Connect with Us

Dritan Leli pezullon mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ “Nuk mund të zhvillohet, masat janë akoma në fuqi”

Politikë

Dritan Leli pezullon mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ “Nuk mund të zhvillohet, masat janë akoma në fuqi”

Publikuar

-

Kreu i Bashkisë së vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas përgjigjes së Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Leli sqaron se kreu i bashkisë dhe administrata do të zbatojnë rregullat anticovid të vendosura nga qeveria për të shmangur mbledhjet dhe grumbullimet deri në datën e vendosur, 01.07.2021.

Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat.

Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, “Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot.

Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën.

Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik,, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID”, shprehet Leli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Debate të forta në mbledhjen e KLGJ-së/ Lala: 5 anëtarë kërkuanr rishikim të mandatit të Dvoranit

LEXO EDHE:  Nuk zbatonin masat/ Inspektoriati Shëndetësor vendos 2 gjoba dhe 2 pezullime fasonerish

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE