Connect with Us

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Sociale

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për fundjavën

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Shërbimi Meteorologjik raporton se edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

LEXO EDHE:  Epidemitë dhe revoltat shoqërore: Një marrëdhënie shkak-pasojë?

Ndërkohë, temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësirat dhe reshjet nuk do të ulin temperaturat/ Ja, çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti nuk favorizon pushuesit/ Priten reshje në jug të vendit

Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat malore. Por, parashikohet që në vijim vranësirat të bëhen me të dukshme në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për reshje te pakta dhe të karakterit lokal kryesisht në Veri të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten rastet e personave të prekur me Covid-19/ Manastirliu bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se është rritur numri i personave të prekur nga Covid-19, në vendin tonë.

Në një njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer  3,599 testime nga ku 99 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Ndërkohë në lidhje me lajmin në fjalë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i drejton një apel urgjent qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se rritja e numrit të rasteve të reja, është një tregues se vaksinimi nuk pret.

LEXO EDHE:  Moti pëson sërish ndryshime/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim

LEXO EDHE:  Heqja e titullit të Veton Surroit/ Ibsen Elezi: Absurditet, anëtarët e këshillit të arsyetojnë

Rritja e rasteve të të prekurve nga #COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret.

Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.

#VaksinatShpëtojnëJetë

*** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.”-shkruan Manastirliu.

Dalin shifrat/ Rritet numri i rasteve me Covid, ja sa janë regjistruar në 24 orët e fundit

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat në mesditë/ Njihuni me parashikimin e motit

Publikuar

-

Nga

Mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Por, mesdita sjell kalime të pakta vranësirash në territor, ndërsa sërish orët e mbrëmjes rrikthejnë motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do te fryejë me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE