Connect with Us

Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

Opinione

Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

Publikuar

-

A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Nga Andi Bushati

Të gjithë naivët që deshën të besonin se konfirmimi i pushtetit pas 25 prillit do ta zbuste apo qetësonte Edi Ramën, po zhgënjehen ende pa filluar mandati i tretë. Asgjë nga premtimet e tij, pas zgjedhjeve, se do ti shtrinte dorën e bashkëpunimit atyre që nuk e kishin votuar, se do ti jepte fund sherrnajës politike 30 vjeçare, nuk po zbatohet në praktikë.

Madje, në planin konkret, po ndodh krejtësisht e kundërta. Arroganca e pushtetit është shtuar. Trimërimi për të vënë me shpatulla për muri kundërshtarët ka marrë hov. Beteja me ata që nuk i binden fermanëve të udhëheqësit po godet edhe brenda llojit.

Menjëherë pas zgjedhjeve, socialistët mblodhën urgjentisht 49 nënshkrime për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit Meta. Përtej përplasjes ligjore, nëse ky komision mund të ngrihej në kufirin e këtyre afateve, pra nëse kishte të drejtë kreu i shtetit që e quante anti kushtetues, apo shumica parlamentare që e konsideronte të rregullt, politikisht ai është simboli i një arrogance që mund ta ushtrojë vetëm dikush që nuk e fiton pushtetin përmes votës së lirë. Sepse të duash të zhbësh edhe të vetmin institucion që, në të mirën apo në të keqen e vet, nuk është sinkron me valën autokratike, duke përdorur për këtë një parlament me mandat të skaduar dhe duke thirrur në ndihmë sharlatanët e opozitës së re, fallcitetin e të cilëve e treguan zgjedhjet, nuk ka më nevojë për koment. Pavarësisht pretendimeve qesharake se Ilir Meta ka krisur marëdhëniet me SHBA-në, apo se ka turpëruar funksionin që e detyron të jetë mbi palët, nuk ka dyshim se çdo hap i hedhur kundër tij niset nga një filozofi revanshiste.

Jo për nga pesha, por për nga procedurat edhe më qesharake është ajo që po ndodh në Vlorë. Vetëm se nuk pranoi ti bindej urdhërit të Ramës për tu bërë pjesë e listës në betejën e 25 prillit duke dhënë dorëheqjen nga bashkia, Dritan Leli po linçohet publikisht dhe po masakrohet brenda strukturave të partisë. Asgjë nga pretendimet që thuhen, për ritmin e tij të punës, për pastrimin e qytetit, për mosmirmbajtjen e lungomares nuk qëndron. Po të ishte kështu, shefi nuk do ti kërkonte ta gradonte si deputet. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar po ndëshkohet vetëm për një gjë, sepse theu rregullin e pashkruar, që në këtë vend gjithkush duhet ti bindet një njeriu të vetëm.

Shenjat e revanshit nuk duken vetëm në sallonet e politikës, ato kanë infektuar me sa duket edhe drejtësinë e rë.

Mund të jetë çdo gjë tjetër përpos rastësisë, fakti që SPAK dhe Prokuroria e Posatçme u shkundën menjëherë sapo votimet u mbyllën me fitoren e rilindjes. Ata nxituan të shpallnin dënimin për Adriatik Llallën, të rihapnin papritmas çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun, të kujtohen se në këtë vend ka ndodhur dikur edhe 21 janari. Madje gjykata Kushtetuese filoi të trajtojë njëra pas tjetrës konfliktet politike që gjendeshin prej kohësh në dosje. Dhe po të bësh një bilanc, në këtë “zgjim” të beftë të drejtësisë nuk ka asnjë çështje për vjedhjet me tendera e koncesione, asnjë njeri të akuzuar për skandalet e mëdha me PPP, pra shkurt, aty nuk shigjetohet asnjë anëtar i grupit të strukturuar të rilindjes. Zgjedhjet mbaruan dhe prokurorët e gjykatësit e institucionëve të reja u kujtuan për ata që kanë qenë në pushtet para një dekade.

LEXO EDHE:  Kryemadhi pendohet për “çizmen”/ LSI rikthehet në gjirin e PS?

Madje aq e madhe po bëhet arroganca e kontrollit të kësaj drejtësie të politizuar, sa tani nën urdhrat e pushtetit organet e vettingut po japin vendime edhe në kundërshtim me pretendimet e ndërkombëtarëve të OMN-së që deri më sot na i patën shitur si garantët e vetëm se peshorja e drejtësë së re do të qëndronte e ekuilibruar.

