Connect with Us

FBI mund t`i ketë organizuar vetë trazirat 6 Janarit në Kapitol Hill

Blog

FBI mund t`i ketë organizuar vetë trazirat 6 Janarit në Kapitol Hill

Publikuar

-

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, botoi ​​një artikull mjaft interesant në faqen e tij të internetit. Në të rrëfehej historia e një shoferi që shpërndante pica nga Dierborn Hajts, Miçigan, Kalil Abu Rajan. Në moshën 21 vjeçare, ai ishte shumë i dëshpëruar dhe po mendonte të vetëvritej.

Ai postoi në rrjet një foto me një armë në dorë duke sugjeruar se mund të bënte xhihad. Pak më vonë mori një reagim nga një grua, për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë, Gada. Të dy nuk ishin takuan kurrë personalisht, por me kalimin e kohës mes tyre u krijua një marrëdhënie shumë intensive.

Gada i deklaroi dashurinë e saj Rajanit. Ata komunikuan në internet për javë të tëra. Pastaj, një ditë, Gada ndaloi së shkruari. Ajo thjesht u zhduk. Një grua e re zuri vendin e saj dhe filloi t’i shkruante Rajanit. Emri i asaj gruaje ishte Xhanah. Ajo nuk ishte e interesuar për romanca.

Ajo donte të bënte xhihad të dhunshëm. Xhanah i tha Rajan se nëse ai planifikonte të vriste veten, duhej të merrte me vete disa nga “të pabesët”.  “Kur është xhihad, ose kur bazohet në besimin tonë apo mbi një kauzë, kjo është hera e vetme që Allahu e lejon këtë gjë”-shkroi ajo.

Rajan i tha Xhanah se kishte fantazuar të vriste njerëz në kishën pranë dyqanit të tij të picave, edhe pse theksoi se ai nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Në fakt, ai e inkurajoi Xhanah të mos lëndonte askënd. Disa ditë pasi ai kishte shkruar gjëra të tilla, agjentët e FBI-së e arrestuan Rajan.

Në atë moment i riu mësoi se gratë me të cilat ai kishte komunikuar online nuk ekzistonin. Gada dhe Xhanah ishin profile të rreme të FBI-së. Byroja kishte shpenzuar 1 vit të tërë duke punuar për të neutralizuar të riun depresiv përmes një kurthi të ëmbël. Por gjërat nuk funksionuan deri në fund.

Pas gjithë asaj pune, FBI nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj tij për terrorizëm. Asgjë që kishte thënë Rajan nuk ishte kriminale. Ai mund të lirohej, por ata nuk mund ta linin të dilte i lirë. Kjo gjë do të ishte shumë e turpshme për qeverinë.

Kështu e akuzuan atë për “armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte nën ndikimin e një substance narkotike”. Ai nuk qëlloi askënd dhe nuk mbante armë, e megjithatë u dënua me 5 vjet burg. 

Në përgjithësi, ishte një kapitull tërësisht i turpshëm në historinë e zbatimit të ligjit federal. CNN dukej se e kishte kuptuar që në atë kohë këtë gjë. Ndaj vuri në dukje se FBI bën më shumë sesa thjesht parandalimin e krimeve. Ndonjëherë, FBI-ja i krijon vetë krimet.

LEXO EDHE:  Pas miratimit të reformës/FBI dhe një ekip juristësh ndërkombëtarë zbarkojnë në Tiranë

“Informatorët dhe agjentët nuk luajnë gjithmonë rolin e një përgjuesi pasiv. Ata mund t’i ofrojnë të dyshuarit mundësinë për të marrë pjesë në një komplot fiktiv terrori, të mbushur me bomba të rreme dhe armë të vërteta, tregojnë të dhënat e gjykatës”- thuhet në artikullin e 4 viteve më parë.

