Connect with Us

Kroacia dhe Skocia luajnë gjithçka për gjithçka, fitorja kualifikon të dyja skuadrat në raundin tjetër. Ja formacionet zyrtare

Sport

Kroacia dhe Skocia luajnë gjithçka për gjithçka, fitorja kualifikon të dyja skuadrat në raundin tjetër. Ja formacionet zyrtare

Publikuar

-

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Kroaci-Skoci e vlefshme për ndeshjen e fundit në Grupin D. Të dyja skuadrat vijnë me shanse reale për kualifikim në këtë sfidë duke marrë parasysh se një 3 pikësh i fituar mbrëmjen e sotme do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe më pas do të prisnin  përfundimin e sfidave në grupet e tjera për të parë nëse mund të kualifikohen në raundin e 1/8-ve.

Ballkanasit janë nënkampionë bote, por kanë shfaqur një formë shumë të dobët në këtë Kampionat duke grumbulluar vetëm 1 pikë në dy ndeshje. Nga ana tjetër, Skocia vjen me moral të fortë pas barazimit me Anglinë dhe do të tentojë gjithçka në sfidën kundër kroatëve.

Trajneri Daliç do të tentojë gjithçka duke hedhur në fushë disa emra të njohur si Modriç, Perisiç, Kovaçiç e Lovren ndërsa ishullorët mbështeten tek kapiteni i skuadrës njëkohësisht dhe mbrojtësi i Liverpulit, Andrju Robertson.

FORMACIONET ZYRTARE

Kroacia: Livakoviç, Juranoviç, Lovren, Vida, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Perisiç, Modriç, Vlasiç, Petkoviç, Trajner: Z.Daliç

Skocia: Marshall, Roberston, Tiernei, Hanlei, MekTominai, Odonell, MekGrin, MekGregor, Armstrong, Adams, Dajks, Trajner: S.Klark

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

6 sulmues drejt largimit, Interi “peshkon” te Genoa

Publikuar

-

Nga

Interi po mendon të afrojë një sulmues të ri gjatë kësaj merkato. Duke parë se Lukaku-Lautaro janë të paprekshëm në formacion, drejtuesit po kërkojnë që të gjejnë zëvendësuesit e tyre.

Sanchez a Pinamonti, dhe të rinjtë Salcedo, Colidio, Mulattieri e Satriano janë vendosur në merkato nga zikaltërit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke parë largimin e 6 sulmueseve, Interi ka kthyer sytë nga Genoa për të marrë sulmuesin Gianluca Scamacca.  Drejtori Marotta ka nisur kontaktet me Genoa për huazimin e sulmuesit dhe në ditët në vijim pritet të ketë lajme të reja rreth kësaj tratative.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason PSG, i zgjat kontratën trajnerit dhe stafit të tij

Publikuar

-

Nga

Mauricio Pochettino dhe stafi i tij tani “shpërblehen” me kontratë të re nga PSG. Klubi parizien ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e marrëveshjen me argjentinasin dhe bashkëpunëtorët e tij deri më 30 qershor 2023.

Pochetino mbërriti në fillim të janarit në vend të Thomas Tuchel. Trajneri argjentinas (49 vjeç) firmosi deri në qershor 2022, me një mundësi pothuajse automatike deri në vitin 2023. Fitues i Kupës së Francës do të përpiqet këtë sezon të arrijë një rezultat më të mirë se gjysmëfinalet në Champions League, kurse titulli kampion në Francë është një objektiv që nuk duhet të diskutohet.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mbyllet miqësorja e veteranëve Kosovë-Shqipëri, ja rezultati përfundimtar

Publikuar

-

Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” i qytetit të Prishtinës ka qenë sot arena e një ndeshje shumë të veçantë. Në fushën e lojës kanë zbritur ekipet e veteranëve të përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë, për një ndeshje e cila kishte si qëllim kujtimin e figurës legjendare të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili u nda në mënyrë të papritur nga jeta në vitin 2018.

Në fushën e lojës kanë zbritur emra shumë të njohur të futbollit shqiptar si Kushta, Ballgjini, Zmijani, Beqiri, Jupi, Duro e Fakaj apo edhe “djemtë e shtëpisë” si Dallku e Curri, për një ndeshje që është luajtur në një atmosferë shumë miqësore duke kthyer pas vitet për shumë nga këta emra. Kjo vëllazërore e veçantë u mbyll me shifrat 1-1 e më pas me penallti ka fituar përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës.

Para fillimit të ndeshjes, të dy delegacionet kanë qenë të pranishme në ceremoninë e prezantimit të shtatores të Fadil Vokrrit që u vendos para stadiumit në fjalë, për të përkujtuar gjithmonë këtë legjendë të futbollit kosovar.

LEXO TE PLOTE