Kësaj mendësie moniste nuk i shpëtuan as KAS dhe më pas kolegji zgjedhor që hodhën poshtë me përbuzje çdo hetim për blerjen e votës që mund të kriste imazhin e vitrinës së fitores së Ramës. Edhe milionat marramendëse të parave të rindërtimt të dhëna në javët e fundit para zgjedhjeve, edhe ato të ndihmës sociale edhe punësimet masive të militantëve do të varrosen të pa hetuara. Në këtë vend nuk funksionon asnjë mekanizëm i pavarur nga pushteti që të arrijë ti’u kumtojë shqipëtarëve të vërtetën.

Në këtë kontekst, deklaratat e Ramës se do ti shtrijë dorën gjithë qytetarëve në një festë bashkëpunimi për Shqipërinë e nesërme, duke i dhënë fund gërmërreve të së shkuarës, tingëllojnë, sa mashtruese po aq edhe pa kuptim.

Jo vetëm sepse faktet e mësipërme, që po i shohim me sy përditë, vërtetojnë të kundërtën. Por edhe për një arsye të dytë që ka të bëjë me thelbin e gjësë. Pasi çdokush që nuk e fiton mandatin në mënyrë demokratike, nuk e ka, as luksin, as mundësinë ta ushtrojë atë me tolerancë. Nëse e ndan mendjen të sundosh si pakicë, e vetmja rrugë është të godasësh ata që nuk e pranojnë këtë diktat.

Prandaj, përtej propagandës dhe fjalëve të bukura të mitingjeve pas fitores, mandati i tretë do të jetë ai i shtimit të arrogancës dhe revanshit. Dhe për këdo që nuk bindet, pse jo dhe ai i hakmarrjes. / lapsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Edison Ypi/ Si ta kuptosh që je komunist