Por në fakt të dhënat e gjykatës e tregojnë se kjo është e gabuar. Një agjenci e zbatimit të ligjit nuk duhet të inkurajojë askënd që të shkelë ligjin. Është qesharake, e megjithatë agjentët e FBI-së e bëjnë vazhdimisht këtë gjë. Në një rast CNN e pranoi se kjo gjë ndodhte, dhe se ishte problem.

Por nuk do ta pranojnë më. Në fillim të kësaj jave, ne raportuam se mes atyre që sulmuan Kapitolin (Kongresin dhe Senatin Amerikan)më 6 janar 2021, kishte dhe njerëz që punonin për FBI-në. Ne nuk hamendësuam, por u bazuam në regjistrat me emrat që kishte dorëzuar vetë qeveria në gjykatë.

Dhjetëra agjentë të dyshuar të FBI-së, thonë tani se kanë kryer krime të rënda atë ditë, dhe megjithatë nuk janë akuzuar për asgjë, madje as janë identifikuar. Pse? Me gjasë pasi ata ishin në kontakt me FBI-në përpara se të kryenin ato krime. Ky është përkufizimi i korrupsionit.

Ti je duke punuar për FBI-në, prandaj nuk akuzohesh për ndonjë krim. Kjo gjë është shumë e frikshme, duke pasur parasysh klimën aktuale, dhe faktin se tashmë ngjarjet e 6 janarit po përdoren si një pretekst për t’u hequr liritë  themelore atyre amerikanëve që iu bindën ligjit. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi të drejtën absolute të dimë saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë, dhe rolin e FBI-së në të.

Ne besojmë se FBI kishte njerëz në terren, njerëz që sulmuan Kapitolin dhe që kryen krime brenda godinës.

Ne e kemi thënë edhe më herët, dhe FBI nuk e ka mohuar këtë. Në fakt, askush nga FBI nuk e ka komentuar këtë. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë. Këto ishin disa nga “taktikat kundër-terrorizmit” që FBI praktikoi pas sulmeve të11 Shtatorit 2001.

Tani byroja ka ndryshuar fokusin e saj, dhe nuk po ndjek më ekstremizmin islamik, por FBI po përndjek kundërshtarët politikë të Xho Bajden. Ata janë terroristët vendas, për të cilët ju kanë folur shpesh. Ky është një makth, është një makth për liritë civile, dhe për vetë demokracinë. Duhet ta kishim ditur që kjo të ndodhte. Por nuk bëmë asgjë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Tërhiqet Xho Bajden, i jep Vladimir Putinit një tjetër gazsjellës në Evropë

Publikuar

-

Nga

Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”

Administrata Bajden njoftoi të mërkurën se ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj ndërtimit të gazsjellësit ”Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë si pjesë e një marrëveshje me Berlinin.

Ky ndryshimi politikash është i pajustikueshëm, për shkak të efekteve negative që do të ketë mbi sigurinë evropiane dhe amerikane. Gazsjellësi “Nord Stream”, që nisi të funksionojë një dekadë më parë, e lidh direkt Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik, duke e lejuar kompaninë ruse “Gazprom”, t’i shesë drejtpërdrejt gaz shteteve të BE-së.

“Nord Stream 2” do të kopjojë kanalin ekzistues, duke e dyfishuar shpejtësinë e fluksit të gazit dhe për pasojë edhe sasinë e parave që do të rrjedhin drejt Moskës. Ky i fundit do të shmangë nevojën që gazi rus të kalojë përmes Ukrainës, dhe kjo do t’i kushtojë kësaj të fundit afro 3 miliard dollarë në vit të ardhura nga tarifa e tranzitit.

Po ashtu, ky projekt do t’i rrëmbejë Ukrainës një pjesë të mekanizmave të saj kundër një sulmi të ri rus shumë më thellë në territorin e saj. Sapo tubacionet që kalojnë nëpër Ukrainë të bëhen të tepërta, rusët nuk do të jenë më aq të kujdesshëm sa të mos i dëmtojnë ato.

Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga aleatët dhe partnerët e saj evropianë e kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin e “Nord Stream 2”. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje gjithë Evropës që të “bashkohet për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi energjetik”.

