LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë

22 Qershor 2021, 18:55, Politikë CNA
Bakoyannis: Nuk ekziston asnjë dallim mes shqiptarëve dhe grekëve

Kostas Bakoyannis, i cili prej vitit 2019 drejton Bashkinë e Athinës, thotë se shqiptarët në Greqi janë tashmë një komunitet plotësisht i integruar dhe i quan ?athinas?. Këtë deklaratë, Bakoyannis e bëri gjatë një interviste për Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu.

?E keni fjalën për athinasit. Athinas të vërtetë. Aq sa jam unë athinas janë dhe ata. Fëmijët e tyre janë rritur me fëmijët tanë, ata shkojnë në shkollë me fëmijët tanë, kanë hyrë në ushtrinë me fëmijët tanë dhe punojnë së bashku. Nuk ka më dallime?, deklaroi politikani 43-vjeçar.

Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes. Por tashmë që është pjesë e pushtetit lokal ai thotë se ka për detyrë që të gjejë zgjidhje reale për problemet reale.

?Mendoj se është një brez i ri në Greqi. Greqia, pas krizës së gjatë ekonomike, është kthyer me një sens të ri optimizmi dhe vetëbesimi. Ndaj, po. Mendoj se mund të shpresojmë për një të ardhme më të ndritur?, shprehet z. Bakoyannis.

Kryebashkiaku i Athinës thotë se sheh ngjashmëri mes tij dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe u shpreh i befasuar nga puna në kryeqytet.

?Jam krenar që ai është miku im dhe se jam i befasuar nga puna e mirë që ka bërë, por mendoj se ajo që kemi të përbashkët është entuziazmi, dashuria për çfarë bëjmë. Nuk është vetëm puna, por njerëzit në vetvete?, deklaroi ai.

Kostas Bakoyannis është nip i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, djalë i ish-ministres së Jashtme Theodora Bakoyannis dhe politikanit liberal Pavlos Bakoyannis. Ai e nisi politikën në vitin 2010 kur zyrtarizoi kandidaturën si i pavarur për kryebashkiak të Karpeneshit (Karpenísi)./ Euronews Albania

Lajmet e fundit nga