Publikuar

-

Nga

Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist, si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla duke u fshehur pas pseudonimit, s’ja asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke shokun.
T’ja hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falenderosh për të gjitha të mirat 1 njeri të vetëm, je komunist i rrezikshëm, je komunist kërrmë, komunist lëpirës.
Ta përgojosh Ambasadoren e Amerikës vendit që tundi Botën shpenzoi 30 miliardë dollarë me ta fal Kosovën, je absolutisht dhe dedinitivisht më komunist se kurvi, më bolshevik se Lenini, më krriminel se Stalini. Se edhe ata s’u linin kusur ambasadave dhe ambasadorëve. Por nuk i besonin as vetë. E bënin për propagandë. Ndërsa ti copa e mishit armatosur me Internet dhe Fejsbuk, hajvanllëqet për ambasadorët i thua seriozisht.
Të mos ndjesh aspak lumturim, por vetëm mall, vetëm nostalgji, për Teatrin kriminal propagandistik që u shemb, je komunist 24 karat.
Ta quash dikend që ka vuajtur në burg ose internim, Shkrimtar ose Poet vetëm pse ka krrejtur ca vjershëza, duhet me ta shtyp kokën urgjentisht. Është nga symptomat më të rënda të “Zgjebus Komunistus” prej së cilës sëmundje vdekjeprurëse nuk ka shpëtuar ‘kush deri më sot, dhe pas pak do ngordhësh ngadalë duke uluritur nga dhimbjet.
Të mos kesh qënë kurrë brenda ndonjë kishe apo xhamie, je një komunist i pafytyrë dhe i pashpirt, komunist adhurues i dynamitit, komunist i 1967-ës.
Nëse dikend që punon, djersit, fiton, e quan “qen i punës” ose “qen i lekut” je komunist orwellian.
Të mos e kërkosh kuponin tatimor kur nuk ta japin, ose ta refuzosh kur ta japin, je komunist safi’.
Ta dekurajosh tjetrin duke i thënë “a u lodhe ?” sapo del nga shtëpia që në mëngjez, je komunist vjetnamez.
Të shpërndash gjithandej falenderime për X apo Y lider se na bëri rrugët apo na nxorri në dritë, je adhurues i kurvit, je dishepull i Mao Ce Dunit, je komunist kinez.
Të habitesh dhe të prishesh me një mik për të vetmen arësye se nuk mendon politikisht njëlloj me ty, je komunist bodrumesh maksiste, komunist komitetesh, stalinist sloganesh.
Të vejë mendja se ata që s’mendojnë si ty duhen shfarosur, je komunist junglash hindokine, kriminel kamboxhian, komunist khmer.
Të kesh bindjen se të gjithë lebërit dhe të gjithë tropojanët janë komunista, je vetë komunisti më i ndyrë.
Të lexosh me ankth artikuj gazetash ku të mësosh kush ja futi e kujt ja qiti gjatë diktaturës, je një komunist nepotik lindur e rritur mes rrenash komuniste, lyer duart me gjak.
Të kesh sadopak nostalgji për kohën e mbledhjeve të kolektivit dhe aksioneve vullnetare, për kohën kur rrinit bythë më bythë dhe spiunonit njëritjetrin, më komunist se kaq nuk bo nona.
Të japësh leksione patriotizmi duke u mbështjellë me flamur kuq e zi me shkabë në mes, je një komunist i neveritshëm folklorik që s’i duhesh as dreqit.
Të kesh bërë ose blerë, për shembull në Kanada, vilë me paret e mercenarizmit politik, me paret e dallavereve ose privatizimeve të paligjëshme në Shqipëri, dhe të ngresh prej andej flamurin e rreckosur e rë pocaqisur të ndershmërisë patriotike me fjalor propagandistik, je komunisti më kriminal në fytyrë të dheut, je pisi politik më i neveritshëm që meriton të shkulet gjuha me pincë dhe të nxirren sytë me pirun, të merret fryma dhe të ngordhësh në shtyllën e turpit i mbuluar me pështymën e kalimtarëve.
Të jesh thjesht një sharlatan, një injorant, një budalla, që mbahesh për i përndjekur, dhe veçse për interesa materiale, me shpatën e vigjilencës donkishoteske korr armiq në hava’ duke pirë kafe gjoja antikomuniste me të ngjajshmit e tu, je një cop muti, je një komunist i pakurueshëm, je një zagar, një zorraxhi kafenesh.
Të jesh pinjoll nomenklature, ta kesh pasur babain, për shembull, prokuror, dhe pasi ke lëpirë kockën që të kanë hedhur të bësh si Lenini i kapitalizmit, je një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.
Të kesh qënë spiun i Sigurimit dhe, në përpjekje për ta larë mutin me shurrë, ushtron atë sportin e njohur të hedhjes së hijes së dyshimit mbi njerëz krejt normalë që me Sigurimin s’kanë pasur asnjë lidhje, je vrroma komuniste më e ndyrë, duhesh lidhur.
T’ja numurosh një nga një heroizmat një antikomunisti të shquar, me të njëjtën gjuhë, të njëjtim stil, të njëjtat patetika, si i numuroheshin heroizmat “partizanëve heroikë”, je nga komunistat më të rrezikshëm.
Të ndjekësh nat për natë në televizor programe gjoja investigative që në fakt janë manovrime gjobvënëse bazuar mbi spiunllëkun, je komunist budalla.
Të mos pranosh ose ta refuzosh të vërtetën uluritëse se pa llaftaritë e pushkatimeve, tmerret e burgjeve, skëterrën e internimeve, Lirinë që kemi sot s’do e shihnim as në ëndërr, je një komunist bastard që njeri s’bëhesh dot kurrë.
Ta besosh rrenën trashanike se Partia Demokratike do vijë ndonjëherë në pushtet, të jesh komunist ku ma gjen. Je kafshë, shtazë, hajvan, gomar, budalla, idiot./CNA.al
LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane-Mos i ngacmoni/ Atdheu digjet, “k*rvat” krihen

Publikuar

-

Nga

Helikopterët i kemi në remont në kulmin e emergjencës. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është i zënë me qoka familjare se marton kunatin.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar te vjehrra në Boboshticë ta ndihmojë për roshnicat e dimrit. Ministrat e tjerë të qeverisë kanë dalë në opozitë me veten, opozita i bën roje Gaz Bardhit mos e provokojnë seksualisht kundërshtarët ndërsa ata të dy…

Lul Basha kur zgjohet në 11 e çerek nga gjumi i shkruan mesazhe telefonike Ramës të mos harrojë për porosinë ndërsa vetë Edi Rama nuk ka kohë të merret me atdheun.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Bushati kritikon Ramën: Ku rrezikon Shqipëria

Atdheu ia dha mandatin e tretë ndërsa Rama i llangosur me delirin e tij harton strategji afatgjata për rajonin, i jep mend Bashkimit Evropian për integrimin dhe bashkë me Lulin po kujdesen si ta nxjerrin në pension politik Sali Berishën. Nuk e duan në parlament, as njëri e as tjetri, e shohin si kundërshtar.

LEXO EDHE:  Si e kanë vjedhur Ministrinë e Drejtësisë, Rilindja dhe LSI?

Dhe ju e dini sa egoiste të sëmura dhe xheloze janë kurvat për njëra-tjetrën aq sa djegin e përvëlojnë lëndinën, makinën, partinë, katandinë, dashurinë, Shqipërinë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ SHBA është me shqiptarët, “ndërhyrja” amerikane është jetike për ta

Publikuar

-

Nga

Nga Lorenc Vangjeli/ Mjekut Edvin Prifti po i hedhin gurë dhe hunj, ai është aset publik

Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha ku i ka kërkuar që Berisha të mos jetë ne parlament në muajin shtator. Si e shihni lëvizjen e diplomates, 2 muaj pas shpalljes “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha?

Ngjarja e vërtetë ka ndodhur në maj, me vendimin e sekretarit Blinken, ajo që shohim tani është pasoja. Në fillim vetëtima përvëluese e pasur nga bubullima, që në thelb janë pjesë e të njëjtës dukuri. Deklarimi i ambasadores Kim bëri shumë bujë për mënyrën sesi u artikulua dhe gjetjen e jashtëzakonshme për të përcjellë mesazhin.

Paralelja me një nga sloganet më të famshëm të komunizmit ishte kujtesë për atë që mund t’i ndodhë partisë së parë antikomuniste në vend. Eshtë mënyra për ta ftuar atë për të zgjedhur mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Berisha, mes të nesërmes që jep shpresë dhe të djeshmes që duhet të përfundojë, mes marrëdhënies jetike me aleatin strategjik dhe izolicianizmit.

Mes logjikës dhe ndjesisë, llogarisë për të tërën dhe hesapin për pjesën. Eshtë kaq e qartë. Kaq pa ekuivoke dhe kaq direkte. Nuk ka diplomaci në kuptimin klasik të fjalës, por ka politikë. Në mënyrën sesi duhet folur me politikanët shqiptarë që shohin më shumë se 51 hije tek grija e deklaratave dy kuptimëshe.

Shumëkush nga shqiptarët e frustruar në vite nga mënyrat orientale të qeverisjeve që kanë kaluar në këtë vend dhe nga pamundësia e tyre për të kushtëzuar e ndëshkuar me votë atë qeverisje, i kanë parë Shtetet e Bashkuara si shkopin magjik që mund të ndëshkonte mëkatarët, busullën për të dëshmuar drejtimin e duhur dhe gardianin zemërmirë të lirisë.

Dhe ata janë habitur kur reagimi u superfuqisë nuk ka qenë ai që do të donin në moment. Kanë qenë si ata besimtarët patetikë që besonin se lutja e mbrëmjes ishte realiteti që do t’i zgjonte në mëngjes. Dhe kur nuk ndodhte kështu, fajësonin jo pritjen e gënjeshtërt, por besimin pa kushte në Zot.

Shpresat naive për ta parë SHBA-në si aleat të njërës palë kundër tjetrës, është një nga marrëzitë më qesharake që shpiket në Tiranë nga dëshirat e pamundura dhe nga pafuqia për të ndryshuar një të vërtetë të thjeshtë: SHBA është aleate e Shqipërisë dhe jo e individëve larushë që popullojnë korridoret provincialë të politikës në Tiranë.

Nuk do shumë inteligjencë për të kuptuar se edhe Hoxha po të ishte gjallë sot e të qeveriste Tiranën, do të sillej si prift i moralshëm përballë Uashingtonit. Ndaj kush mendon se ka aftësi të ndikojë për mirë a keq në këto marrëdhënie, thjesht do të ishte qesharak përpara një publiku thellësisht proamerikan.

Nga ana tjetër, ajo që e bën serioze situatën, është shtimi i konsiderueshëm i zërave të sovranistëve, që qoftë për modë, qoftë për interes, qoftë me frymëzim të hershëm komunist e qoftë nga barrikada arkaike e antikomunizmit, po injektojnë në publik helmin e rrezikshëm të antiamerikanizmit.

E bëjnë një gjë të tillë duke e parë si të ndarë politikisht Uashingtonin në raport me palët në Tiranë, e bëjnë kur konsiderojnë se interesat amerikane janë të ndryshueshme si humori në Tiranë, e bëjnë kur nga vogëlsia e tyre epike gjykojnë se në SHBA ngrysen e gdhihen atë që i ndodh mjekrës gjithmonë e më të bardhë të Edi Ramës apo habiten me flokët gjithmonë pa thinja të Lulzim Bashës; e bëjnë kur mendojnë se matanë Oqeanit flitet për individë dhe jo për parimet që drejtojnë individët. Edhe në këtë rast nuk është fjala për individin Sali, por për fenomenin që duhet trajtuar.