Dhe tetorin e vitit të kaluar, enti rregullator anti-monopol i Polonisë gjobiti me 7.6 miliardë dollarë kompaninë ruse “Gazprom” për “ndërtimin e tubacionit të gazit ‘Nord Stream 2’ pa miratimin e Varshavës”. Sigurisht, Polonia, ashtu si Ukraina, do të humbiste tarifat e saj të tranzitit nëse “Nord Stream 2” zëvendëson linjat ekzistuese.

Por edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Boris Xhonson e kanë kritikuar projektin e gazsjellësit, dhe ambicien e Gjermanisë për të krijuar një arterie shtesë midis Evropës së sundimit të ligjit dhe Rusisë kleptokratike.

Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në përdorimin e eksporteve të saj energjitike si një armë politike, është e vështirë të imagjinohet se përse Gjermania dhe Evropa do të dëshironin të bëheshin më të ndërvarura ndaj gazit rus nga sa janë aktualisht.

Rastet më të njohura janë kur Rusia ndërpreu furnizimet me gaz drejt në Ukrainës në vitet 2005-2006 dhe 2008-2009. Në të dyja këto raste, ai veprim ndikoi edhe në furnizimin me gazin rus të pjesës tjetër të Evropës. Me thirrjet ndërkombëtare në rritje për të shmangur në maksimum karburantet fosile, kërkesa për gazin rus mund të bjerë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me nevojën e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Për këto dhe arsye të tjera, “Nord Stream 2” është përballur me kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni që kur filloi ndërtimi i tij në vitin 2015. Në seancën e tij të konfirmimit në janar 2021, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri të qartë se ai dhe Xho Bajden ishin të vendosur të kundërshtonin ndërtimin e “Nord Stream 2”:”Presidenti i zgjedhur bie plotësisht dakord me qëndrimin se “Nord Stream 2” është një ide e keqe, dhe ai ka qenë shumë i qartë për këtë. . . Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që kam në dorë për të parandaluar përfundimin e atij projekti”.

Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sekretari Blinken po gënjente, dhe çdo arsye për të dyshuar se ai dhe Departamenti i Shtetit, kanë rënë pre e presionit të presidentit Xho Bajden. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në maj, administrata hoqi dorë nga sanksionet kundër “Nord Stream 2 AG”, kompanisë që po ndërton gazsjellësin dhe kreut të saj, ish-agjentit të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, STASI, dhe i besuari i Putinit, Matias Varnig.

LEXO EDHE:  Mbyllet marrëveshja me Donald Lu/ Ja roli i agjentëve të FBI në Shqipëri

Departamenti i Shtetit zbuloi se Varnig dhe kompania e tij ishin të përfshirë në “sjellje të sanksionueshme”, pasi sipas ligjit amerikan ndërtimi i “Nord Stream 2” është i sanksionueshëm. Por Blinken zbuloi se në këtë rast, një përjashtim ishte në “interesin kombëtar të SHBA-së”.

LEXO EDHE:  “Shqipëria zgjedhje, mes trazirave politike”/ Washington Post “skanon” 30 Qershorin

Se si arriti ai në një përfundim të tillë, përveçse me urdhrin e Shtëpisë së Bardhë, kjo mbetet e paqartë. Pasi u urdhërua të mos përdorë sanksionet për të bllokuar “100 metrat e fundit” të gazsjellësit, Blinken deklaroi më 7 qershor se projekti ishte një “fakt i kryer”, deklaratë që u prit me shumë zhgënjim nga Zelenski, Makron, Xhonson, presidenti polak Andrzej Duda dhe udhëheqës të tjerë.

Dilema me të cilën është përballur Shtëpia e Bardhë, është nëse ia vlen të tendoset akoma më shumë marrëdhënia tashmë e tensionuar gjermano-amerikane për të bllokuar gazsjellësin. Por administrata Bajden e ka bërë përgjigjen më të ndërlikuar sesa duhej.

