Connect with Us

80 vite më parë, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik

Bota

80 vite më parë, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik

Publikuar

-

“Sipërmarrja Barbarossa” – nën këtë emërtim Rajhu Gjerman sulmoi Bashkimin Sovjetik (BRSS). Me ofensivën – luftë blic të Adolf Hitlerit në Lindje nisi faza më e përgjakshme e Luftës së Dytë Botërore.

Muaj të tërë diktatori nacionalsocialist Adolf Hitler dhe gjeneralët e tij punuan për këtë moment. Të dielën, më 22 qershor 1941, erdhi çasti: Në orën 3:15 Vermahti sulmoi Bashkimin Sovjetik. Pa e marrë parasysh Paktin Hitler-Stalin për mossulmim.

Mbi tre milionë e gjysmë gjermanë dhe ushtarë aleatë të mbështetur nga artileria, aviacioni ushtarak dhe tanket, godasin – shpejt, në masë dhe pamëshirë. Aviacioni ushtarak bombardon avionët sovjetikë kur këta ishin në tokë. Linja e frontit shtrihet mes Detit Baltik dhe Detit të Zi në një gjatësi prej më shumë se 1600 km. Ky është fronti më i gjatë në histori.

Sulmi i gjen të papërgatitur ushtarët e Ushtrisë së Kuqe. „Ata dolën me pizhama jashtë kazermave dhe nisën të qëllojnë, u kapën krejt në befasi”, kujton ish-ushtari i Verhmahtit Gerhard Goertz në një video të portalit Online të Dëshmitarëve Okularë nga muzeu „Shtëpia e Historisë (Haus der Geschichte)” në Bon. Paralajmërimet shteti sovjetik dhe kryetari i partisë, Josef Stalin nuk i kishte marrë parasysh. Ai nuk besonte, që Hitleri do të guxonte ta sulmonte këtë perandori gjigande duke neglizhuar kësisoj mobilizimin në kohën e duhur.

Propaganda gjermane e quan sulmin si një goditje parandaluese ndaj agresionit të pritshëm ushtarak të bolshevikëve. Në të vërtetë Hitleri zhvilloi një kryqëzatë të paskrupullt pushtimi, Diktatori ëndërron për „hapësirë të re jetese” në Lindje për gjermanët. Ai ëndërron për një perandori të madhe gjermane nga Atlantiku deri në Urale.

Bildkombo Hitler und Stalin

Lufta e Hitlerit si kryqëzatë

Luftën Hitleri e konsideron si luftë mbijetese të botëkuptimeve dhe racave, kryqëzatë kundër Bashkimit Sovjetik, kryqëzatë kundër „hebraizmit” dhe komunizmit. Përkatësisht ofensiva zhvillohet nën emërtimin “Sipërmarrja Barbarossa”. Një aludim ndaj perandorit Friedrich I.(1122-1190 pas Krishtit), i quajtur Barbarossa (Mjekërrkuq). Ai pati udhëhequr në një kryqëzatë perandorinë romano-gjermane.

Kryqëzata e Hitlerit u demaskua si një krim ushtarak në masë. Të karakterizuar prej shpëlarjes së trurit me ideologjinë e „gjakut dhe tokës”, shumë ushtarë besonin, se si „arianë të racës superiore” ata ishin në epërsi kundrejt popujve sllavë. “Eprorët tanë vazhdimisht na thonin, rusët nuk janë njerëz, ata janë të paarsimuar”, thotë ish-ushtari i Verhmahtit, Herbert Baier.

“Lufta e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik ishte një luftë asgjësuese, sepse ai synonte përtej objektivit ushtarak asgjësimin e planifikuar ideologjik të një shteti të tërë bashkë me popullsinë e tij,” gjykon historiani Chris Helmecke nga Qendra për Shkencat Sociale të Bundesvehrit në Pocdam. “Në përmasat e gjera kriminale lufta gjermano-sovjetike është unike në histori.”

Robërit e luftës si punëtorë me detyrim

5,6 milionë ushtarë sovjetikë ranë rob të gjermanëve dhe u shfrytëzuan si punëtorë me detyrim. 3,3 milionë prej tyre gjetën vdekjen prej stërmundimit. Njësitë SS të mbështetura nga Verhmahti përndiqnin në territoret e pushtuara popullsinë hebreje.