SHBA udhëheq botën në dy mënyra që janë të njëjta si kur bëhet fjalë për veten e saj, për marrëdhëniet me aleatët apo dhe ish-armiqtë e mundur: njëkohësisht nëpërmjet forcës së shembullit dhe shembullit të forcës. Nuk ka gjë më të pathyeshme se e drejta morale e thënë nga pozitat e të fortit!

Nga pikpamja e patriotizmit skajor shqiptar, nga pikpamja e interesit thelbësor të kombit dhe faktorit shqiptar kudo në rajon, duhet të pranohet si aksiomë fakti që SHBA ka të drejtë edhe nëse e ka gabim. Eshtë fati më i madh i mundshëm që interesat amerikane përputhen me synimet e një populli të vogël, i cili shpesh ka qenë armiku më i egër i vetvetes! Kush guxon të ngrihet kundër kësaj ligjësie, herët a vonë duhet të numërohet në armiqtë e tij.

 

-A do jetë në gjendje dhe a do e ketë te mundur kryedemokrati Basha te largojë nga parlamenti babain e tij politik?

Besoj se kjo është një nga legjendat urbane në Tiranë që do të kuptohet shpejt si e tillë. Nuk është Basha peng i Berishës, por është kryetari i ri i PD-së pengmarrësi i paraardhësit të tij tashmë të pafuqishëm. Forca e zotit Berisha është gjithmonë e më e vogël, aftësia e tij për të ndikuar në politikë është gjithmonë e më modeste. Tashmë ai është ashtu siç e ka pikturuar veten në këto vite: një antar i thjeshtë i PD-së dhe jo vendimmarrje në të.

Dukja gënjen, por thelbi është pikërisht kështu, me përjashtim të faktit që Doktori ka pushtetin vetjak moral, atë që nuk e jep posti, por e krijon individi.

Edhe ky “duel” i supozuar se ka me SHBA-në, duket se e fuqizon atë. Një njeri shpesh vlen sa shuma e armiqve të tij. Dhe ky ishte rasti i zotit Berisha deri para se, për hir të interesave vetjake, të vetëvihej në shërbim të Lulzim Bashës. Sepse në politikë, politikani shpesh vlen sa shuma e miqve të tij.

Basha e ka plagosur Berishën që në maj të 2017-ës dhe e ka vrarë me grupin e tij të ri parlamentar, me rizgjedhjen në post dhe kuvendin e jashtëzakonshëm. Ajo që u pa në kuvend si shenjë force, ishte në fakt dobësia e të mbyturit që shkul flokët e veta. Shumëkujt do t’i dukej përqafimi i tyre si puthja e Judës në Malin e Ullinjve, por as Basha nuk është dishepulli “tradhëtar” dhe as Berisha nuk është Jezu Krishti i tradhëtuar. I pari është politikani tradhëtar, i dyti është mëkati që duhet qortuar!

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Bushati kritikon Ramën: Ku rrezikon Shqipëria

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Partia Socialiste pronë private e Edi Ramës

Ka dhe një pikturë tjetër banale të raportin mes të dyve; shumë individë, edhe me zë të fortë publik, pretendojnë se nëse do të donte, Berisha me ca “trima” që i ka nën urdhëra, është në gjendje edhe të mos e lerë Bashën të hyjë në seli. Dhe e besojnë një gjë të tillë sinqerisht, edhe pse ka gjasa teorike që kjo gjë do të ndodhë.

Me kusht që Shqipëria të ishte një ishull dhe pa marrë parasysh se Berisha është më i dobët se Basha edhe për shkak të një rrjeti shumë të fortë interesash okulte që i ve ata në raport varësie. Gjërat e dukshme zakonisht refuzohet të quhen me emrin e tyre te vërtetë.

Këtë ka pasur parasysh Basha, kur siç thuhet shpesh në korridoret e politikës, ankohej rregullisht në gjuhë të huaj për të kundërtën: forcën e Berishës për ta kërcënuar. Roli më i jashtëzakonshëm në politikë është t’i përshtatësh veten paragjykimit të të tjerëve, me kusht që ai t’i shërbejë qëllimit të aktorit. Në këtë pjesë, Basha padyshim është i pakrahasueshëm me askënd.