Qëllimet e Merkel nuk duhet të ngatërrohen me nevojat e Gjermanisë. Ajo është në muajt e saj të fundit si kancelare,  ndërsa nuk është e qartë nëse do të ketë të njëjtin qëndrim pasardhësi i saj i pritshëm apo koalicioni i tij qeveritar.

Por edhe duke supozuar se ka pasur faktorë të panjohur, që e bënë urgjent vendimin e administratës Bajden, po lihen haptazi pas dore interesat e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. Kushtet që negociuan Shtetet e Bashkuara me Gjermaninë, janë minimumi jo aq mbresëlënëse. Ato thuhet se përfshijnë investimin e përbashkët të Berlinit dhe Uashingtonit në masën 50 milion dollarë në infrastrukturën ukrainase të teknologjisë së gjelbër, përfshirë energjinë e rinovueshme dhe industritë përkatëse.

Po ashtu, Gjermania do të mbështesë bisedimet energjetike në kuadrin e Nismës së Tre Deteve, një forum diplomatik i Evropës Qendrore. SHBA-ja dhe Gjermania do të përpiqen të sigurojnë që Ukraina të vazhdojë të marrë afro 3 miliard dollarë tarifa vjetore tranziti nga Rusia.

Por zyrtarët nuk kanë sqaruar se si do ta të bindin Moskën të vazhdojë të bëjë pagesa të tilla të mëdha. Edhe investimi në Ukrainë është shumë modest. Ndërkohë Nisma e Tre Deteve është një konsorcium i lirshëm shtetesh midis Detit të Zi, Adriatikut dhe Baltikut, që deri tani ka arritur të mbajë vetëm një samit.

Politika e jashtme e Bajden në Evropë dhe Euroazi, synon të forcojë aleatët tradicionalë të Amerikës, të zbusë kërcënimin rus, dhe të përqendrohet në konkurrencën strategjike afatgjatë me Kinën.

Le ta lemë Gjermaninë të marrë gazin e saj rus, dhe ne të merremi me Rusinë sipas nevojës, për sa kohë që të gjithë janë të bashkuar kundër Pekinit. Por ky një është mendim i dëshiruar i Uashingtonit. Synimi kryesor i politikës së jashtme të Putinit, është ta bëjë botën të sigurt për autokracinë.

Prandaj, të paktën për momentin, Kremlini synon të minojë, degradojë dhe prishë rendin botëror liberal të drejtuar nga Amerika kudo dhe sido që të mundet, duke e vendosur udhëheqjen e Rusisë në një hap me Partinë Komuniste Kineze./Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Si e ndryshuan paratë historinë e njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”

Ato janë një forcë e fuqishme lëvizëse, që na motivojnë dhe diktojnë vendimet tona të përditshme. Ato janë një dukuri e qëndrueshme në të gjithë botën. Kudo që të shihni, qytetarët e shekullit XXI janë të fiksuar pas parave.

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet, ka pasur një periudhë në historinë tonë, kur paratë as që ekzistonin. Tregtia mbështetej tek shkëmbimet mall me mall, një sistem që ishte larg ideales. Por paraja e revolucionarizoi shoqërinë, duke u bërë shumë shpejt forma më e mirë e besimit të ndërsjellë që kishte parë bota ndonjëherë.

Një sistem me të meta

Para vitit 10.000 Para Erës Sonë, njerëzit nuk kishin para. Familjet mbijetonin duke u marrë me gjueti, peshkim dhe duke prodhuar ato për të cilat kishin nevojë. Mishi, manaferrat, arrat, veshjet, ilaçet, blerja e të gjitha këtyre materialeve u nxit nga nevoja për të mbijetuar.

Situata ndryshoi kur njerëzit nisën që të jetonin në bashkësi më të mëdha. Në zonat e populluara dendur nisën të shfaqen profesionistë të aftë, si këpucarë, mjekë, marangozë dhe peshkatarë.