Hebrejtë janë nxjerrë prej shtëpive „dhe atyre u duhej të merrnin me vete lopatën për të hapur vet varrin e tyre”, tregon dëshmitari i kohës dhe ish-ushtari, Willi Hein në një video të ekspozuar në muzeun „Shtëpia e Historisë. “Më pas ata vranë xhandarmërinë.” Po ashtu doli dekreti i ashtuquajtur „Urdhëri komisar”. Ky dekret përcakton, që komisarët politik të Ushtrisë së Kuqe pasi të kapen rob të ekzekutohen.

Zweiter Weltkrieg Hitler-Deutschland überfällt die Sowjetunion

Fillimisht tek pushtuesit gjermanë mbizotëro besimi në fitore. Vehrmahti pushton Ukrainën dhe zonën e Baltikut. Besohet, se së shpejti do të merret edhe Moska. Por nuk arrihet që të shkatërrohet në thelb Ushtria e Kuqe, aq sa ajo të mos ishte në gjendje të bënte më rezistencë. Shpërthen kësisoj një luftë e ashpër e përgjakshme disa vjeçare. Për dimrin e acartë me temperatura deri në minus 50 gradë Vehrmahti është i papërgatitur.

LEXO EDHE:  Shtohet presioni ndërkombëtar kundër Turqisë

Pa strategji për një luftë disa vjeçare

Hitleri e pati nënvleftësuar jashtë mase kundërshtarin, konkludon historiani Chris Helmecke. “Faktikisht ushtarët e Ushtrisë së Kuqe luftonin me qëndresë dhe zell të fortë. Komandantët e saj mësonin vazhdimisht. Vehrmahti ishte nisur nga premisa, se „me një luftë të madhe blic me beteja rrethimi afër kufijve do të mund ta mposhtte Bashkimin Sovjetik. Por nuk pati plane të tjera për një opcion të dështimit të këtij koncepti”. Gjithashtu ekonomia gjermane nuk ishte e orientuar për një luftë afatgjatë, shpjegon Helmecke. “Thjesht mungonin burimet.”

Më së voni me humbjen e betejës së Stalingradit më 2 shkurt 1943 planet pushtuese të Hitlerit dështojnë. Rajhu Gjerman kishte ndërmarrë më shumë nga sa i mbante kurrizi duke hapur luftë në fronte kundër aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Dështimi i sipërmarrjes Barbarossa konsiderohet si pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore (1 shtator 1939 – 8 maj 1945). “Nga këndvështrimi i sotëm mund të thuash, që lufta në aspektin strategjik qe e humbur qysh në vitin 1941”, nënvizon historiani Helmecke.

Russland Zweiter Weltkrieg Schlacht um Stalingrad | Deutsche SoldatenBeteja e Stalingradit

Bashkimi Sovjetik pagoi një çmim të tmerrshëm për „luftën e madhe për atdheun”: Me 27 milionë të vrarë, prej tyre 14 milionë civilë, duke pasur kështu numrin më të madh të viktimave ndër të gjitha vendet e përfshira në Luftën e Dytë Botërore.

Pasojat e kësaj lufte në Europën Qendrore dhe Lindore ndihen ende sot. Që nga ndryshimet e kufijve e deri tek mënyra e përkujtimit të së shkuarës. “Lufta në shtete post-sovjetike, jo vetëm ato të Federatës Ruse, por edhe shteteve të tjera, mbetet e gjallë”, thotë për DW drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman Jörg Morré. „Të gjitha gjurmët – të vdekurit, të traumatizuarit, të plagosurit, të zhvendosurit. Të gjitha këto përmbajnë histori familjesh dhe tashmë po mbërrijnë në brezin e tretë, të katërt e të pestë.”

E kaluara e përgjakshme luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale me shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik – kryesisht sa i përket nivelit politik. Nga ana qeveritare thuhet, se „ne nuk mund ta harrojmë këtë”, thotë drejtori i Muzeut Ruso-Gjerman. E po ashtu ngrihen pretendime të llojit politik. “Por kjo është më shumë një formë e shfrytëzimit të historisë në dobi të interesave aktuale politike.”

Sipas mendimit të Morrés pavarësisht vuajtjeve të paimagjinueshme, pajtimi duhet të jetë pa kushte./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  SHBA-së i duhet një plan më i mirë për të frenuar Iranin

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Sulmi i Edi Ramës nga Korça/Vjen reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  SHBA-së i duhet një plan më i mirë për të frenuar Iranin

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Sulmi i Edi Ramës nga Korça/Vjen reagimi i menjëhershëm i Partisë Demokratike

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

LEXO EDHE:  Bilanc tragjik nga Barcelona/Vijon paniku me pengmarrje në restorant (Video)

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

LEXO EDHE:  Sulmohet ambasada amerikane/ Panik në kryeqytet

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE