Connect with Us

Zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të Nju Jorkut

Bota

Zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të Nju Jorkut

Publikuar

-

Zgjedhjet paraprake për kryebashkiak të Nju Jorkut

Të martën, votuesit do të votojnë në zgjedhjet paraprake për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Nju Jorkut. Disa ekspertë e quajnë qytetin më të madh të vendit dhe kryeqytetin e tij financiar një sinjalizues të garave politike në vend, megjithë prirjen e fortë liberale të tij. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi sjellë hollësitë.

Në një debat të fundit midis tetë pretendentëve kryesorë demokratë për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut, kandidatët kryesorë Andrew Yang dhe presidenti i zonës së Bruklinit Eric Adams sulmuan ashpër njëri-tjetrin.

“Ne të gjithë e dimë që ju jeni hetuar për korrupsion kudo që keni shkuar, në çdo qytet, shtet, madje edhe Departamenti i Drejtësisë gjatë mandatit të Barack Obamës ka bërë hetim ndaj teje. Ju keni arritur treshen e rrallë të hetimeve të korrupsionit”, tha kandidati Andrew Yang.

Rivali i tij Adams mohoi akuzat dhe vuri në dyshim angazhimin e zotit Yang ndaj Nju Jorkut.

“Ju nuk votoni fare në zgjedhjet komunale. Thjesht nuk e di se si jeni bërë kandidat për kryebashkiak, duke marrë parasysh historinë tuaj? Si do ta qeverisni një qytet të larmishëm si ky? Thjesht nuk mund ta kuptoj”, tha kandidati Eric Adams.

Jashtë sallës së debatit dhe larg grindjeve politike, banorët e Nju Jorkut folën me Zërin e Amerikës për çështjet që janë të rëndësishme për ta.

“Situata e mbeturinave. Në qytet nuk ka mbledhje të rregullt të mbeturinave nga bashkia”, thotë votuesja Iman Abdulfattah.

“Reforma në polici. Unë njoh shumë moshatarë që mbështesin shpërbërjen e policisë. Jo shumë kandidatë janë në favor të kësaj”, thotë votuesja Rebecca Victor.

“Drejtësi ekonomike do të thotë t’u japësh shans njerëzve të varfër”, thotë votuesi Bill Whitaker.

“Padyshim që arsimi është përparësi për mua si mësues dhe prind”, thotë Chad Cinquegrana.

LEXO EDHE:  Paralajmërim i frikshëm nga SHB/ Pritet rritje tronditëse e numrit të vdekjeve nga Covid-19

“Më intereson cilësia e jetës në Nju Jork, dhe kjo përfshin eliminimin e zhurmës së panevojshme”, thotë votuesja Carol Robbins.

Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, David Elcott thotë se kjo garë nuk ka të bëjë me një çështje të vetme. Por me një luftë për pushtet midis demokratëve tradicionalë dhe progresistëve që duan një ritëm më të shpejtë ndryshimi.

“Ne nuk kemi shqyrtuar shumë anën e demokratëve, ku kemi një shqetësim të barabartë midis atyre që përpiqen të mbështesin institucionet, të ndryshojnë institucionet dhe atyre me një qajse më radikale që thonë se ka probleme strukturore, korrupsion dhe sistemi është i njollosur dhe duhet të rrëzohet”, thotë ai.

Në këtë cikël zgjedhor, qytetit i Nju Jorkut po përdor atë që quhet votim me zgjedhje të renditur. Në vend që të zgjedhin një kandidat, votuesit mund të radhisin kandidatët e tyre të preferuar. Profesorja e Universitetit të Kolumbias, Ester Fuchs thotë se kjo ndryshon gjithçka në lidhje me këto zgjedhje.

“Askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e kësaj gare. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë se kush do të fitojë dhe sondazhet nuk kanë qenë shumë efektive për të përcaktuar fituesin. Megjithatë, ato kanë treguar se kush mund të jenë pesë kandidatët kryesorë”, thotë ajo.