Teorikisht, çdo objekt mund të tregtohet nëse të dyja palët bien dakord mbi formën e shkëmbimit. Lëkura e kafshëve mund të tregtohet për disa peshq. Shërbimi mjekësor mund të tregtohej për një sasi lënde drusore. Mollët mund të tregtoheshin për një palë këpucë. Ky sistem ishte i njohur si ekonomia e shkëmbimit.

Por kjo lloj ekonomie kishte jo pak të meta. Kjo pasi nuk ekzistonte asnjë njësi matëse universale për përcaktimin e vlerës së një sendi. Gjithçka bazohej në mendimin subjektiv të individëve të përfshirë në një transaksion të caktuar.

Dhe si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, ekonomia e shkëmbimit mbështetej tek të dyja palët që dëshironin diçka që e ofronte tjetri. Prandaj, tregtia mund të ishte shumë e ngadaltë dhe zhgënjyese. Qeniet njerëzore kishin nevojë për diçka ndryshe, dhe përgjigjja ishin paratë.

Të besuara më shumë se asgjë tjetër

Paraja është gjithçka që mund të përdoret për të paguar për mallra dhe shërbime të caktuara, dhe ky koncept i thjeshtë e ndryshoi përgjithmonë historinë e njerëzimit. Ajo na dha mundësi të kuptojmë dhe krahasojmë vlerën e mallrave të ndryshëm, duke e bërë më të thjeshtë dhe më efikase tregtinë.

Shumë kohë para shpikjes së monedhave dhe kartëmonedhave,në vende të ndryshme kanë ekzistuar forma të tjera parash. Kështu, elbi u përdor nga sumerët në Lindjen e Mesme, bajamet u përdorën në Indi, ndërsa guaskat e detit u përdorën në Afrikë, Azinë e Jugut dhe Oqeani. Pavarësisht nga forma që marrin, paratë funksionojnë pasi të gjithë besojnë tek vlera e tyre.

LEXO EDHE:  Një vdekje në Kapitol Hill, dhe çfarë duhet të bëjmë tani

LEXO EDHE:  Zarfet me helm në Pentagon/ FBI prangos autorin

“Paraja është një sistem i besimit të ndërsjellë, dhe jo vetëm një sistem i çfarëdollojshëm i besimit të ndërsjellë:paratë janë sistemi më universal dhe më efikas i besimit reciprok i ideuar ndonjëherë”- shkruan historiani izraelit Juval Noah Harari në librin“Sapiens:Një histori e shkurtër e njerëzimit”.

Me kalimin e kohës, qytetërimet antike nisën që ta përdorin metalin si një formë parash. Pesha e arit, argjendit dhe bronzit u përdor për të blerë mallra. Sidoqoftë, tregtarët e pandershëm mund t’i mashtronin të tjerët duke përzierë në to metale më pak të vlefshme për të rritur peshën. Fatmirësisht, njerëzimi e rregulloi këtë problem duke shpikur diçka që përdorim edhe sot.

Rëndësia e monedhave

Monedhat u prodhuan për herë të parë në 640 Para Erës Sonë gjatë sundimit të mbretit Aliates të Lidisë në Azinë Perëndimore. Monedhat kishin një peshë të standardizuar. Ato ishin prej ari ose argjendi, dhe kishin të shtypur vlerën e tyre.

Edhe qytetërime të tjera, si Perandoria Romake, filluan që të prodhonin  monedha e tyre. Ndërsa bota po vazhdonte që të ndahej nga kultura, gjuha dhe feja, monedhat prej ari dhe argjendi ishin universale. Ata ishin të lehta për t’u ruajtur, transportuar dhe numëruar.

Paratë prej letre u shfaqën për herë të parë në Kinën e shekullit XI, dhe me kalimin e kohës tregtarët në të gjithë globin filluan që ta përdorin këtë metodë, sidomos kur tregtonin jashtë vendit. Monedhat dhe kartëmonedhat, kanë mbetur një pjesë dominuese e civilizimit njerëzor që nga ajo kohë. Por në vitin 1983, një shpikje ndryshoi gjithçka.

