Sekretari i Shtetit Blinken drejt Evropës për Konferencën e Libisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon sot në Gj...
Nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër sëmundjes COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë shtuar shpresat për rritje ekonomike dhe përmirësim të zhvillimit ekonomik pas pandemisë.
Vaksinimi i popullatës në Kosovë dhe rihapja e kufijve mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind, brenda vitit 2021, ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas shefit të këtij ekipit të FMN-së që bëri raportin për Kosovën, Gabriel Di Bella, rritja mund të ndodhë nëse programi i vaksinimit është i suksesshëm.
Gjithashtu, një rihapje e kufijve që mundëson ardhjen e diasporës në sezonin e verës u pa si shtysë në rritjen e aktivitetit ekonomik.
?Nëse realizohet, përfitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet prej 4 deri në 5 për qind të shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar?, tha ai.
Në anën tjetër, rritja e numrit të infektimeve si pasojë e varianteve të reja të COVID-19, parashihet të rrezikojë rritjen ekonomike.
Sipas FMN-së, forcimi i infrastrukturës sociale, promovimi i digjitalizimit dhe zvogëlimi gradual i ndotjes dhe gjurmëve të karbonit në Kosovë do të kontribuojnë në rritjen më të shpejtë të kapitalit njerëzor, produktivitetin dhe përgatitjen e ekonomisë për sfidat post-pandemike.
Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca.
Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.
Vetëm brenda dy javëve të fundit, sipas informative zyrtare, mbi 40.000 qytetarë nga diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ?Adem Jashari?.
Kurse, deri më 22 qershor, në Kosovë janë administruar mbi 140.000 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Kosova vazhdon të jetë një nga vendet me numrin më të vogël të të vaksinuarve në Evropë.
Qeveria ka thënë se deri në fund të vitit planifikon të vaksinojë 60 për qind të popullsisë.
Niveli i rritjes ekonomike deri në 6 për qind, rezulton me rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike sesa parashikimet në fillim të shfaqjes së pandemisë, thotë Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë. Edhe Zeka shprehet se në këtë rritje, pashmangshëm do të ndikojë ardhja e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, për pushime në Kosovë.
?Duke u bazuar edhe nga praktikat e viteve të kaluara, ardhja diasporës pashmangshëm do të reflektojë në aktivitete të shtuara ekonomike dhe natyrisht edhe në një rritje të gjithëmbarshme të qarkullimit te ndërmarrjet private. Rrjedhimisht edhe te një normë më e kënaqshme e zhvillimit ekonomik, përtej asaj që fillimisht ka parashikuar Banka Botërore, që duket të jetë më pak optimiste sesa kjo e cila është parashikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar?, thekson Zeka për Radion Evropa e Lirë.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore është thënë se rritja në vendet me ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete me këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, njëherësh këshilltar i lartë në Institutin Riinvest, thekson se me parashikimin për rritje të nivelit ekonomik deri në 6 për qind, Kosova do kthehet në nivelin ku ka qenë në fund të vitit 2019. Megjithatë, ai shprehet se ka indikacione të përmirësimit të situatës ekonomike. Përveç ardhjes së diasporës, Mustafa thotë se ka edhe rritje të qarkullimit dhe eksportit të mallrave.
?Por, a do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme ky ritëm, kjo varet edhe nga rritja e investimeve në ekonomi, produkte dhe shërbime të reja. E kjo kërkon një mjedis biznesor shumë më të mirë, në aspektin e zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe në aspektin e stabilitetit politik dhe imazhit të vendit. Do të thotë, na duhet një seri faktorësh të ndërlidhur, që duhet të sigurojmë për të arritur në një shkallë ku zhvillimi do jetë i qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm është rreth 7 për qind për më shumë se një dekadë, në mënyrë që Kosova të jetë në një nivel më të qëndrueshëm ekonomik dhe më cilësor sesa tani?, thekson Mustafa.
Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej vitesh sillet deri në 4 për qind. Sipas raporteve vjetore të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës në vitin 2019 kishte shënuar rritje reale prej 3.9 për qind. Për vitin 2020, kjo rritje ishte parashikuar të ishte 4.2 për qind, por si pasojë e pandemisë, ekonomia e Kosovës ka pasur rënie deri në – 7 për qind.
Rritja ekonomike në Kosovë varet edhe nga investimet publike, thotë Arian Zeka, sipas të cilit, qeveria ende nuk ka bërë publike vlerën e këtyre shpenzimeve.
?Nuk është shumë e qartë nga ajo që është paraqitur nga ana e qeverisë, se cili do të jetë vëllimi i shpenzimeve publike, në çfarë mase do të shohim projekte infrastrukturore, në të cilat do të investohet. Kjo si duket mbetet ende e paqartë, natyrisht duke e ditur se mjetet e buxhetit janë dashur të orientohen në drejtime të tjera, kryesisht në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të goditura nga pandemia, dhe natyrisht qytetarët e afektuar nga pandemia?, thekson ai.
Situatën aktuale ekonomike, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur mjaft premtuese dhe të mirë. Në një seancë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ai ka është shprehur se ka rikthim të aktivitetit ekonomik dhe me ardhjen e diasporës, me shpenzimin e atyre mjeteve të akumuluara gjatë kohës së pandemisë, sipas tij, pritet që këtë vit Kosova të ketë përformancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit, sa u përket të hyrave, rrjedhimisht zhvillimit ekonomik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon sot në Gj...
Një program pas epokës së Merkelit: Gati 100 ditë para zgjed...
Koreja e Veriut minimizoi të martën mundësinë e bisedimeve m...
Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmua...
“Sipërmarrja Barbarossa” – nën këtë emërtim Rajhu Gjerman su...
Italia do ta heqë detyrimin për veshje të maskës në ambiente...
Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën ...
Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës d...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaj...
Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë...
Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që ...
Në kuadër të fushatës për vaksinim falas kundër koronavirusi...
Prokuroria e Shtetit në Rusi e ndaloi organizatën joqeverita...
Presidenti i zgjedhur i Iranit tha të hënën se as nuk do të ...
Shtëpia e Bardhë paraqiti të hënën planin e saj për shpërnda...
Autoriteti Rregullator i Konkurrencës në Gjermani ka nisur n...
Të martën, votuesit do të votojnë në zgjedhjet paraprake për...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd e demantoi për Radi...
Një zyrtar i lartë kinez, që u largua për në Shtetet e Bashk...
Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me korona...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...