Connect with Us

5 vjet nga Brexit, ekspertët: Pasojat do të jenë afatgjata

Bota

5 vjet nga Brexit, ekspertët: Pasojat do të jenë afatgjata

Publikuar

-

Kur kanë kaluar 5 vjet nga vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur BE-në, çështja e Brexit vazhdon të kumbojë.

Slogani i Boris Johnson, “Çojeni Brexit në fund”, bëri që ai të zgjidhej kryeministër i Britanisë dhe qytetarët britanikë dolën nga Unioni në janar të 2020-s.

Por a është realizuar Brexit?

“Brexit mund të jetë realizuar, por pasojat e tij do të na mbajnë të zënë për vitet, në mos dekadat e ardhshme”, tha David McAllister, euro-deputet gjerman.

Një nga arsyet për këtë parashikim është protokolli i Irlandës së Veriut, pjesë e akordit të Brexit, që e mban vendin në tregun e përbashkët të bllokut.

Kjo do të thotë kontroll të produkteve që hyjnë në vend nga Britania.

Por një marrëveshje mirëkuptimi u arrit për të ndihmuar tranzicionin e tregjeve nga fillimi i këtij viti.

Por diçka e zemëroi BE-në, vendimi personal i Mbretërisë për të zgjatur këtë periudhë deri në tetor. Dhe aktualisht, çështja është ende e pazgjidhur.

“Ne i kuptojmë vështirësitë në Irlandën e Veriut. Ne jemi gati të tregohemi fleksibël, por nëse pala britanike vijon me masa të njëanshme pa i diskutuar ato me Komisionin Evropian dhe me Republikën e Irlandës, atëherë do të ketë një përgjigje të fortë dhe të shpejtë nga Bashkimi Evropian”, tha McAllister.

Largimi nga BE do të thotë gjithashtu më shumë kontrolle dhe dokumente për mallrat që hyjnë në kontinent.

Si pasojë e kësaj, tregtia mes Britanisë dhe Evropës ka vuajtur. Dhe siç thotë një tjetër euro-deputet gjerman, dëmi është më i ulët për BE-në.

“Shifrat e import-eksportit janë të qarta. Dëmi financiar po ashtu. Edhe shërbimet financiare, interesi kryesor ekonomik në Britani, është dëmtuar. Ndaj mendoj se është e qartë se ku janë dëmet më të mëdha”, tha Bernd Lange.

LEXO EDHE:  Kriza greke, jo vetëm problem i Greqisë

Edhe të drejtat e qytetarëve evropianë janë prekur. Teksa liria e lëvizjes nga të dyja palët ka marrë fund, gjithnjë e më shumë njerëz po refuzohen ose arrestohen sapo mbërrijnë në Britani. Është një çështje të cilën Brukseli duhet ta zgjidhë.

“Të mos krijojmë barriera. Le ta bëjmë marrëdhënien funksionale. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë dhe biznesin, por edhe për njerëzit që jetojnë në dy anët e Kanalit, njerëz me familje që shpresojmë se do të mund të jetojnë sa më mirë, pavarësisht vendimit politik”, u shpreh McAllister.

Shumë vetë në Britani do festojnë Brexit këtë javë, por në anën tjetër të Kanalit përgjigjja do të jetë më e heshtur./euronews 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  A mund të shpëtojmë nga Covid-19 edhe pa një vaksinë?

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Ju duket sikur ju thërret dikush? Janë mesazhe paranormale

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Kriza greke, jo vetëm problem i Greqisë

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Publikuar

-

Nga

Vërshimet si pasojë e reshjeve/ Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

LEXO EDHE:  Kriza greke, jo vetëm problem i Greqisë

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

LEXO EDHE:  Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi./rel

LEXO TE PLOTE