E ardhmja

Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën e përdorimit të parave. Në fillim, ishin kryesisht pronarët e bizneseve që e përdorën botën dixhitale për të kontrolluar financat e tyre. Sot ne mund të blejmë dhe shesim artikuj vetëm përmes klikimit të një butoni, dhe të gjithë po i menaxhojnë paratë e tyre përmes internetit.

Sado e habitshme që mund të duket, sot mbi 90 për qind e të gjitha parave në botë ekzistojnë aktualisht në internet. Dhe kjo tendencën po thellohet. Shumë shpejt, monedhat dhe kartëmonedhat do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe paratë do të ekzistojnë vetëm brenda një realiteti dixhital./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

Publikuar

-

Nga

“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancelaren gjermane Angela Merkel, edhe këto ditë pas reshjeve pothuaj apokaliptike. A është ajo vërtet e tillë? Dhe nëse po, që kur?

Më 30 nëntor 2005, Angela Merkel, që sapo ishte zgjedhur kancelare dha deklaratën e parë qeveritare para parlamentit. Në politikën e brendshme, politikania e kristiandemokratëve u përqëndrua tek politika sociale dhe ajo e punës. Në fushën e politikës së jashtme ajo u morr me kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar dhe kriminaliteti, si dhe me Europën. Me çështjen e ndryshimit të klimës ajo u morr shkurt në 90 minutat e fjalimit. Tek mbrojtja e klimës, ajo u interesua për shancet e njohurive teknologjike dhe „rolit të Gjermanisë si kampione eksporti”.

Ndërkohë që polikania e Partisë Kristiandemokrate (CDU) ka qenë në vitet 1990-të, katër vjet ministre e Mjedisit. Mbas katër viteve të vështira si ministre e grave dhe e rinisë, papritur kancelari Helmut Kohl e emëroi në vitin 1994 pasardhëse të Klaus Töpferit, në sektorin e ambientit.

Angela Merkel dhe Helmut Kohl

Ralph Bollmanni, autor i biografisë 800 faqëshe të botuar në mes të muajit korrik me titull: „Angela Merkel. Kancelarja dhe periudha e saj”, mendon se emërimi i saj nuk ishte hap mbrapaktheu. Merkel nuk ka qenë „pasardhëse e keqe Töpferit”. „Ky ka qenë imazhi që mediat kanë dhënë në atë kohë”, thotë ai për Deutsche Wellen. Gjë të cilës i shtohet prezantimi i saj si e pazararshme, duke e quajtur „çupka e Kohlit”.

Mikpritëse e konferencës së parë të klimës në Berlin

Në fund të marsit 1995, Merkeli u bë mikpritësja e konferencës së parë për klimën që u mbajt në Qendrën e Kongreseve ICC në Berlin, konferencës së parë për klimën të organizuar ndonjëherë. Ndryshe nga konferencat e mëvonshme, aty morën pjesë disa qindra delegatë të ardhur nga e gjithë bota, si dhe shumë vëzhgues. Aty Merkeli, e cila ka studiuar shkencat e natyrës, zbuloi se klima ishte tema e saj.

Ralph Bollmann, gazetar dhe biograf i Angela Merkelit

Bollmanni, redaktor i gazetës “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, mendon se ato ditë të konferencës në ICC, “kanë qenë momenti vendimtar, ku Merkeli u kthye në politikane të klimës”. Edhe në media ajo u kthye në paralajmëruese të rreziqeve të ndryshimit të klimës.

Dy vjet më vonë Konferenca e Tretë Botërore për klimën e organizuar në Kioto, vendosi objektivat e detyrueshme në nivel ndërkombëtar, për kufizimin e emëtimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Protokolli i Kiotos, i cili hyri në fuqi më 2005, shihet si momenti historik në mbrojtje të klimës. Edhe sot. Dhe kjo ka ndodhur në periudhën kur Merkeli ishte ministre e Mjedisit.

Paralajmëruese e rreziqeve në skenën ndërkombëtare 

E gjithë kjo gjë, nuk dallohet fare në deklaratën e parë qeveritare të bërë nga Merkeli në 2005. Megjithatë shumë shpejt ajo u kthye në „kancelaren e klimës”. Në gjashtëmujorin e parë të 2007-ës, Gjermania mbajti kryesimin e radhës së presidencës së BE, dhe gjatë gjithë vitit mbajti presidencën e G-8. Klima ishte tema kryesore për Merkelin. Në takimin e nivelit të lartë të BE të mbajtur në mars në Berlin, dhe në takimin e nivelit të lartë të G-8 mbajtur në Heiligendamm, u morën vendime të rëndësishme për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Takimi i G8, Heiligendamm

Në gusht 2007 Merkel shkoi në Arktik bashkë me ministrin e Mjedisit, socialdemokratin Sigmar Gabriel. Skena ishte me imazhe të fuqishme që flisnin për ndryshimet që pritet të ndodhin. Disa ditë më vonë, që përkojnë me dhjetëvjetorin e Protokollit të Kiotos, ajo u rikthye në qytetin japonez. Në një kongres të komunitetit ndërkombëtar ajo paralajmëroi për rreziqet e ngrohjes globale: „nëse nuk bëjmë asgjë, atëherë duhet të presim që të ndodhin ndryshime të mëdha të klimës”.

Pak më vonë, kryetarja e qeverisë gjermane foli para Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe kërkoi mbrojtjen e klimës. Kjo është „një detyrë globale që ka të bëjë me të gjithë”, tha Merkel. Kjo deklaratë pati efekte dhe që nga gushti i 2007, mediat filluan ta quajnë Merkelin gjithnjë e më shumë „kancelaren e klimës”.

Prioritet rritja ekonomike

Por kriza ekonomike që u afrua kërkoi vendosjen e prioriteteve të tjera. Dhe krysisht fuqitë e mëdha nuk deshën më të bashkëpunonin për mbrojtjen e klimës, që prej konferenës botërore për klimën të mbajtur më 2009 në Kopenhagen, të cilën SHBA nën presidentin Obama dhe Kina bënë që të dështonte me përplasje të mëdha.

“Kështu kushtet u përkeqësuan shumë,” thotë Bollmann: “Shumë vende vendosën si prioritet që të arrinin rritjen ekonomike me çdo kusht”. Për një kohë të gjatë në mbrojtjen e klimës nuk u arrit më asgjë në nivel ndërkombëtar.

Angela Merkel viziton qendrën teknologjike të Porsche-s

LEXO EDHE:  Raporti i FBI-së: Krimet e urrejtjes u rritën me 2.7 për qind në 2019

LEXO EDHE:  “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”/ FBI zbulon çfarë po ndodh në Kinë dhe kush është vënë në shënjestër

Po brenda vendit? „Bilanci nuk është dhe aq i mirë”, thotë Bollmann. “Kancelarja nuk morri asnjë hap që mund t‘i dëmtonte bazën e pushtetit ose që të shkaktonte ndonjë shok ekonomik.” Gjatë debateve të Brukselit për vendosjen e vlerave kufizuese të gazrave që shkaktojnë efektin serë, Merkeli mbrojti gjithnjë industrinë gjermane të automjeteve: “Megjithëse ajo inatosej me mungesën e gatishmërisë për ndryshime të manaxherëve gjermanë, sidomos në koncernet e automjeteve”

Heqja dorë nga energjia atomike

Kështu pas shumë viteve të Merkelit në zyrën e kancelarisë, qeveria gjermane dhe Unioni i kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve u vendosën nën presion të madh për temën e mbrojtjes së ambientit dhe klimës. Kjo gjë nuk arriti të fshihej as nga heqja dorë më 2011 prej përdorimit të energjisë atomike, pak kohë pas katastrofës nukleare të ndodhur Fukushimën japoneze. Sepse ky hap nuk u ndoq nga ndonjë koncept i madh.

Një gjë e tillë u bë e qartë si kurrë më parë në fund të prillit 2021, kur Gjykata Kushtetuese gjermane e vlerësoi ligjin për mbrojtjen e klimës të vendosur dy vite më parë, si ligj pjesërisht jo në përputhje me Kushtetutën dhe e detyroi parlamentin të bëjë përmirësime të tij. Argumenti i dhënë nga Gjykatësi i Lartë: Ligji i zhvendos rreziqet e ndryshimit të klimës në kurriz të brezave të rinj, duke pasur si referencë vitin 2030.

Ligji për mbrojtjen e klimës është i vitit 2019, pra i vitit në të cilin filluan demostratat e mëdha „Të premtet e të ardhmes” “Fridays for future”- lëvizja për më shumë mbrojtje të klimës. Ato u organizan shpesh duke kaluar nga zyra e kancelarisë.

Kritika ndaj politikës së klimës në vend 

Sipas pikëpamjes së shumë kritikëve, Gjermania bën pak për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë, nuk mbështetet sa duhet tek energjia diellore dhe ajo e erës, dhe e ka vendosur shumë vonë afatin për mospërdorimin e qymyrit, duke e vendosur në vitin 2038. Ndryshe nga shumë shtete të tjera, në Gjermani nuk ka kufizime shpejtësie në austrada, gjë për të cilën përpiqen shumë Unioni i Kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve. Po ashtu, si dhe më parë për ndërtimin e rrugëve vazhdojnë të jepen më shumë para se sa për mjetet publike të transportit.

Jennifer Morgan

Shefja e Greenpeace, Jennifer Morgan bëri në pranverë një bilanc të viteve të Merkelit. Ajo tha në Berlin se: „Mbas 16 vitesh në post, Gjermania nuk arriti vërtet tek mbrotja e klimës dhe pati përparime në vendosjen e drejtësisë për klimën, gjë e cila i duhet planetit vërtet.” Ndodh rrallë që Greenpeace dhe Gjykata Kushtetuese të jenë kaq afër në pikëpamje: Mungon një plan, për të arritur vërtet deri në vitin 2050 neutralitetin e synuar ndaj klimës.

Po tani? Deklaratën mbase të fundit qeveritare, Merkeli e mbajti para parlamentit më 24. qershor. Është e qartë, që pandemia e Coronës është tema dominante. Por në fjalimin 19 minutësh, Merkeli foli papritur shumë për ndryshimin e klimës. Ajo foli për „rinovimin e gjelbërt” dhe digjitalizimin. Vetëm „me ekonominë e gjelbërt” Europa „është e aftë për të përballuar të ardhmen dhe konkurencën”.

Ajo foli me detaje dhe qartë për mbrojtjen e klimës: „Kemi të bëjmë me as më pak as më shumë, por me të ardhmen e planetit tonë.” Merkeli foli për investimet gjermane në këtë fushë dhe për besueshmërinë e vendit. Konferenca e ardhshme botërore për klimën që do të mbahet në nëntor në Glasgow, do të tregojë „deri ku kemi shkuar me detyrimet tona”. Fraksioni i Unionit Kristiandemokrat –Kristiansocial e festoi fjalimin e saj.

Është ajo shumë e fortë, apo ai shumë i dobët? 

Është Merkeli, kancelarja e klimës shumë e angazhuar në këtë temë, apo janë politikanët e tjerë pak të angazhuar? Të dyja bashkë, thotë biografi Ralf Bollmann. Në situatën aktuale „bëhen shumë të qarta” dobësitë e të tjerëve. Dhe Bollman flet për kandidatin për kancelar të kristiandemokratëve, Armin Laschet, i cili nuk „bën figurë të mirë” dhe reagon jo si duhet për temën e klimës.

Por Bollman sheh edhe një aspekt tjetër. Merkeli, e cila nuk dëshiron të zgjidhet sërish dhe nuk do i duhet të merret me zbatimin praktik të vendimeve, mund të bëhet aktualisht për temën e klimës „edhe më retorike”./DW

LEXO TE PLOTE