Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kush janë deputetët e PS që do ulen në shtator në Kuvend

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kush janë deputetët e PS që do ulen në shtator në Kuvend

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kush janë deputetët e PS që do ulen në shtator në Kuvend

Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Partisë Socialiste mandatin e tretë qeverisës, me 74 mandate deputeti, ndërsa opozita nuk arriti dot të vinte në pushtet.

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj arritën të siguronin vetëm 59 mandate dhe 4 LSI, ndërsa PSD e Tom Doshit mori tre deputetë.

Por kush janë emrat që do të ulen në Kuvend në shtator?

Në qarkun e Beratit PS fitoi pesë deputetë. Ata të cilët do të përfaqësojnë vullnetin e popullit janë Hatixhe Konomi me 5798 vota, Bardhyl Kollçaku me 6396 vota, Fadil Nasufi me 4415 vota, Nasip Naço me 4683 vota dhe Blendi Klosi me 12.399 vota.

Në krahun e shumicës qeverisëse do të ulen edhe dy emra të tjerë të cilët arritën të siguronin mandatin e deputetit në qarkun e Dibrës. Lavdrim Krrashi me 3317 vota dhe Aurora Mara me 9367 vota do të jenë në legjislaturën e re të Kuvendit.

Në qarkun e Durrësit, PS arriti të siguronte objektivin e saj, 8 mandate deputeti.

Milva Ekonomi me 3739 vota, Alban Xhelili me 2148, Jurgis Çyrbja me 6583, Klodiana Spahiu me 2731 vota, Ilir Ndraxhi me 3556, Rrahman Rraja 7759 vota, Lefter Koka me 9609 vota dhe kryeministri Edi Rama me 15871 do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e ardhshëm.

Qarku i Elbasanit, i dha gjithashtu një rezultat mjaft të kënaqshëm socialistëve, duke “rrëmbyer” tetë mandate.

Emrat që do të ulen në Kuvend janë: Ministrja e Arsimit Evis Kushi renditej e para në listë dhe mori 4393 vota, pas saj vjen Klevis Xhoxhi 2536 vota, Besion Ajazi 5375 vota, Dasantila Tahiraj me 4240 vota, Saimir Hasalla me 11528 vota, Florenc Spaho me 2618 vota, Luan Duzha me 6879 vota dhe sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla me 21641 vota.

“Çfarë mashtrimi, turpi, e neverie!”/ Braçe demaskon bublikisht aktivisten e PD

Qarku i Fierit, një tjetër bastion i majtë, në zgjedhjet e 25 prillit i dha PS 9 mandate deputeti.

Erion Braçe renditej i pari në listë dhe arriti të siguronte 15622 vota, pas tij vinte zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi me 3233 vota, më pas vjen Lindita Buxheli me 5390 vota, Baftjar Zeqaj me 2726 vota dhe Antoneta Dhima me 4268 vota. Më pas lista vijon me deputetin Bujar Çela me 4319 vota, Ismet Beqiraj me 2391 dhe Tatiana Piro me 2270 vota. Mandatin e deputetit në qarkun e Fierit e fitoi edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në Kongresin e PS deklaroi dorëheqjen nga mandati dhe nga jeta politike pas tre dekadash. Mandatin e tij në këtë qark do e marrë Mirela Pitushi, e cila ka siguruar 3508 vota.

Objektivin e saj PS e arriti edhe në qarkun e Gjirokastrës, ku mori tre mandate. Në Kuvendin e ardhshëm, ky qark do ketë si përfaqësues Mirela Kumbaron me 2514 vota, Laert Duraj me 4122 vota dhe Bledar Çuçi 11891.

LEXO EDHE:  Rindërtohet shtëpia e kreut të PD në Farkë/ Rama e viziton: Sa më shumë na shani, aq më shumë na motivoni

Edhe qarku i Korçës i dha një rezultat mjaft pozitiv PS. Emrat që do të ulen në Kuvend legjislaturën e ardhsme do të jenë: Enslemvera Zake me 3080 vota, Blerina Gjylameti me 5447 vota, Ilirian Pendavinji me 6236 vota, Ilir Topi me 5046 vota, Olta Xhaçka me 4795 vota dhe drejtuesin politik të këtij qarku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin me 11479 vota.

Në qarkun e Kukësit PS mori vetëm një mandat. Qytetarët verior do i përfaqësojë Gerta Durakuk, e cila ishte e para në listë dhe arriti të merrte 5368 vota.

Në qarkun e Lezhës, socialistët morën tre mandate deputeti. Vullnetin e qytetarëve në Kuvendin e ardhshëm në shtator do e përfaqësojnë drejtuesja politike Lindita Nikolla e cila arriti të siguronte 5145 vota, Eduard Ndreca me 7250 dhe Shpresa Marnoj me 3171 vota.

Qarku i Shkodrës, i cili është cilësuar edhe si bastion i djathtë, i dha PS tre deputetë, ndërsa la jashtë Kuvendit ish ministrin e Shëndetësisë dhe drejtuesin politik Ilir Beqaj.

Qytetarët e qarkut Shkodër do të përfaqësohen në Kuvend nga Edona Bilali me 2711 vota, Paulin Sterkaj me 7335 dhe Benet Beci me 6131 vota.

Qarku i Vlorës, bastioni historik i së majtës, i dha PS tetë deputetë. Emrat e ardhshëm që do ulen në Kuvend janë: Pranvera Resulaj e cila arriti të siguronte 2919 vota, Anduel Tahiraj me 2542 vota, Vullnet Sinaj me 5759 vota, Anila Denaj me 6428 vota, Niko Kuri me 4409 vota, Ilir Metaj me 3683, Damian Gjiknuri me 6009.

Mandatin e deputetit e fitoi edhe kryeministri Edi Rama me 11.412 vota, por ditën e sotme ai deklaroi se do pranonte mandatin e Durrësit. Në këtë mënyrë, mandati i tij i kalon emrit tjetër në listë, Teuta Ramaj, e cila ka marrë 1738 vota.

Tirana, si qarku më i madh duket se vulosi fitoren e socialistëve, duke i “dhuruar” 18 mandate deputeti.

Përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e ardhshëm do të jenë: Inxhinierja Luljet Bozo, mjekja Najada Çomo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, do të jetë në legjislaturën e re që do të konstituohet në shtator.

Emrat e tjerë që do të përfaqësojë vullnetin e popullit janë: Arben Pëllumbi, Elisa Spiropali, ministrja e Infrastrukturës Beloinda Balluku, Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Ermonela Felaj dhe Xhemal Qefalia.

Klotilda Bushka, Alqi Bllako dhe Eduard Shalsi do të jenë emrat e radhës që do të hyjnë në Kuvend nga qarku i Tiranës, duke vijuar më pas me Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipin, të cilët arritën të siguronin mandat duke thyer hersin.

Këta janë 74 emrat e ardhshëm të legjislaturës së Kuvendit që do të përfaqësojnë qytetarët në mazhorancë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Pakti Rama-Basha largon Fatmir Xhafajn/Ku ishte ministri kur mësoi lajmin

LEXO EDHE:  "Materialet mjekësore i blemë me lekët tona"/ Rama tregon marrëveshjen me presidentin Erdogan

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  “Të sigurohen lista të pastra”/Ambasadorja e SHBA diskuton me shoqërinë civile për zgjedhjet e 25 prillit

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  Elementët teknologjikë që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Deputeti vë me shpatulla pas muri Ramën

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Elementët teknologjikë që do të përdoren në zgjedhjet e 25 prillit

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE