LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I nxehti afrikan godet vendin/ Urgjenca Mjekësore thirrje qytetarëve: Ja si të parandalojnë dëmtimet nga vapa

22 Qershor 2021, 14:16, Sociale CNA
I nxehti afrikan godet vendin/ Urgjenca Mjekësore thirrje qytetarëve:

Në një kohë kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, QKUM shpjegon disa hapa të thjeshtë se si të mbrohesh në këto ditë të nxehta, ndërsa bën apel që të evitohet ekspozimi në diell nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:

– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127./CNA.al

Lajmet e fundit nga