Connect with Us

Zgjedhjet në Armeni, Pashinian shpall fitoren, opozita kundërshton

Bota

Zgjedhjet në Armeni, Pashinian shpall fitoren, opozita kundërshton

Publikuar

-

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, pretendon se ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Armenisë.

Rezultatet paraprake e nxorën fituese partinë e tij, por koalicioni kryesor i opozitës hodhi poshtë rezultatin me pretendimet se kishte mashtrime në zgjedhje.

Bazuar në rezultatin paraprak të zgjedhjeve që u mbajtën më 20 qershor, partia e Pashinianit “Kontrata Qytetare” fitoi 53.9 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Armenisë e ish-presidentit, Robert Kocharian, mori 21 përqind.

“Populli i Armenisë i dha partisë sonë një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua si kryeministër”, tha Pashinian në orët e para të 21 qershorit.

“Ne tashmë do të kemi një shumicë bindëse në parlament”, shtoi ai.

Ai ftoi mbështetësit e tij që të dalin në sheshin e Jerevanit.

Pak më vonë, aleanca e Kocharian tha se nuk do të njihte rezultatet, derisa të adresoheshin parregullsitë e pretenduara të procesit të votimit.

“Qindra të dhëna nga qendrat e votimit dëshmojnë për falsifikime të organizuara dhe të planifikuara”, tha blloku opozitar në një deklaratë.

Sondazhet e opinioneve para zgjedhjeve treguan se gara ishte e ngushtë midis partisë së Pashinianit dhe aleancës së sapo krijuar të Kocharian. Secila palë kishte rreth 24 për qind mbështetje të qytetarëve.

Qytetarë me të drejtë votë ishin 2.6 milionë ndërsa në zgjedhje morën pjesë 21 parti dhe katër koalicione.

Partive u duhet 7 për qind për të hyrë në parlament. Megjithatë, sipas ligjit në Armeni, nëse vetëm dy parti fitojnë ulëse, një parti e tretë mund të hyjë në parlament, pavarësisht kuotës.

LEXO EDHE:  Flet ish-themeluesi i PD/Nuk ndodh ndonjë tragjedi, nëse ...!

Nëse mbesin këto rezultate paraprake atëherë partia e Pashinian do të ketë më shumë se 50 për qind të vendeve në parlament.

Zgjedhjet pasuan tensionet politike në këtë vend të nxitura nga humbja e forcave armene kundër Azerbajxhanit në luftën gjashtë javore të zhvilluar në vjeshtë të vitit 2020 mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Opozita organizoi protesta të vazhdueshme. Pashinianin ofroi dorëheqje për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Marrëveshja e brishtë e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u ndërmjetësua nga Moska. Ajo riktheu sovranitetin e Azerbajxhanit mbi një pjesë të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth që ishin kontrolluar nga forcat etnike armene që nga një luftë në fillim të viteve 1990.

Retorika e përdorur gjatë fushatës zgjedhore kishte ngritur shqetësimet për mundësinë e dhunës gjatë zgjedhjeve, sidomos nëse rezultati është i manipuluar ose i njëjti kundërshtohet nga ndonjëra palë.

Disa kandidatë dhe aktivistë të opozitës janë arrestuar gjatë fushatës nën akuzat për kanosje ose ryshfet.

Në prag të zgjedhjeve, presidenti, Armen Sarkisian, u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë paqësor, duke thënë se do të ishte e papranueshme që “të kalohen kufijt politik dhe moral dhe që situata të përshkallëzohet”.

Më vonë më 21 qershor vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të paraqesin një vlerësim të procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet ishin në tërësi të zhvilluara në përputhje me ligjet”, tha kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tigran Mukuchian./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara janë nisur “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë me koronavirus, teksa rritet numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar, ka thënë eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Fauci ka thënë se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e ri në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Ai ka thënë se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Delta mund të shtypet, por si?

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Situata me koronavirus në SHBA është duke u kthyer në “pandemi në mesin e të pavaksinuarve”, ka thënë Fauci për transmetuesin amerikan CNN, të dielën.

LEXO EDHE:  Beteja ligjore nis të hënën/ Reagon ashpër avokati i Trump: Kanë votuar persona të vdekur!

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

LEXO EDHE:  Përçarje në koalicionin opozitar?/ Mediu mesazh të fortë Bashës: Qytetarët duan të dinë çfarë ofron opozita

Shtetet e Bashkuara kanë qenë lidere në dhënie të vaksinave deri në muajin prill, kur ka nisur që të ulët shkalla e vaksinimit.

Banorët në rajonet jugore është thënë se janë më pak të vaksinuar.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610,000 viktima me koronavirus.

Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve, i është atribuuar variantit ngjitës të këtij virusi, Delta./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca miraton ligjin për pasaportën e vaksinave kundër Covid

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Francës ka votuar për t’i bërë pasaportat e vaksinave kundër koronavirusit, pjesë kryesore të jetës së përditshme, pas një dokordësimi midis ligjvënësve.

Miratimi i këtij vendimi erdhi një ditë pasi Franca u përfshi në protesta kundër masave anti-Covid-19, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi javën e kaluar që leja shëndetësore (pasaporta e vaksinave), apo një test negativ do të kërkohej në disa vende, si kinema apo klube nate.

Sipas Macron kjo është një masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë, në një situatë kur ka një shtim të rasteve për shkak të varianteve të reja të Covid.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielën në një aksident rrugor në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.

Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci. Mësohet se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Përse Basha bën sikur do hyjë në zgjedhje?

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Përse Basha bën sikur do hyjë në zgjedhje?

“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.

Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.

“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiç. “Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit./REL

LEXO TE PLOTE