Qyteti i Nju Jorkut konsiderohet si një bastion i liberalëve, por profesorja Fuchs thotë se çështjet që kanë rëndësi këtu janë të rëndësishme për çdo qytet në Shtetet e Bashkuara. Nga ky këndvështrim, thotë ajo, mënyra se si votojnë banorët e Nju Jorkut për çështjet si siguria dhe reforma në polici mund të jetë një sinjal për mënyrën se si do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin. Pas zgjedhjeve paraprake të së martës, zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në nëntor./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debat mbi mbajtjen e maskës dhe vaksinimin e detyrueshëm

Publikuar

-

Nga

Duke marrë parasysh përhapjen e rasteve të variantit delta të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët po vendosin rregulla të reja për mbajtjen e maskës, madje disa punëdhënës dhe pronarë restorantesh kanë filluar të kërkojnë dëshmi të vaksinimit nga klientët e tyre.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të rasteve të Covid-19, për shkak të variantit të tij më ngjitës delta. Në dy spitale në San Francisko janë infektuar më shumë se 200 punonjës. Sipas gazetës The New York Times, shumica e tyre ishin plotësisht të vaksinuar. Gjatë fundjavës, Florida theu rekordin e saj një-ditor për nga numri i rasteve të reja, duke shënuar mbi 21,000 infeksione.

“Në fakt, ne po ndeshemi në një sfidë shumë serioze të shëndetit publik, me një virus që ka një aftësi të jashtëzakonshme të përhapet shpejt nga një person tek tjetri”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci.

Duke marrë parasysh se 100 milionë amerikanë nuk kanë bërë vaksinën, zyrtarët po përpiqen të marrin masa të reja. Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden njoftoi se punonjësit federalë duhet të vaksinohen, ose do të përballen me testime të detyrueshme, një veprim që disa sindikata të punonjësve e kritikuan, duke e konsideruar një shkelje të të drejtave të punëtorëve nga qeveria.

Ndërkohë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që të gjithë, madje edhe të vaksinuarit, të mbajnë maskën në ambientet e brendshme, ku mundësitë e transmetimit të virusit janë të larta. Mjeku i Dhomës së Përfaqësuesve e ka bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës për të gjithë personelin e Kongresit. Disa ligjvënës e kritikuan rregullin e ri, i cili nuk prek Senatin.

LEXO EDHE:  SHBA zgjedhje përgjithësisht pa incidente/ Karolina e Veriut zgjat votimin 45 minuta

“CDC-ja është bërë një krah politik i administratës dhe dëshiron të kontrollojë çdo aspekt të jetës sonë”, tha udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

LEXO EDHE:  Një mesazh politik nga takimi Yuri Kim-Lulzim Basha

Rekomandimet e reja të shëndetit publik mund të shkelin lirinë personale të njerëzve, thotë Dr. Fauci, por edhe moszbatimi i tyre mund të jetë shkelje e të drejtave të individëve.

“Nëse infektoheni, edhe nëse nuk shfaqni simptoma, ju mund të infektoni një person tjetër që mund të jetë i pambrojtur dhe mund të sëmuret rëndë. Pra, në thelb, ju po shkelni të drejtat e tyre individuale sepse po i rrezikoni ata”, thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësinë.

Ndryshimi i rregullave mund të ketë një efekt pozitiv. Sipas njoftimeve të rrjetit CNN, ritmi i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara u rrit 21% javën e kaluar krahasuar me tre javët e mëparshme. Rritja e nivelit vaksinimit është edhe më e lartë në disa shtete jugore, të cilat kanë nivelet më të ulëta të vaksinimit në vend./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Publikuar

-

Nga

Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç.

Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryeministri i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por ka dhe ekspertë të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Vaksinimi në vetvete nuk është aq i rrezikshëm sa disa kanë frikë.” Në këtë drejtim, ai mendon se është mirë “që ne po bëjmë një gamë kaq të gjerë ofertash”, tha kryetari i konferencës së kryeministrave, lidhur me planet e ministrave të Shëndetësisë të landeve, të cilët do të diskutojnë vaksinimet për fëmijë.

Kryetari i konferencës së ministrave të shëndetësisë, bavarezi Klaus Holetschek (CSU), nuk sheh asnjë kundërshtim në planifikimin e politikës me pozicionin e Stikos. Sipas tij, kjo hapë mundësinë e vaksinimeve pas këshillave me mjekët dhe vlerësimit individual të rrezikut. “Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër,” tha Holetschek. Politikanët po përdorin derën që ka hapur Stiko. Politikani i CSU-së tha se vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për askend, është vetëm një ofertë.

LEXO EDHE:  Paralajmërim i frikshëm nga SHB/ Pritet rritje tronditëse e numrit të vdekjeve nga Covid-19

LEXO EDHE:  SHBA zgjedhje përgjithësisht pa incidente/ Karolina e Veriut zgjat votimin 45 minuta

“Bild am Sonntag” njofton se ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn është i mendimit se duhet të zbatohet oferta e diskutueshme e vaksinimit për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga ministria për konsultimet e ministrave të landeve. Sipas gazetës, duhet krijuar mundësia që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç të vaksinohen kundër virusit Corona në qendrat e vaksinimit dhe tek mjekët familjarë apo të sipërmarrjeve.

Shefi i Stiko-s Mertens mbronë pozicionet e ekspertëve

“Ne nuk mund të bëjmë një rekomandim për vaksinim të përgjithshëm përderisa nuk kemi të dhënat dhe sigurinë e nevojshme në këtë drejtim”, thotë kryetari i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens. Ai pranon se kolegët e tij gjenden nën presion publik për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo nuk ka ndikim. “Mund të ndodhë që ne të ndryshojmë rekomandimin tonë, por sigurisht jo për shkak të politikanëve dhe presioneve publike”, thotë Mertens.

Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD Karl Lauterbach thotë se në studimet e fundit është nënvizuar se infektimet me variantin Delta janë shumë më të shpejta dhe më të rrezikshme sesa vaksinimi i fëmijëve. Një prej qëllimeve kryesore të politikanëve është krijimi i imunitetit dhe tek fëmijët, në mënyrë që në shtator të mund të hapen shkollat dhe më pas fakultetet me prezencë fizike. Indicenca e infektimeve është rritur kohët e fundit në Gjermani në rreth 17,5 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat e landeve u pajtuan se të moshuarit që janë në rrezik nga infektimi do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës.

Zyrtarët e morën vendimin në bazë të informacioneve për një “rënie të shpejtë të përgjigjes imunitare ndaj sëmundjes” te disa grupe njerëzish.

Ministria tha se ekipet e vaksinimit duhet të dërgohen në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve për të ofruar dozë përforcuese Pfizer/BioNTech ose Moderna, pavarësisht se me cilën vaksinë janë imunizuar fillimisht banorët e këtyre qendrave.

Mjekëve gjithashtu do t’iu lejohet të injektojnë një dozë përforcuese për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

LEXO EDHE:  PD nis votimin e kandidatëve në Lushnje e Divjakë/ Listat me emrat e propozuar

Një dozë përforcuese do t’i ofrohet gjithashtu kujtdo që ka marrë vaksinat me dy doza AstraZeneca ose një dozë të vetme Johnson & Johnson, thuhet në dokumentin e lëshuar nga ministria.

LEXO EDHE:  PPE rezolutë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Zyrtarët e lartë të Shëndetësisë në Gjermani ranë dakord të hënën për të inkurajuar vaksinimin midis adoleshentëve nga 12-17 vjeç.

Ministrat theksuan se imunizimi është vullnetar, por thanë se vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të “kontribuojë ndjeshëm në një kthim të sigurt në shkolla pas pushimeve verore”.

Edhe pse në krahasim me vendet fqinje, Gjermania aktualisht po shënon nivele relativisht të ulëta të rasteve të reja me COVID-19, numri është rritur shumë javët e fundit kryesisht për shkak të variantit më ngjitës Delta./Rel

LEXO TE PLOTE