-Është hera e parë që një ambasador i SHBA-së kërkon largimin nga parlamenti të një deputeti para se sezoni i ri parlamentar, ndërkohë që kemi pasur personazhe të tjera që janë shpall “non grata” dhe nuk ka pasur kërkesa të kësaj forme.

Dekriminalizimi i politikës apo dhe ndëshkueshmëria e njerëzve të politikës është një sipërmarrje gjithmonë e më e fortë amerikane për Shqipërinë. Eshtë akt në vijimësi për të bërë atë që sistemi në Shqipëri ka dështuar ta bëjë për një mijë e një arsye.

Herë pas here ka pasur paralajmërime për individë, por që nuk kishin ndonjë rëndësi te vecantë për publikun, por theksonin rëndësinë e parimit. Steka u ngrit me Prokurorin e Përgjithshëm dhe një numër mbreslënës gjyqtarësh e prokurorësh të lartë. Në rastin e zotit Berisha është vënë një stekë nën të cilën mund të kalojë cdo staturë më modeste se ajo e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar. Po kështu, ka të dhëna, por ende jo prova, për ekzistencën e një liste të gjatë me zyrtarë publikë që kanë llogari të frikshme bankare jashtë vendit.

Njëlloj si lista e famshme Lagarde për Greqinë e një dekade e ca më parë, ajo tregon pasuri të transferuara jashtë Shqipërisë në shifra të frikshme. Dyshon dot kush se ata që janë në gjendje të zotërojnë hapësirën, nuk mundin të gjejnë adresën e dyshekëve qipriote e italianë dje dhe britanikë e zviceranë sot ku pasanikët nga politika kanë fshehur paratë e grabitura???

 

-Kërkesa e ambasadores a është një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të një shteti apo subjekti politik siç komentohet nga “sovranistët”. Duket se Basha është në mëdyshje ku ka zëra se edhe mund të “dorëzojë” Berishën. Perse është kaq i shantazhueshëm Basha që në tetë vite në krye të PD vetëm ka humbur dhe “lëshuar” gjithcka?

Dhëntë Zoti që amerikanët të ndërhyjnë edhe më shumë në punët “e brendshme” të shqiptarëve. Nuk ka asnjë interes më të lartë jetik në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë e kudo gjetkë që ka shqiptarë sesa siguria, stabiliteti dhe demokracia në hapësirën ku ata jetojnë.

Në një botë që është në një ndryshim dinamik dhe shpesh edhe problematik, marrëdhëniet me SHBA-në janë jetike për shqiptarët. Kështu që sovranistët janë të lutur kuptojnë se e kundërta, mban erë komunizëm dhe izolacionizëm. Dinjiteti i Tiranës nuk ruhet duke menduar se duhet të jetë vetë Tirana qendër vendimmarrjeje; mirë do të ishte nëse do të mundte të ecte me këmbët e saj ose të paktën të mos ishte qesharake në shartimin që i bën demokracisë me testikujt e tharrë të komunizmit feudal të hershëm. Ky është një problem shumë më i thellë sesa fati i një individi.

Ai ka të bëjë me raportin që shqiptarët kanë vendosur në vite me udhëheqësit e tyre. I adhurojnë si perëndi kur janë në pushtet, ju përmbysin varrin mbas vdekjes. Për të marrë shembuj që nga ish-mbreti komik Zogu i Parë, tek Hoxha që i dha fat tragjik këtij vendi dhe deri tek Berisha që ka hyrë në një duel tragjikomik me SHBA-në. Ajo që ata kanë bërë mirë apo keq kushtëzohet nga ajo që ata kanë bërë shumë keq në fund. Jetëshkrimi i një politikani kushtëzohet në qasje thelbësore nga mënyra sesi largohet nga pushteti dhe më pak nga mënyra sesi ka ardhur apo e ka mbajtur pushtetin.

Epilogu është më i rëndësishëm se prologu. Të tre këta individë e kanë kërkuar pushtetin si qëllim të vetëm dhe jo si një mjet për të realizuar qellime fisnike. Revolucionarë në fillim dhe autokratë më pas, të gatshëm të punojnë qindin për interes dhe të aftë t’i nënshtrohen interesave okulte, ata janë të tre viktimat perfekte të ëndrrës për pushtet të përhershëm. Që e kanë gjykuar dhe kërkuar si vendstrehim për t’u fshehur dhe për të mos u ndëshkuar nga mëkatet e kryera gjatë gjakimit për pushtet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE