Connect with Us

30 vite nga vizita e ish sekretarit amerikan Baker në Tiranë/ Yuri Kim: “Ne jemi me ju”

Aktualitet

30 vite nga vizita e ish sekretarit amerikan Baker në Tiranë/ Yuri Kim: “Ne jemi me ju”

Publikuar

-

30 vite nga vizita e ish sekretarit amerikan Baker në Tiranë/ Yuri Kim: “Ne jemi me ju”

Si sot, 30 vite më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker vizitoi Shqipërinë.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka përkujtuar këtë ditë duke cituar disa rreshta të fjalimit të Baker kur vizitoi 30 vite më parë Shqipërinë.

Baker tregoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë duke u shprehur: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.”

🇦🇱 | SI SOT NË HISTORI | Sot, ne përkujtojmë 30 vjetorin e zyrtarit të parë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të Izolimit. Më 22 qershor 1991, qindra mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin kryesor të Tiranës duke brohoritur “SHBA! SHBA”!

Sekretari i Shtetit James A. Baker III iu drejtua turmës së entuziazmuar, duke ju thënë njerëzve, “Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni.

Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj… Mirësevini në shoqërinë e burrave dhe grave të lirë kudo, ashtu siç Krijuesi ynë donte që ne të ishim. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”. Sot, 30 vjet më vonë, Shqipëria është akoma me Shtetet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara janë ende me Shqipërinë, krah për krah!”, shprehet Yuri Kim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I shkarkuar nga Kuvendi/ Meta hakmerret, nis turin e kthimit të ligjeve

Publikuar

-

Nga

Meta ngre shqetësimin e zbrazjes së Shqipërisë/ ‘Një fatkeqësi kombëtare! Të merren masa sa nuk është vonë’

Brenda dy ditësh, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer dy ligje pas në Kuvend.  Dje, ktheu ligjin për të huajt dhe sot njofton se ka kthyer Ligjin për buxhetin.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, kthimin në Kuvend të ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim.

Sipas Metës, akti normativ miratuar me ligjin nr. 86/2021, në nenet 1 dhe 2 të tij, bien ndesh me parimet e ligjit themeltar të shtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

Ky ndryshim i ligjit bazë, sipas arsyetimit të nismëtarëve, është sjellë si domosdoshmëri me qëllim adresimin e çështjes:

–  së ofrimit të fleksibilitetit të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, si dhe

– të ofrimit të kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.

 Por në realitet, Akti Normativ i miratuar nuk influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm çështjet e synuara nga Qeveria. Përkundrazi, kjo vendimmarrje ka një fushë veprimi dhe ndikimi më të gjerë për arsye se:

 Së pari, nëpërmjet ndryshimeve të miratura në Aktin Normativ nuk preken vetem parimet qe lidhen me qëndrueshmërinë e borxhit, si dhe të kufirit të defiçitit buxhetor, por nuk arrihen të zbatohen të gjitha parimet e parashikuara në nenin 4/1 të Ligjit Organik te Buxhetit (LOB), pikërisht të përdorimit të të ardhurave nga privatizimi për uljen e borxhit publik, si dhe parimin e displinimit të ndryshimit të ligjeve fiskale.

 Së dyti, ndryshimet e miratuara do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik, dhe të mos respektimit të disiplinës financiare për administrimin fiskal si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

 Duke patur në konsideratë edhe raportet zyrtare të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat operojnë, asistojnë dhe monitorojnë vendimmarrjet ekonomike si, FMN e Banka Botërore, lidhur me masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria me qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit nga pasojat e tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe të Covid-19, vendi ynë kuotohet pikërisht në vendet e fundit, me një nivel shumë më të ulët të mbështetjes fiskale krahasuar me vendet e rajonit.

 Qëndrimi i Presidentit të Republikës për vendimmarrje më cilësore dhe rialokimet e fondeve me qëllim krijimin dhe përballimin e pasojave ekonomike të prodhuara nga fatkeqësitë natyrore kanë qenë të adresuara në mënyrë të përsëritur si në adresë të Qeverisë, por edhe Kuvendit.

 Lidhur me argumentin se ndryshimet e miratuara me Aktin Normativ ofrojnë  fleksibilitet të domosdoshëm të manovrimit të buxhetit të shtetit si instrument kryesor stabilizues dhe nxitës të rritjes ekonomike, në realitet, Akti Normativ nëpërmjet ndryshimeve të miratuara, sjell efektin e drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve publike kryesisht nëpërmjet rritjes së investimeve si “stimul për nxitjen ekonomike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LEXO EDHE:  Facts and propaganda/ Mrs. US Ambassador, SPAK is the “Naked King”

LEXO EDHE:  “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”/ Murrizi ironizon keq Bashën pas kërkesës së Yuri Kim

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 01 korrik 2021, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 86/2021 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 22.6.2021, i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Greva e transportit publik/ Reagon Bashkia e Shkodrës

Publikuar

-

Nga

Bashkia Shkodër është njoftuar përmes mediave lidhur me ndalimin e punës nga ana e operatorit i cili është licensuar për ofrimin e transportit urban në Shkodër.

Bashkia Shkodêr, bazuar në legjislacionin shqiptar ka hapur në vitin 2018 konkurrimin publik për të gjithë operatorët e interesuar, të cilët kanë aplikuar për sherbimin urban në qytet.

Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk ka aplikuar sipas kritereve dhe kushteve të konkurrimit, ku disa nga ato kanë qenë itinerari, standarti i mjeteve që duhet të përdorin dhe tarifa e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak.

Meqenëse firma ka aplikuar brenda kritereve duke pranuar itinerarin, ndalesat, kushtet teknike të mjeteve dhe tarifën e miratuar, Bashkia Shkodër ka vijuar me dhënien e licencës përkatëse për një periudhë 5 vjeçare.

Bashkia e Shkodrës kërkon nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk respektimin e kontratës, respektimin e licencës në bazë të ligjit. Në asnjë rast Bashkia Shkodër nuk mund të veprojë kundër ligjit.

Në kushtet kur ka një licencë me kritere të mirëpërcaktuara, Bashkia Shkodër dhe operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk janë të detyruar dhe kanë përgjegjësinë të zbatojnë kontratën.

LEXO EDHE:  “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”/ Murrizi ironizon keq Bashën pas kërkesës së Yuri Kim

Lidhur me kërkesat e paraqitura nga operatori Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk Bashkia Shkodër do të përcjellë dikasterit përkatës kërkesën për të vlerësuar rishikimin e normativave ligjore për subvencionin për grupet në nevojë, të cilat deri tani nuk janë të parashikuara me ligj .

LEXO EDHE:  Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ/ Të ngrihet sistem drejtësie i paanshëm

Kjo do të shërbente për të rritur shërbimin për njerëzit në nevojë, duke ndihmuar kësisoj qeverisjen vendore por edhe operatorin Shoqëria “Ergys 2010MS” shpk.

Kujtojmë se subvencioni për grupet në nevojë nuk është miratuar me ligj, edhe pse Bashkia Shkodër ka bërë disa kerkesa të tilla gjatë gjithë këtyre viteve.

Deri më sot Bashkia Shkodër në bazë të ligjit, ka dhënë  subvencion për studentët, të cilët mund të aplikojnë për marrjen e subvencionit të biletës për transportin urban qytetas në Shkodër.

Bashkia Shkodër do të vazhdojë të zbatojë ligjet dhe kësisoj kërkon të bëhet nga të gjithë kjo gjë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile/ Nisen drejt Shqipërisë dy helikopterë nga Çekia dhe Holanda

Publikuar

-

Nga

BE ka aktivizuar mekanizmi  e mbrojtjes civile, për shkak të zjarreve që kanë pushtuar disa vende, ndër to edhe Shqipërinë.

Drejt Shqipërisë do të vijnë dy helikopterë që do të ndihmojnë në operacionet për shuarjen e fdlakëve, njëri do të jetë nga Çekia dhe një tjetër nga Holanda.

Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.

2 aeroplanë zjarrfikës nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot. 2 avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Facts and propaganda/ Mrs. US Ambassador, SPAK is the “Naked King”

LEXO EDHE:  Qeveri fashiste e mbështetur nga Sorosi/ Lu-Vlahutin pjesë e bandës së Ramës

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE