Connect with Us

Diplomacia italiane inkurajon bisedimet Kosovë-Serbi

Kosova & Rajoni

Diplomacia italiane inkurajon bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Ministri i punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë bisedimet në një frymë të hapur për të arritur rezultate pozitive nga ky proces.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku po takohet me udhëheqësit e intitucioneve. Zoti Di Maio që erdhi në Kosovë nga vizita në Serbi tha se mbështetja euro-atlantike për bisedimet është një mundësi e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

“Lehtësimi nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja e fortë nga Shtetet e Bashkuara janë një mundësi e madhe historike për dy vendet. Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asgjë, bisedimet përkundrazi do të shërbej vetëm në përforcimin statusit të saj në nivel ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm Italian, duke bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku kundër barrierave dhe të arrihet një pajtim në rajon.

Diplomatët perëndimor janë vënë në përpjekje për të përshpejtuar procesin e bisedimeve me shpresë për një marrëveshje para vitit të ardhshëm kur Serbia mban zgjedhjet parlamentare e presidenciale, gjë që do të çonte në një pezullim të ri të procesit të filluar dhjetë vjet më parë nga të dyja vendet, që aspirojnë integrimet evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan javën e kaluar për herë të parë në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave vendeve por pa asnjë rezultat.

Duke raportuar për bisedimet me Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u tha sot deputetëve të parlamentit serb se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

LEXO EDHE:  Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi, në favor të politikanëve serbë

“Mos u gëzoni me konfliktin e ngrirë, për fat të keq kam frikë se ai do të mbetet ashtu, frikësohem”, tha ai duke nënvizuar se një marrëveshje kompromisi është e vetmja zgjidhje, ndonëse nuk tha se cili mund të jetë ai.

“Ajo që është problem, më i madhi që e shoh sot si president i Serbisë është se unë nuk shoh zgjidhje, nuk e shoh se si do të dukej kjo zgjidhe e kompromisit dhe nuk shoh qëllim nga pala tjetër për diskutim”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj. Por, kërkon nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet e arritura në Bruksel posaçërisht atë për themelimin e Asociacionit të komuanve me shumicë serbe.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo mundësi që të krijohet një asociacion një etnik në Kosovë. Kryeministri Kurti nesër pritet të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris, në një përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeve normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedimet ndërmjet të cilëve pritet të vazhdojnë në fund të muajit korrik./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima në 24 orë, konfirmohen 188 raste pozitive

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Vizita në Serbi/ Pacollit i refuzohet kërkesa

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE