ‘nxehta’, të cilat kanë përfshirë në polemika kampet politike të Tiranës, do të merret nga trupa gjykuese e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo. Besim Hajdarmataj arriti të kalonte shkallën e parë të Vetingut në mënyrë të diskutueshme në 16 tetor 2019. Por, Vendimi u kundërshtua nga përfaqësuesit e SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët në 4 dhjetor 2019, përmes një raporti të detajuar, i rekomanduan Komisionerit Publik që ankimonte vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmatajt.

Dhe ashtu ndodhi. Në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik Darjel Sina pranoi rekomandimin e ONM-së, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Hajdarmatajt, kryesisht për mbylljen e dosjeve të drogës dhe bixhozit. Procesi gjyqësor për çështjen e ish-kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, përfundoi ditën e djeshme në Kolegjin e Apelimit. Në seancën e fundit, Komisioneri Publik, Darjel Sina, paraqiti këtë dokument me konkluzione të siguruar nga Raport Tv, përmes të cilit i qëndron kërkesës për shkarkimin e Hajdarmatajt nga detyra, me argumentin se ka mbyllur 5 dosje droge dhe bixhozi në mënyrë të dyshimtë dhe në konflikt interesi, se nuk justifikon një pjesë të pasurisë dhe se në tërësi ka cënuar besimin e publikut nga drejtësia. Hajdarmatajt akuzohet edhe për miqësi dhe udhëtime me avion me një personazh të botës së krimit, pjesë e biznesit të bixhozit, të cilit i ka mbyllur një nga dosjet.

“Nga shqyrtimi dhe debati gjyqësor i fakteve dhe i rrethanave të rezultuara nga vlerësimi i pesë (5) çështjeve penale, rezultoi se subjekti i rivlerësimit, herë në cilësinë e prokurorit të ngarkuar për përfaqësimin e ndjekjes penale, e herë në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, paraqet mangësi në aspektin e njohurive ligjore, mangësi në interpretimin dhe zbatimin e drejtë të ligjit material e atij procedural penal, në ndihmë të hetimeve, si dhe në drejtim të ndërmarrjes logjikisht të një hetimi shterues e të plotë penal. Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë, subjekti i

rivlerësimit ka dështuar të përdorë instrumentet e duhura ligjore në drejtim të përgjegjësisë, rolit mbështetës dhe mbikëqyrës të kompetencave udhëzuese të Drejtuesit të Prokurorisë. Këto mangësi vërehen në më shumë se në një rast, për disa çështje penale, të cilat, për nga natyra e tyre, paraqesin rëndësi dhe ndikim të lart në besimin që duhet të gëzojnë organet e drejtësisë nga ana e publikut.

Subjekti i rivlerësimit nuk provoi që, me të ardhura të ligjshme të tij apo të personave të tjerë të lidhur me të, të mbulojë shpenzimet dhe kursimet e deklaruara në deklaratat periodike vjetore dhe ato të deklaruara gjatë hetimit administrativ, duke mos provuar të kundërtën e shkaqeve të ankimit, për pasuritë në pronësi apo në përdorim të tij… Rrethanat e dala nga procesi i rivlerësimit të subjektit janë të mjaftueshme për të vlerësuar që subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e moscenimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në raport.

Nga ana e tij, Prokurori Hajdarmataj dhe avokatja e tij Romina Zano kundërshtuan të gjitha konkluzionet e Komisionerit Publik si të pabaza, të padrejta dhe jo proporcionale. Në përfundim, Hajdarmataj kërkoi nga Kolegji i Apelimit që të konfirmohej në detyrë. Por do të jetë Kolegji i Vetingut, i cili do të vendosë nëse Besim Hajdarmataj do të largohet apo do të vijë të shërbejë në drejtësi. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pesë dosjet që rrezikojnë Hajdarmatajn

Gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe sidomos në Kolegjin e Apelimit, Besim Hajdarmataj është akuzar për mbylljen në mënyrë të dyshimtë të disa dosjeve të rëndësishme që ka pasur në dorë, duke mos kryer hetime, duke interpretuar gabimisht ligjin, duke shmangur përgjegjësinë etj. Mbyllja e dosjeve përbën edhe bazën e rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt nga detyra. Prokurori Hajdarmatajt, për secilën dosjes, ka gjetur gjithnjë një alibi, për ta mbyllur ose dërguar në një prokurori tjetër.

1. Në vitin 2010, kur Besim Hajdarmatajt drejtonte Prokurorinë e Kurbinit, sipas ONM dhe Komisionerit Publik, ka mbyllur dosjen e një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, për shkak se prokurori kishte lidhje dhe miqësi me kokën e grupit. Grupi prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen, me arsyetimin se “në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”. Por, sipas ONM dhe Komisionerit prokurori ka bërë cilësim gabuar në regjistrimin e veprës penale, nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme, nuk është pyetur i kallëzuari, nuk ka bërë verifikime për veprimtari të tjera të kokës së grupit, nuk janë verifikuar tabulatet telefonike etj. Jo vetëm kaq, por ONM pretendon se Hajdarmataj kishte lidhje me protagonistin kryesor të dosjes së bixhozit, një personazh me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale. Kur është pyetur në lidhje me këtë personazh, Hajdarmataj ka pohuar se “…u sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”. Por, nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe me personazhin problematik që i mbylli dosjen, madje kishin udhëtuar bashkë me avion.

2. Sipas ONM dhe Komisionerit, në vitin 2017, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka dërguar për hetim në Prokurorinë e Përmetit dosjen e kapjes së 11 650 kg kanabis në Përmet. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kishte kryer një hetim proaktiv për të identifikuar anëtarët e drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, të cilët po drejtonin një operacion shumë të madh të trafikut të lëndës narkotike. Por, sipas KPK-së Hajdarmataj ishte drejtues i prokurorisë dhe si i tillë nuk mund t’i atribuohet kjo shmangie e hetimit. Por, ndryshe nga shkalla e parë e Vetingut, Komisioneri Publik, konkludon se “Për rastin konkret, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka ushtruar me përgjegjshmëri detyrat e tij funksionale dhe mekanizmat që ligji i ka mundësuar për të mbikëqyrur ecurinë dhe përfundimin e çështjes, nisur dhe nga rëndësia që paraqiste ajo”.

LEXO EDHE:  Nis vetingu dhe në Kushtetuese/ Përzgjidhen dosjet që do të kalojnë në sitë

LEXO EDHE:  Patundshmëri nga Shqipëria në Gjermani/ Ngec në “rrjetë” miliarderi i Gjykatës së Tiranës

3. Në vitin 2016, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka transferuar pas dy viteve në Prokurorinë e Shkodrës një dosje të rëndësishme droge. Komisioni i Vetingut i shkallës së parë ka konstatuar se “duke pasur parasysh rëndësinë tepër të madhe të çështjes në fjalë dhe sasinë e madhe të lëndës narkotike të gjetur, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka përmbushur detyrat e tij mbikëqyrëse, duke toleruar mosveprimin fillestar (që zgjati për dy vjet)…”. Megjithatë, lëvizja e dosjes, sipas KPK-së nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi Hajdarmataj si drejtues. Por, ndryshe mendojnë, ONM dhe Komisioneri Publik. Sipas tyre, për dy vite nuk është kryer asnjë hetim. “Në cilësinë e drejtuesit, subjekti, vetëm pas një viti, ka vendosur të zëvendësojë prokurorin e ngarkuar, me argumentimin që ka konstatuar zvarritje të hetimeve dhe nevojën për ecurinë e tyre, megjithëse, sikurse ka pranuar në parashtrimet e tij para Komisionit, ka qenë i vetëdijshëm për seriozitetin, problematikat dhe rëndësinë e çështjes në hetim. Komisioneri Publik vlerëson se gjetjet e identifikuara, të përsëritura, janë të tilla që mundësojnë vlerësimin mbi kriterin e aftësisë profesionale, në vlerësimin tërësor të çështjes, bazuar në ligjin e zbatueshëm dhe në jurisprudencën e Kolegjit”, thuhet në dosjen e ankimimit.

4. Në vitin 2016, Besim Hajdarmataj ka dërguar për kompetencë hetimore në Prokurorinë e Durrësit një tjetër dosje droge, duke operuar më të njëjtën mënyrë. Komisioni i Vetingut i Shkallës së Parë ka konkluduar se “vendimi për shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e akteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, në 2016, i përpiluar nga drejtuesi i Prokurorisë, z. B. Hajdarmataj, është hartuar nga ana formale në përputhje me ligjin procedural penal”. Por, ndryshe mendon Komisioneri Publik, i cili thotë se “Për nga sasia e drogës së sekuestruar, personave të përfshirë, mangësive të konstatuara, nuk duket bindëse ndryshimi i cilësimit të veprave penale nga ana e subjektit të rivlerësimit. Nuk rezulton që të jenë dokumentuar hetime mbi lëvizjet financiare të të dyshuarve apo të jenë monitoruar telefonatat e tyre, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar apo të konkludohej nëse rasti kishte karakter ndërkombëtar. Fakti që gjykata dënoi të pandehurit për një vepër penale të një rrezikshmërie më të ulët, si: “Prodhim dhe shitje e bimëve narkotike”, ashtu siç argumenton, ndër të tjera, dhe subjekti, nuk justifikon mungesën e hetimeve nga ana e Prokurorisë, pasi gjykatës nuk iu vu në dispozicion asnjë element apo provë tjetër, në bazë të së cilës ajo mund të vendoste ndryshe”.

5. Në vitin 2013, kur Besim Hajdarmataj drejtonte Prokurorinë e Durrësit, i ka hequr nga duart një dosjes të rëndësishme një prokuroreje, duke e transferuar çështjen në Elbasan, me argumentin se distanca mes Durrësit dhe Elbasanit është më e shkurtër se sa distanca mes Durrësit dhe Elbasanit. Edhe për Komisionin e Vetingut të shkallës së parë, ky argument i prokurorit është i dobët dhe nuk qëndron. Por, KPK-ja ka konkluduar se “se nuk ka kompetencë për të hyrë në themel të çështjes mbi atë që gjykatat më të larta kanë vendosur”. Por ndryshe, kanë arsyetuar ONM dhe Komisioneri Publik, të cilët theksojnë se “Subjekti i rivlerësimit, duke marrë çështjen nga prokurorja e ngarkuar dhe duke ndërmarrë vendimin final të shpalljes së moskompetencës, praktikisht, ka ngarkuar veten si prokuror i çështjes, duke marrë përsipër hetimin dhe të metat e tij. Për më tepër vlen të përmendet se nga subjekti, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, nuk rezulton të jetë administruar vendim për zëvendësimin e prokurorit, gjë që bie ndesh dhe me vetë parashikimet ligjore… Arsyetimi i subjektit është i paplotë dhe i paqartë, në drejtim të nevojës që çështja të trajtohej nga ana e tij, në kushtet kur tashmë hetimi kishte filluar dhe prokurorja që kishte përcaktuar ndërkohë dhe hapat e mëtejshëm për ecurinë e tyre. Baza ligjore e referuar nga subjekti në arsyetimin e vendimit për transferimin e çështjes, me atë të dispozitivit, është e ndryshme… Gjithashtu, argumentimi se qytetit i Elbasanit është më afër Tiranës se Durrësi, është jo bindës, i papajtueshëm me rrethanat dhe faktet, pasi në Prokurorinë e Durrësit janë transferuar plot raste të moskompetencës së Prokurorisë së Tiranës me bazë ligjore nenin 78 të K. Pr. Penale. Në mënyrë të pakuptimtë, ky arsyetim aplikohet në fazën përfundimtare të hetimit”.

Përplasja me Theo Jacobs

Vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, gjatë seancës së parafundit në Kolegjin e Apelimit, i tha në sy Besim Hajdarmatajt se për çdo dosje të analizuar, ai e hidhe topin tek të tjerët, për të justifikuar mungesën e hetimit, mbylljen apo transferimin e çështjeve në prokurori të tjera, Por, vazhduesi ndërkombëtar the se kjo nuk është në lojë. “Prokurorët kanë qenë nën mbikëqyrjen tuaj dhe nuk u bë asgjë. Ky është një turp! Ju e keni justifikuar me pavarësinë e prokurorëve, por pavarësia është për të kryer punën. Ndërsa ju e përdorni pavarësinë e prokurorëve edhe kur ata nuk bëjnë asgjë. Ju e hidhni topin çdo herë. Kjo nuk është lojë. Sasi me 800 kg apo disa tonë cannabis sativa nuk është lojë. Nëse nuk i keni gjetur dot autorët, duhet t’i kërkonit”, tha Theo Jacobs. Ndërkaq, prokurori Besim Hajdarmatajt i konsideroi pyetjet e Theo Jacobs si komente. Hajdarmataj ka pohuar se nuk ka pasur miqësi me të kallëzuar për çështjen e bixhozit, të cilit i mbylli dosjen. Prokurori ka pohuar se Theo Jacobs dhe Komisioneri nuk kanë data të sistemit TIMS për udhëtimin e tij me këtë person që i mbylli dosjen. Hajdaramataj mbrojti gjithashtu të gjitha veprimet e tij në raport me dosjes e drogës.(Shqiptarja.com)

LEXO TE PLOTE